Metropolitan

Pas zërave se Timothée u nda prej saj, Kylie bëri një reagim siç i ka hije

Pas zërave se Timothée u nda prej saj, Kylie bëri një
Dimitrios Kambouris//Getty Images

Përditësim mbi lajmin e papritur të ndarjes së Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet: Mesa duket, qenka një tymnajë! Për të të futur shpejt e shpejt në ‘trip’: Dje, më 11 nëntor, “The Daily Mail” raportoi se Kylie dhe Timmy janë ndarë, me vendim të këtij të fundit.
 
Megjithatë, Kylie, e cila duket se i ka lexuar lajmet, vendosi të bëjë një reagim pa rënë në sy, duke pëlqyer postimin e Timothée, në të cilin ai festonte suksesin e filmit “Marty Supreme”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Timothée Chalamet (@tchalamet)


 
Nuk është një deklaratë zyrtare “i dashur internet, ke marrë për kot! Ne shumë mirë jemi bashkë”, por gjithsesi, një shenjë e qartë që gjërat vazhdojnë me ritmin e tyre.

Sipas “The Daily Mail”, një burim ishte shprehur se dyshja është ndarë dhe se “kjo ka ndodhur edhe më pare, por ajo e ka bindur të rikthehen bashkë. Ajo është e çmendur pas tij, ndaj mund të ndodhë sërish.”

Një person tjetër shtoi: “ka disa probleme në parajsë, por nuk janë ndarë plotësisht. Ai është shumë i zënë me xhirime dhe ajo ndien sikur duhet ta ndjekë. Ajo po përpiqet më shumë se ai.”
 
Më vonë gjatë ditës, revista People foli me tre burime të ndryshme që konfirmuan se “Kylie dhe Timothée janë ende bashkë”.
 
Njëri tha: “Janë shumë mirë,” dhe “bëjnë përpjekje të takohen shpesh”; një tjetër këmbënguli se “janë me të vërtetë të dashuruar,” dhe një i tretë shtoi se “marrëdhënia e tyre vijon të jetë e fortë.”
 
Pra, si rrallëherë, ishte shumë zhurmë për asgjë!

 

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅