
1 Prilli supozohet të jetë dita e shakave, por për shumë njerëz, disa “gënjeshtra” kanë kaluar çdo limit. Nga batuta që nisin si humor, në histori që përfundojnë me lot, këto janë disa nga mashtrimet më të rënda që njerëzit kanë treguar (dhe përjetuar) ndonjëherë.
20 gënjeshtrat që shkuan shumë larg

“Jam shtatzënë” – Një vajzë tregon se i dha vjehrrës këtë lajm dhe ajo shpërtheu në lot gëzimi, pastaj në lot zhgënjimi.
“Unë dhe babai yt po ndahemi” – Një prind i tha fëmijës këtë fjali. Pjesa tjetër është e thjesht për t’u imagjinuar.
“Dëgjova që do të të heqin nga puna” – Një shaka që përfundoi në ankth dhe net pa gjumë.
“Të kemi rritur rrogën” – Gëzim për pak orë, pastaj zhgënjim që nuk ia urojmë askujt.
“Ke marrë gjobë” – Kemi parë edhe më keq se aq.
“Të kam tradhtuar” – Një nga më të dhimbshmet, sidomos kur rrengu zgjat për shumë kohë, që shpesh përfundon në debate serioze.
“Kam ndjenja për dikë tjetër” – 24 orë ankth dhe pasiguri për një “shaka”.
“Jam sëmurë rëndë” – Një gënjeshtër që nuk është aspak për të qeshur.
“Na kanë vjedhur shtëpinë” – Panik familjar për diçka që nuk ka ndodhur.
“Jam shtatzënë… por jo me ty” – Një nga ato fjali që të lë pa frymë për disa sekonda (ose më shumë).
“Më kanë arrestuar, flasim më vonë se s’të jap dot detaje” – Frikë dhe ankth për orë të tëra.
“Kam bërë aksident” – Një nga më të pamëshirshmet emocionalisht.
“Jam në spital” – Telefonata që askush nuk do ta marrë si shaka.
“Jam lidhur me dikë tjetër” – Dramë kot për një ditë.
“Më kanë vjedhur Instagramin” – Sidomos kur ia thua dikujt që të ka nisur shumë foto e video që s’do donte t’i bëheshin publike.
“Je i/e adoptuar” – Një nga më të dhimbshmet për t’u dëgjuar.
“Jam në aeroport, po iki pa të thënë” - E tmerrshme!
“Do të transferohesh në një qytet tjetër për punë” – Stres krejtësisht i panevojshëm.
“Po më përndjek dikush” – Shaka që kalon në frikë reale.
“Ka vdekur dikush i afërt” – Gënjeshtra që nuk duhet bërë kurrë.
Ku duhet të vendoset kufiri?

Edhe pse 1 Prilli është dita e shakave, shumë prej këtyre rasteve tregojnë se jo çdo “rreng” është i pafajshëm. Kur përfshihen emocione të forta si frika, dhimbja apo humbja, humori kthehet lehtësisht në traumë.
Ndaj, kujdes!
