Anabelizim

Letër nga një zemër që ende di të dojë

Letër nga një zemër që ende di të dojë
Foto: Indecent Proposal (1993)

(Ish) i dashuri im, K.

Ka dashuri që nuk mbarojnë kur njerëzit ndahen.
Ato mbarojnë vetëm kur zemra pushon së kujtuari.
E imja nuk ka pushuar asnjë ditë.

Nuk kam pushuar së menduari për ty asnjë ditë që kur u ndamë. Asnjë. Edhe pse ka kaluar një muaj e gjysmë, dhimbja nuk është zbehur; përkundrazi, ka mësuar të rrijë brenda meje. Ka ditë që më merr frymën dhe net që më zgjon nga gjumi me kujtime që nuk i kam kërkuar.

Ne nuk ishim thjesht dy njerëz që u dashuruan. Ne ndërtuam një jetë. U bëmë familje në një vend të huaj. U bëmë strehë për njëri-tjetrin. Ndamë lodhjen, frikën, gëzimin, ëndrrat, kujtime pa fund, ndërkohë heshtja jonë sot flet më shumë se fjalët.

Nuk ishim perfektë. U grindëm. U lënduam. Pamë anët më të errëta të njëri-tjetrit. Por megjithatë, qëndruam. Sepse dashuria jonë nuk ishte naive. Ishte e rritur. Ishte zgjedhje. Ishte përpjekje.

Dhe pikërisht kjo e bën dhimbjen sot kaq të madhe.

Ne nuk u ndamë sepse nuk kishim më ndjenja. Nuk u ndamë sepse u shua dashuria.
U ndamë sepse një ditë, dashuria jonë u vendos përballë një kushti mizor: ose unë, ose ata. Dhe unë u bëra zgjedhja që mund të humbej.

Ka diçka thellësisht shkatërruese kur nuk largohesh sepse nuk të duan më, por sepse nuk munden të të mbrojnë. Kur nuk të braktisin nga mungesa e ndjenjës, por nga mungesa e guximit.

Edhe sot, pas një muaji e gjysmë heshtjeje, dhimbja nuk është qetësuar. Ajo ka ndryshuar formë. Ka mësuar të jetojë me mua. Ka net që më zgjon me kujtime dhe ditë që më rëndon në kraharor pa arsye të dukshme.

Kur më the që të kishte marrë malli, kur më the që ende më dëshiroje, por asgjë nuk ishte më e mundur për ne të dy, zemrën time ma copëtove në një mënyrë tjetër. Sepse është një dhimbje e veçantë të dish që jeton ende në dikë, por nuk je më zgjedhja e tij. Të dish që je e dashur në mungesë, por e pamundur në realitet.

Unë nuk jam një histori që fshihet duke u quajtur “ndarje”. Dashuria jonë nuk ishte një kapitull për t’u mbyllur, sepse kështu do të ishe në rregull me fjalën e dhënë, për të përmbushur egon e sëmurë që zgjodhe ata dhe jo gruan dhe strehën tënde. Prisja siguri dhe guxim, jo frikë dhe egoizëm, sepse të fala një dashuri që e dhashë e tëra. Një grua që besoi. Që qëndroi. Që ndërtoi, pavarësisht shumë arsyeve që, në një rast tjetër, ajo grua do të kishte zgjedhur të largohej nga ti, por të vendosi para çdo gjëje.

Nuk po shkruaj për të akuzuar e as për të kërkuar kthim... ndoshta po gënjej, thellë në shpirt po të pres, dashuria ime.

Po shkruaj sepse disa dashuri nuk duhen mbajtur në heshtje. Sepse ndjenjat nuk shuhen edhe pse të tjerët vendosin kështu.

Nëse një ditë, në një qetësi të rreme, do të ndjesh një boshllëk që nuk e shpjegon dot, dije që aty ka qenë një grua që të ka dashur me gjithë shpirtin e saj. Pa kushte. Pa frikë. Pa rrugëdalje.

Nëse një ditë do ta pyesësh veten çfarë humbe, dua ta dish: unë dhashë gjithçka që dija të jepja. Me zemër të pastër.

Të dua ende.

Edhe nëse kjo është gjëja më e dhimbshme që kam pranuar ndonjëherë.

- Shkruar për Anabel nga një grua anonime, për rubrikën “Untold Stories” – streha ku rrëfejmë ato çaste kur zemra kërkon të flasë, qoftë për të mirat, qoftë për të vështirat, për ndjesitë më të thella që nuk duam t’i mbajmë brenda. Nëse edhe ju dëshironi të ndani historinë tuaj, na shkruani në [email protected].

REELS

Dakord?

😑

🤓🤓🤓

Si ju duken?

💃

🤣🤣🤣🤣🤣

E kam një ide…

🤓 💅

😍😍😍

Uou!

Letter from a heart that still knows how to love

Letër nga një zemër që ende di të dojë
Photo: Indecent Proposal (1993)

My (former) boyfriend, K.

There are loves that don't end when people are separated.
They only end when the heart stops remembering.
Mine hasn't stopped for a day.

I haven't stopped thinking about you a single day since we broke up. Not once. Even though a month and a half has passed, the pain hasn't faded; on the contrary, it has learned to stay inside me. There are days that take my breath away and nights that wake me up from sleep with memories I didn't ask for.

We were not just two people who fell in love. We built a life. We became a family in a foreign country. We became a refuge for each other. We shared fatigue, fear, joy, dreams, endless memories, while our silence today speaks louder than words.

We weren't perfect. We fought. We got hurt. We saw each other's darkest sides. But still, we stuck with it. Because our love wasn't naive. It was grown. It was a choice. It was an effort.

And that is precisely what makes the pain so great today.

We didn't break up because we no longer had feelings. We didn't break up because love died out.
We broke up because one day, our love was put in front of a cruel condition: either me or them. And I became the choice that could be lost.

There is something deeply devastating when you leave not because they no longer love you, but because they cannot protect you. When they abandon you not out of a lack of feeling, but out of a lack of courage.

Even today, after a month and a half of silence, the pain has not subsided. It has changed form. It has learned to live with me. There are nights that wake me up with memories and days that weigh on my chest for no apparent reason.

When you told me you missed me, when you told me you still wanted me, but nothing was possible for the two of us anymore, you broke my heart in a different way. Because it's a special pain to know that you still live in someone, but you're no longer their choice. To know that you're loved in absence, but impossible in reality.

I am not a story that is hidden by being called "separation". Our love was not a chapter to close, because that would be okay with the word you gave, to fulfill the sick ego that chose them and not your wife and shelter. I expected security and courage, not fear and selfishness, because I forgave you a love that I gave everything. A woman who believed. Who stayed. Who built, despite the many reasons that, in another case, that woman would have chosen to leave you, but put you before everything.

I'm not writing to accuse or to ask for revenge... maybe I'm lying, deep down I'm waiting for you, my love.

I'm writing because some loves shouldn't be kept silent. Because feelings don't fade even though others decide so.

If one day, in a false calm, you feel an emptiness that you can't explain, know that there was a woman there who loved you with all her soul. Without conditions. Without fear. Without a way out.

If one day you ask yourself what you lost, I want you to know: I gave everything I knew how to give. With a pure heart.

I still love you.

Even if this is the most painful thing I've ever accepted.

- Written for Anabel by an anonymous woman, for the  “Untold Stories” column  – the haven where we recount those moments when the heart wants to speak, whether about the good or the difficult, about the deepest feelings that we don't want to keep inside. If you too would like to share your story, write to us at  [email protected] .