Health

Ja sa hapa të duhen për një shëndet më të mirë! (Spoiler: Jo 10,000)

Ja sa hapa të duhen për një shëndet më të
news.llu.edu

Të ecësh më shumë mund të ulë rrezikun për demencë, depresion dhe vdekje nga kanceri, si dhe të përmirësojë shëndetin e zemrës, sipas kërkimeve të fundit. Ka edhe një lajm të mirë: Mund të mos jetë e nevojshme të ecësh aq shumë sa mendohej më parë për të përfituar këto përfitime.

NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar) rekomandon një ecje të shpejtë prej 10 minutash çdo ditë. Shumë njerëz synojnë të ecin 10,000 hapa në ditë, por kanë vështirësi për ta arritur këtë objektiv, megjithatë, tani studiuesit kanë përllogaritur se edhe 7,000 hapa mund të jenë të mjaftueshme për të mbrojtur shëndetin.

Shkencëtarët analizuan të dhëna nga më shumë se 160,000 të rritur dhe zbuluan se ecja me 7,000 hapa në ditë lidhej me rrezik më të ulët për disa sëmundje serioze dhe për vdekshmërinë në përgjithësi.

Ndërkohë që studimet e mëparshme ishin përqendruar kryesisht te lidhja mes numrit të hapave dhe shëndetit të zemrës, apo normave të përgjithshme të vdekjes, ky rishikim sistematik, i publikuar në “The Lancet Public Health”, kërkoi të shqyrtonte më gjerësisht sesi shtimi i hapave në ditë ndikon edhe në shëndetin mendor dhe sëmundje të tjera.

Krahasuar me ata që ecnin vetëm 2,000 hapa në ditë, studiuesit zbuluan se ecja me 7,000 hapa në ditë lidhej me:

37% më pak rrezik për të vdekur nga kanceri
14% më pak rrezik për diabet tip 2
38% më pak rrezik për demencë
22% më pak rrezik për depresion
28% më pak rrezik për rënie (sidomos tek të moshuarit)

Gjithashtu, kishte 25% më pak rrezik për sëmundje kardiovaskulare dhe 47% më pak rrezik për vdekje të përgjithshme.

Edhe pse numri i hapave nuk mat intensitetin apo cilësinë e aktivitetit fizik, rezultatet theksojnë rëndësinë e qëndrimit aktiv. Studiuesit vunë re se ka një “kthim investimi” me çdo 1,000 hapa shtesë në ditë. Megjithëse rreziku vazhdon të ulet përtej 7,000 hapave.

Prof. Melody Ding, nga Universiteti i Sidneit dhe autore kryesore e studimit, tha se ata që ecin tashmë 10,000 hapa nuk kanë arsye të ndalojnë, por për ata që janë më pak aktivë, 7,000 hapa janë një objektiv më realist dhe gjithashtu i dobishëm.

“Ata që janë aktivë dhe ecin 10,000 hapa në ditë, vazhdoni kështu – nuk ka nevojë të ndryshoni asgjë. Por për ata që janë larg këtij objektivi, ecja me 7,000 hapa në ditë sjell përfitime pothuajse të ngjashme për shëndetin.”

Dr Daniel Bailey, nga Brunel University në Londër, tha se ky studim “hedh poshtë mitin” se duhet të ecësh patjetër 10,000 hapa në ditë për të qenë i/e shëndetshëm.

“Në jetën e vërtetë, njerëzit mund të përfitojnë nga rritje të vogla të aktivitetit fizik, si për shembull vetëm 1,000 hapa më shumë në ditë. Për përfitime të mira, mund të rekomandohen 5,000–7,000 hapa në ditë, çka është më e arritshme për shumë njerëz sesa objektivi jozyrtar i 10,000 hapave.”

Ndërsa June Davison, infermiere kardiake e Fondacionit Britanik të Zemrës, shtoi:

“E dimë që ecja e rregullt është një nga mënyrat më të lehta për të mbajtur një stil jetese të shëndetshëm dhe për të ulur rrezikun për sëmundje të zemrës”.

Ajo theksoi:

"Të rriturit duhet të synojnë të arrijnë 150 minuta aktivitet me intensitet të moderuar çdo javë, por e dimë që nuk është gjithmonë e lehtë të jesh aktiv. Edhe ecjet e shkurtra gjatë telefonatave apo 10 minuta ecje të shpejtë gjatë pushimit të drekës mund të ndihmojnë për të ulur rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës.”

Pra, edhe kur ora jote inteligjente tregon më pak se 10,000 hapa, mos e vrit mendjen! Ke ndikuar pozitivisht në shëndetin tënd. 

REELS

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether