Metropolitan

Nëse të tërheqin misteret, vrasjet dhe spiunazhi, ky roman është për ty

Nëse të tërheqin misteret, vrasjet dhe spiunazhi, ky roman

Pas dy librave që e kthyen “Harabelin e kuq” në një fenomen global, vjen edhe fundi i trilogjisë. “Kandidati i Kremlinit”, vëllimi i tretë i trilogjisë së Jason Matthews, është tashmë në shqip nga shtëpia botuese “Living”. Matthews nuk është vetëm një autor që shkruan për spiunazhin, por ai e njeh këtë botë nga brenda, falë përvojës së tij si ish-zyrtar i CIA-s.

Ky roman rikthen në skenë dy nga personazhet më magnetikë të trillimit bashkëkohor të spiunazhit: Dominika Egorova, shefja e kundërzbulimit rus dhe agjente e fshehtë e CIA-s, dhe Nataniel Nesh, agjenti amerikan që është njëkohësisht dashuria dhe dobësia e saj më e madhe.

Nëse të tërheqin misteret, vrasjet dhe spiunazhi, ky roman

Një komplot që mund të ishte titull lajmi

Presidenti rus Vladimir Putin po planifikon një vrasje të fshehtë politike: eliminimin e një zyrtari të lartë amerikan për ta zëvendësuar me një agjent të Kremlinit, të stërvitur për më shumë se pesëmbëdhjetë vjet.

Kur CIA nis të nuhasë komplotin, Dominika dhe Nati përfshihen në një garë kundër kohës për të zbuluar tradhtarin, përpara se ai, ose ajo, të zbulojë sekretin më vdekjeprurës nga të gjithë: që Dominika ka qenë për vite me radhë aset i CIA-s.

Çdo gabim, çdo rrjedhje informacioni, do ta dërgonte atë drejt bodrumit famëkeq të ekzekutimeve në Moskë. Dhe këtë herë, as statusi, e as inteligjenca e saj, nuk do ta shpëtonin.

Dashuri, sakrificë dhe zgjedhje të pamundura

Në kulmin e tensionit, fijet e komplotit bashkohen në pallatin përrallor presidencial në Detin e Zi, gjatë një fundjave me rrethin më të ngushtë të Putinit.

A do ta sakrifikojë veten Nati, për të shpëtuar Dominikën? A do të dorëzohet Dominika, për të mbrojtur burrin që dashuron? Apo do ta paguajnë të dy çmimin e kësaj loje vdekjeprurëse spiunazhi?

Edhe pse në dukje të krijon përshtypjen si një triller politik, “Kandidati i Kremlinit” tregon gjerë e gjatë për besnikërinë, dashurinë dhe kufijtë ekstremë ku të çon detyra ndaj atdheut.

Kur spiunazhi takohet me kuzhinën

Një nga veçoritë më të pazakonta dhe më të dashura të trilogjisë “Harabeli i kuq” janë recetat që Jason Matthews ka vendosur në fund të çdo kapitulli. Nga gatime tradicionale ruse te pjata franceze, amerikane apo evropiane, këto receta nuk shërbejnë si erëza dekorative, por një pjesë organike e botës së romanit. Ato pasqyrojnë gjendjen shpirtërore të personazheve, vendndodhjet e tyre dhe ritmin emocional të ngjarjeve. Në mes të komplotit të errët të spiunazhit, ushqimi shndërrohet në një formë intimiteti, ngushëllimi dhe njerëzillëku, një kujtesë se edhe në botën më të rrezikshme, njerëzit vazhdojnë të hanë, të shijojnë dhe të mbijetojnë përmes gjërave të vogla.

Një spiunazh i kalibrit të lartë

Jason Matthews konsiderohet nga kritika si: “Shkrimtari i parë i spiunazhit të kalibrit të lartë, i cili ka punuar si zyrtar i CIA-s para se t’i përkushtohej letërsisë.” - The New York Times Book Review

Ndërsa Nelson DeMille e përshkruan librin si: “Një komplot i denjë për titujt kryesorë të të gjitha gazetave. Bashkëkohor po aq sa edhe i përjetshëm.”

Dhe kjo ndihet në çdo faqe: nga dialogët e mprehtë te detajet tronditëse të botës së errët të shërbimeve sekrete.

Pasazhe nga libri

Të gjendur nën presionin e pandërprerë të rekrutimit, ata ranë në dashuri. Pasioni i tyre ishte i paepur, mënyra e të bërit dashuri ishte vullkanike, e fshehtë dhe e kufizuar në rastet e rralla që ata ishin vetëm. Për Natin, një lidhje mes agjentit që menaxhonte çështjen dhe burimit të informacionit ishte një shkelje e rëndë, që i jepte fund karrierës. Për Dominikën, të flinte me Natin, do të kishte pasoja fatale po të zbulohej nga Qendra.

Pas një karriere të kaluar duke punuar kundër objektivit rus, Larsoni kuptoi botëkuptimin grabitqar të Vladimir Putinit, dhe e dinte se Kremlini do të ndryshonte sjellje vetëm kur kostot e krimeve të Putinit të tejkalonin përfitimet e parashikuara. Më pas, erdhi raporti bombë: agjentët e Koperfinit nxorën prova të dokumentuara të një mashtrimi masiv brenda OAK-ut. Ky i fundit ishte krijuar nga presidenti Putin si një shoqëri aksionare publike duke kombinuar kapitalin privat dhe shtetëror rus, pjesa më e madhe e të cilave zhdukej në xhepat e të privilegjuarve të tij.

KORMJA - ÇOMLEK RUS ME MISH QENGJI
Bëni pluhur karafilat, kokrrat e piperit dhe farat e qimnonit. Kaurdisni qepët e grira me erëza derisa të marrin ngjyrë të artë. Përzieni qimnon, kanellë, shafran, koriandër dhe piper të kuq. Shtoni hudhër të shtypur e xhenxhefil të grirë dhe vërini të ziejnë derisa të përftohet një masë aromatike. Shtoni domatet e qëruara, lëngun e tyre, copat e mishit të qengjit (pa kocka) dhe lërini të ziejnë edhe pak. Hidhni ujë dhe kos, mbulojeni dhe lëreni të vlojë derisa mishi i qengjit të zbutet. Shërbejeni me oriz basmati.

REELS

Dakord?

😑

🤓🤓🤓

Si ju duken?

💃

🤣🤣🤣🤣🤣

E kam një ide…

🤓 💅

😍😍😍

Uou!

If you're drawn to mysteries, murders, and espionage, this novel is for you.

Nëse të tërheqin misteret, vrasjet dhe spiunazhi, ky roman

After the two books that turned “Red Sparrow” into a global phenomenon, the trilogy comes to an end. “The Kremlin Candidate,” the third volume of Jason Matthews’ trilogy, is now available in Albanian from the publishing house “Living.” Matthews is not only an author who writes about espionage, but he knows this world from the inside, thanks to his experience as a former CIA officer.

This novel brings back to the stage two of the most magnetic characters in contemporary espionage fiction: Dominika Egorova, the head of Russian counterintelligence and undercover CIA agent, and Nathaniel Nash, the American agent who is both her love and her greatest weakness.

Nëse të tërheqin misteret, vrasjet dhe spiunazhi, ky roman

A conspiracy that could have been a news headline

Russian President Vladimir Putin is planning a secret political assassination: eliminating a senior American official and replacing him with a Kremlin agent trained for more than fifteen years.

When the CIA begins to smell the conspiracy, Dominika and Nat are caught in a race against time to uncover the traitor, before he, or she, reveals the deadliest secret of all: that Dominika has been a CIA asset for years.

Any mistake, any leak of information, would send her to the infamous execution cellar in Moscow. And this time, neither her status nor her intelligence would save her.

Love, sacrifice and impossible choices

At the height of tension, the threads of the plot come together at the fabulous presidential palace on the Black Sea, during a weekend with Putin's inner circle.

Will Nat sacrifice herself to save Dominica? Will Dominica surrender to protect the man she loves? Or will they both pay the price for this deadly game of espionage?

Although it appears to be a political thriller, "The Kremlin Candidate" tells a long story about loyalty, love, and the extreme limits to which duty to one's homeland leads.

When espionage meets cuisine

One of the most unusual and beloved features of the Red Sparrow trilogy is the recipes that Jason Matthews has placed at the end of each chapter. From traditional Russian dishes to French, American, and European dishes, these recipes do not serve as decorative condiments but are an organic part of the novel’s world. They reflect the moods of the characters, their locations, and the emotional pace of the events. Amid the dark espionage plot, food becomes a form of intimacy, comfort, and humanity, a reminder that even in the most dangerous world, people continue to eat, enjoy, and survive through the little things.

A high-caliber espionage

Jason Matthews is considered by critics to be: “The first high-caliber spy writer, who worked as a CIA officer before devoting himself to literature.” - The New York Times Book Review

While Nelson DeMille describes the book as: “A plot worthy of the headlines of all newspapers. Contemporary as well as timeless.”

And this is felt on every page: from the sharp dialogues to the shocking details of the dark world of secret services.

Passages from the book

Under the relentless pressure of recruitment, they fell in love. Their passion was unyielding, their lovemaking volcanic, secretive, and limited to the rare occasions when they were alone. For Nat, an affair between the agent handling the case and the source of the information was a serious, career-ending offense. For Dominika, sleeping with Nat would have fatal consequences if discovered by the Center.

After a career spent working against the Russian target, Larson understood Vladimir Putin’s predatory worldview, and knew that the Kremlin would change its behavior only when the costs of Putin’s crimes outweighed the anticipated benefits. Then came the bombshell report: Koperfin agents uncovered documented evidence of massive fraud within the KGB. The latter had been created by President Putin as a public joint-stock company combining private and state Russian capital, most of which disappeared into the pockets of his privileged few.

KORMJA - RUSSIAN CHOMLEK WITH LAMB Grind
cloves, peppercorns and cumin seeds. Sauté the chopped onions with spices until golden brown. Stir in the cumin, cinnamon, saffron, coriander and red pepper. Add the crushed garlic and minced ginger and simmer until fragrant. Add the peeled tomatoes, their juice, the lamb pieces (without bones) and let them simmer for a while. Add water and yogurt, cover and simmer until the lamb is tender. Serve with basmati rice.