Metropolitan

Pas 8 vitesh, Shakira fiton betejën me shtetin spanjoll: "U përballa me sulme brutale"

Pas 8 vitesh, Shakira fiton betejën me shtetin spanjoll: "U

Shakira ka fituar një betejë të gjatë ligjore me autoritetet tatimore spanjolle, pasi gjykata spanjolle vendosi se shteti nuk arriti të provonte që artistja kishte kaluar minimumin prej 183 ditësh në vend gjatë vitit 2011, kusht i nevojshëm për t’u konsideruar rezidente tatimore.

Sipas vendimit, Shakira kishte kaluar vetëm 163 ditë në Spanjë atë vit, 20 ditë më pak se limiti ligjor. Për pasojë, gjykata anuloi një gjobë prej 55 milionë eurosh të vendosur ndaj saj në vitin 2021 dhe urdhëroi shtetin spanjoll t’i kthejë më shumë se 60 milionë euro, përfshirë interesat. Shuma përfshin rreth 24 milionë euro tatim mbi të ardhurat dhe afro 25 milionë euro gjoba që autoritetet i kishin cilësuar si “shkelje shumë serioze”.

Në një reagim publik, Shakira tha se vendimi “më në fund i vu gjërat në vendin e vetë pas tetë vitesh sulmesh brutale publike dhe fushatash për të shkatërruar reputacionin tim”. Artistja shtoi se për gati një dekadë është trajtuar si fajtore, edhe pse, sipas saj, “nuk kreu kurrë asnjë mashtrim”.

Ajo ia dedikoi fitoren mijëra qytetarëve të zakonshëm që, sipas saj, detyrohen të provojnë pafajësinë e tyre duke paguar një kosto të madhe emocionale dhe financiare. Megjithatë, autoritetet tatimore spanjolle kanë njoftuar se do ta çojnë çështjen në Gjykatën e Lartë, që do të thotë se pagesa e shumës nuk do të kryhet deri në vendimin përfundimtar.

Kjo nuk është hera e parë që Shakira përballet me probleme tatimore në Spanjë. Në të kaluarën, ajo ka arritur edhe marrëveshje të tjera ligjore me autoritetet për raste të veçanta të evazionit fiskal. Vendimi i fundit vjen në një moment kur këngëtarja po përgatitet të mbyllë turneun e saj botëror dhe të rikthehet me një seri koncertesh në Madrid duke nisur nga shtatori.

REELS

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether

After 8 years, Shakira wins the battle with the Spanish state: "I faced brutal attacks"

Pas 8 vitesh, Shakira fiton betejën me shtetin spanjoll: "U

Shakira has won a long legal battle with Spanish tax authorities, after a Spanish court ruled that the state failed to prove that the artist had spent the minimum of 183 days in the country during 2011, a necessary condition to be considered a tax resident.

According to the ruling, Shakira had spent only 163 days in Spain that year, 20 days less than the legal limit. As a result, the court annulled a €55 million fine imposed on her in 2021 and ordered the Spanish state to repay more than €60 million, including interest. The amount includes around €24 million in income tax and around €25 million in fines that authorities had described as “very serious violations.”

In a public statement, Shakira said the decision "finally put things in their place after eight years of brutal public attacks and campaigns to destroy my reputation ." The artist added that for almost a decade she had been treated as guilty, even though, according to her, "she never committed any fraud . "

She dedicated her victory to the thousands of ordinary citizens who, she said, are forced to prove their innocence at a huge emotional and financial cost. However, Spanish tax authorities have announced that they will take the case to the Supreme Court, meaning that the payment will not be made until the final decision.

This is not the first time Shakira has faced tax problems in Spain. In the past, she has reached other legal agreements with authorities for specific cases of tax evasion. The latest decision comes as the singer prepares to wrap up her world tour and return with a series of concerts in Madrid starting in September.