Metropolitan

Ç’ndodhi?! Jessie J shtrohet në spital 2 muaj pasi zbuloi se ishte prekur nga kanceri

Ç’ndodhi?! Jessie J shtrohet në spital 2 muaj pasi zbuloi se
Jessie J

Jessie J është rikthyer në spital vetëm dy muaj pasi zbuloi diagnozën e saj të hershme me kancer në gji.

“Gjashtë javë pas operacionit dhe u ktheva në të njëjtin repart ku isha pas operacionit. E papritur dhe e paplanifikuar,” shkroi këngëtarja e nominuar për çmimin Grammy në Instagram, krahas një fotoje ku dora e saj ishte e lidhur me serume.

Më tej, vijoi:

“Kisha (dhe ende kam) simptoma që tregonin për një mpiksje gjaku në mushkëri. Nuk është mpiksje gjaku, falë Zotit.”

Ç’ndodhi?! Jessie J shtrohet në spital 2 muaj pasi zbuloi se

Pasi mjekët i kryen disa analiza, dyshuan se ajo kishte “një lloj lëngu” në mushkëri dhe një infeksion të panjohur, u shpreh këngëtarja e “Bang Bang”.

“Kam vështirësi të marr frymë thellë, por dola vetë nga spitali mbrëmë. E urrej të jem në spital,” rrëfeu Jessie, duke shtuar: “E di që shumë njerëz që kanë kaluar këtë ose diçka të ngjashme mund të bien dakord ose jo me vendimin tim dhe kjo është në rregull,” shkroi ajo më tej, në një postim tjetër, duke argumentuar vendimin për të lënë spitalin.

Ç’ndodhi?! Jessie J shtrohet në spital 2 muaj pasi zbuloi se

Ajo radhiti si disa ndër problematikat me të cilat është hasur është fakti që nuk ka qenë nëna që është zakonisht për djalin e saj të vogël, Sky, si dhe ndryshimi i planeve për karrierën e saj.
 
“Fakti që më është dashur të ndryshoj planet për karrierën time për këtë vit ka qenë zhgënjyes, pas gjithë punës së madhe që kam bërë për të arritur deri këtu dhe me aq shumë entuziazëm. Por kjo është jeta, e di.”
 
Megjithatë, ajo tha se marrja e përgjigjes se ishte shëruar nga kanceri ishte “e jashtëzakonshme”.

“Por ai rezultat nuk e bëri më të lehtë ose më të shpejtë rimëkëmbjen fizike pas operacionit,” shtoi ajo, duke theksuar se i duhet t’i kujtojë vetes të “ngadalësohet pak” që të shërohet.

“Kjo nuk është një rimëkëmbje e shpejtë dhe nuk duhet të jetë,” tha ajo. “Ky ritëm i ngadaltë ka qenë një realitet i vështirë për t’u pranuar. E dua lëvizjen, punën, energjinë, por tani nuk mundem dhe kjo është e vërteta. Po gjej forcë në faktin që gjithçka mund të rregullohet për t’iu përshtatur këtij ritmi më të ngadaltë, me ndihmën e njerëzit që më mbështesin”.

Ç’ndodhi?! Jessie J shtrohet në spital 2 muaj pasi zbuloi se

Këngëtarja e “Price Tag” zbuloi për ndjekësit e saj se ishte diagnostikuar me kancer në gji në qershor.
 
“Kanceri është i tmerrshëm në çdo formë, por po mbahem pas fjalës ‘herët’,” tha ajo në një video emocionuese që ndau në rrjetet sociale, para se të shtonte se së shpejti do të kryente operacionin.
 
Pas operacionit më 23 qershor, ajo njoftoi se ndërhyrja kishte qenë e suksesshme dhe të gjitha zonat e prekura nga kanceri ishin hequr.

 

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅