Relationships

Një psikologe ka një frazë që i “çarmatos” menjëherë njerëzit pasivo-agresivë

Një psikologe ka një frazë që i
Foto e gjeneruar me AI

Me siguri mund t'ju ketë ndodhur që dikush t'ju ketë thënë diçka dhe ju të keni mbetur me pikëpyetje, sepse e keni pasur të paqartë të kuptoni nëse ishte kompliment apo thumbim. Janë ato komentet që në sipërfaqe duken të lehta, por që lënë një ndjesi të çuditshme pas. Pikërisht këtu hyn komunikimi pasivo-agresiv: jo i drejtpërdrejtë, por mjaftueshëm për të të vënë në siklet.

Sipas psikologes Dr. Brittany McGeehan, problemi me këto situata është se gjithmonë ka diçka që nuk thuhet hapur. Njerëzit nuk e shprehin hapur atë që ndiejnë, por e “mbështjellin” në një mënyrë që të duket e padëmshme. Pikërisht kjo e bën të vështirë reagimin: sepse nuk ke diçka konkrete për t’u kapur.

Zgjidhja që ajo sugjeron është më e thjeshtë nga sa duket, por shumë efektive. Në vend që të reagosh emocionalisht ose ta kalosh me humor të sforcuar, mund të thuash:

“Interesante kjo që the. Çfarë doje të thoje saktësisht? Mund ta përsërisësh?”

Kjo frazë bën diçka shumë të rëndësishme: e zhvendos bisedën nga nënteksti te fjalët e drejtpërdrejta.

Në momentin që dikush detyrohet ta shpjegojë hapur një koment pasivo-agresiv, zakonisht ndodhin dy gjëra: ose tërhiqet, ose e kupton vetë si tingëllon ajo që tha. Sepse njerëzit që përdorin këtë stil komunikimi shpesh nuk dinë si të flasin hapur, ndaj kur i kërkon të jenë më i qartë, dinamika ndryshon menjëherë.

Sigurisht, jo çdo situatë kërkon një reagim kaq të drejtpërdrejtë. Ndonjëherë mjafton një “ok” i thjeshtë dhe vazhdon përpara, pa e ushqyer fare situatën. Herë të tjera mund të pyesësh thjesht “çfarë do të thuash?”, ose t’i përgjigjesh fjalë për fjalë, pa ironi. Edhe kjo shpesh e çarmatos tjetrin.

Në fund, thelbi është ky: komunikimi pasivo-agresiv ka në bazë të tij nënkuptimet. Në momentin që ti kërkon qartësi, njerëzit me këtë stil komunikimi e humbasin fuqinë. 

REELS

Kush e di, e di! Ju që e dini komentoni.

Pse s’punon ky ore?!!! 🤓

🤓

😎

Mezi pres.

@coachella bëri bashkë Justin Bieber&Billie Eilish 🥰

Një alternativë moderne. Pa tym, pa zhurmë, thjesht pjesë e stilit dhe e përditshmërisë suaj.

Ana romantike e @djgeek 😍

Fundjavë të mbarë 🤓

🤓

A psychologist has a phrase that instantly "disarms" passive-aggressive people

Një psikologe ka një frazë që i
AI-generated photo

You've probably had someone say something to you and you were left wondering if it was a compliment or a jab. They're the kind of comments that seem light on the surface, but leave a strange feeling behind. That's where passive-aggressive communication comes in: not direct, but just enough to make you uncomfortable.

According to psychologist Dr. Brittany McGeehan, the problem with these situations is that there's always something that's not being said out loud. People don't openly express what they're feeling, but they "wrap it up" in a way that seems harmless. That's exactly what makes it difficult to react: because you don't have anything concrete to hold onto.

The solution she suggests is simpler than it seems, but very effective. Instead of reacting emotionally or using forced humor, you can say:

"Interesting what you said. What exactly did you mean? Can you repeat that?"

This phrase does something very important: it shifts the conversation from subtext to direct words.

When someone is forced to explain a passive-aggressive comment out loud, two things usually happen: they either back off, or they realize what they just said. Because people who use this communication style often don't know how to speak out loud, the dynamic immediately changes when you ask them to be more clear.

Of course, not every situation requires such a direct response. Sometimes a simple “ok” is enough and moves on, without fueling the situation at all. Other times you can simply ask “what do you mean?”, or answer word for word, without irony. This too is often disarming.

Ultimately, the bottom line is this: passive-aggressive communication is based on implication. The moment you ask for clarity, people with this communication style lose their power.