Metropolitan

Ç’ndodhi?! Charlize Theron shpërthen ndaj dasmës së Jeff & Lauren: “Ata ta shpifin”

Ç’ndodhi?! Charlize Theron shpërthen ndaj dasmës së
AP/ Getty Images

Charlize Theron s’u habit fare nga dasma 50 milionë dollarëshe e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia, Itali, ku morën pjesë shumë yje të famshëm.

Ç’ndodhi?! Charlize Theron shpërthen ndaj dasmës së
AP

Aktorja e “Old Guard” kritikoi themeluesin e Amazon dhe gruan e tij, gjatë organizimit të edicionit të pestë të “Block Party”, duke u shprehur me ironi:

“Mendoj se jemi të vetmit njerëz që nuk morën ftesë për dasmën e Bezos,” tha ajo gjatë eventit në ambientet e Universal Studios në Los Angeles.

Më tej, vijoi:

“Por s’ka problem, sepse ata ta shpifin dhe ne jemi cool”.

Fituesja e çmimit Oscar, 49 vjeç, falënderoi më tej të pranishmit për pjesëmarrjen:

“Faleminderit që gjetët kohë të jeni pjesë e kësaj (ngjarjeje), veçanërisht kur bota duket sikur po digjet – sepse po digjet. Këtu në Los Angeles, në SHBA dhe në mbarë botën, po shkojmë mbrapa në kohë me ritme të shpejta. Politikat e emigracionit kanë shkatërruar jetët e familjeve, jo të kriminelëve; të drejtat e grave po pakësohen çdo ditë e më shumë; jeta e personave queer dhe transgjinorëve po fshihet gjithnjë e më tepër dhe dhuna me bazë gjinore është në rritje. Kjo nuk është thjesht politikë, është personale”, duke vënë theksin mbi problemet që janë prezente dhe më të rëndësishme se “dasma e shekullit”.

Ç’ndodhi?! Charlize Theron shpërthen ndaj dasmës së
Getty Images

Theron nuk ishte në listën e të ftuarve për dasmën treditore të Bezos dhe Sánchez, ndërkohë që shumë VIP-a dhe emra të njohur udhëtuan drejt Venecias për të festuar dashurinë e çiftit.

Kim dhe Khloé Kardashian, Kris, Kylie dhe Kendall Jenner, Tom Brady, Orlando Bloom, Ivanka Trump, Leonardo DiCaprio, Oprah Winfrey, Usher, Sydney Sweeney dhe shumë të tjerë ishin të pranishëm në festime.

Ç’ndodhi?! Charlize Theron shpërthen ndaj dasmës së
Getty Images

Axhenda përfshinte një festë luksoze mirëseardhjeje dhe një festë me pizhame që zgjati gjithë natën – përveç ceremonisë kryesore në ishullin San Giorgio Maggiore, ku performuan Matteo Bocelli dhe Ellie Goulding.

 

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅