
Në shtator të vitit 2025, Jennifer Lawrence vendosi të shesë rezidencën e saj në Beverly Hills, por tashmë prona është rikthyer sërish në treg, këtë herë me një çmim edhe më të lartë. Vila luksoze ofrohet për 11.5 milionë dollarë, rreth 500 mijë dollarë më shumë se sa u shit më parë.
View this post on Instagram
Bëhet fjalë për një shtëpi elegante me pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo, të cilën aktorja bleu në vitin 2014 për 8.23 milionë dollarë. Thuhet se fillimisht ajo e kishte menduar si një hapësirë të rehatshme për prindërit e saj, Karen dhe Gary, gjatë qëndrimeve të tyre në Kaliforni.

Në vjeshtën e kaluar, prona u ble nga kompania Sassy Bowles LLC, e cila më herët është lidhur me emra të njohur të industrisë së modës si Poppy Delevingne dhe Cara Delevingne, megjithatë mbetet e paqartë nëse ato kanë qenë drejtpërdrejt të përfshira në këtë transaksion.

Brendësia e rezidencës reflekton një stil të rafinuar dhe modern, të dominuar nga nuancat neutrale që krijojnë një atmosferë të qetë dhe luksoze. Fasada është po aq mbresëlënëse, e rrethuar nga pemë të larta që ofrojnë privatësi maksimale, një element kyç për personat e famshëm.
Materialet cilësore janë në qendër të dizajnit: mermeri, banakë dhe oxhak, duke i dhënë ambientit elegancë dhe finesë. Dritaret e mëdha lejojnë hyrjen e bollshme të dritës natyrale dhe ofrojnë pamje relaksuese drejt gjelbërimit përreth.

Shtëpia është menduar edhe për miq e të ftuar: një bar privat i pajisur me frigorifer për pije dhe makinë akulli e bën ambientin ideal për evente dhe festa me miq.

Një nga zonat më tërheqëse mbetet hapësira e jashtme me pishinë, e fshehur nga sytë kureshtarë falë bimësisë së dendur. Kjo zonë përfshin gjithashtu shezlongje komode dhe një oxhak të jashtëm, perfekte për mbrëmje relaksuese.

Sa i përket jetës personale, nuk dihet sa kohë ka kaluar Jennifer Lawrence në këtë shtëpi. Aktorja jeton aktualisht në New York, konkretisht në Manhattan, së bashku me bashkëshortin e saj Cooke Maroney dhe dy fëmijët e tyre, ku kanë ndërruar disa herë vendqëndrim që prej martesës në vitin 2019.
Një gjë është e sigurt: kjo rezidencë mbetet një nga pronat më tërheqëse në tregun luksoz, një kombinim perfekt i privatësisë, elegancës dhe stilit modern.

Ne s’kemi para mjaftueshëm për ta blerë, por të paktën le të mendojmë pozitivisht: bekuam sytë.


