Health

Sipas Trump, paracetamoli gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë ADHD dhe autizëm te fëmijët: A është e vërtetë?

Sipas Trump, paracetamoli gjatë shtatzënisë mund të
LM Otero/AP

Një rishikim i gjerë mbi përdorimin e paracetamolit nga gratë shtatzëna ka zbuluar se nuk ka asnjë lidhje bindëse midis këtij ilaçi të zakonshëm kundër dhimbjeve dhe mundësisë që fëmijët të diagnostikohen me autizëm apo ADHD!
 
Publikimi i këtij studimi u përshpejtua për t’u dhënë nënave të ardhshme dhe mjekëve të tyre informacion të besueshëm, pasi administrata e Donald Trump (dhe vetë ai) u kanë bërë thirrje grave shtatzëna të shmangnin paracetamolin, i njohur edhe si acetaminofen apo Tylenol, duke pretenduar se ai po kontribuonte në rritjen e rasteve të autizmit.
 
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë në shtator, presidenti amerikan tha se gratë duhet të konsultohen me mjekët e tyre për të kufizuar përdorimin e këtij ilaçi gjatë shtatzënisë dhe më pas përdori një gjuhë edhe më të ashpër, duke u thënë atyre të “luftonin me çdo kusht” për të mos e marrë.
 
Edhe pse rastet e autizmit janë rritur në dekadat e fundit, shumë shkencëtarë besojnë se kjo lidhet me rritjen e ndërgjegjësimit, përmirësimin e metodave të diagnostikimit dhe zgjerimin e kritereve mjekësore, që përdoren për ta përshkruar këtë gjendje.
 
Në një rishikim gjithëpërfshirës, të publikuar të hënën në “British Medical Journal”, studiuesit analizuan studime të mëparshme shkencore për të parë nëse përdorimi i paracetamolit nga gratë shtatzëna rrit mundësinë që fëmijët e tyre të diagnostikohen me autizëm ose ADHD.
 
Ata arritën në përfundimin se cilësia e rishikimeve varionte nga “e ulët në kritikisht e ulët”, ndërsa çdo lidhje e dukshme midis paracetamolit dhe autizmit me shumë gjasë shpjegohej nga gjenetika familjare dhe faktorë të tjerë mjedisorë.
 
Profesorja Shakila Thangaratinam, pediatre dhe bashkëautore e studimit në Universitetin e Liverpool-it, tha:

“Gratë duhet ta dinë se provat ekzistuese nuk mbështesin në të vërtetë një lidhje midis paracetamolit dhe autizmit apo ADHD-së. Nëse një grua shtatzënë ka nevojë të marrë paracetamol për ethe ose dhimbje, ne do t’i themi ‘po, merre’, sepse ethet e larta gjatë shtatzënisë mund të jenë të rrezikshme për foshnjën.”

Alternativa si ibuprofeni nuk rekomandohen gjatë shtatzënisë.
 
Studiuesit analizuan nëntë rishikime sistematike, që përfshinin 40 studime vëzhguese, mbi përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe lidhjen e mundshme me autizmin, ADHD-në dhe çrregullime të tjera neurozhvillimore te fëmijët. Të gjitha këto raportuan të paktën një mundësi lidhjeje, por shtatë prej tyre theksuan kujdes në interpretim, pasi nuk përjashtonin faktorë të tjerë ndikues.
 
Vetëm një rishikim përfshinte dy studime që morën parasysh në mënyrë të duhur gjenetikën familjare dhe faktorë të përbashkët si gjendja shëndetësore e nënës përpara shtatzënisë. Njëri prej tyre, i publikuar vitin e kaluar, gjeti se rastet e autizmit, ADHD-së dhe aftësisë së kufizuar intelektuale ishin pak më të larta te 2.4 milionë fëmijë suedezë, nënat e të cilëve kishin marrë paracetamol gjatë shtatzënisë. Por kur autorët krahasuan vëllezërit e motrat, ata që ishin ekspozuar ndaj ilaçit dhe ata që jo, efekti u zhduk. Kjo sugjeron se shkaku i mundshëm nuk ishte paracetamoli, por gjenetika e nënës, problemet shëndetësore ekzistuese ose faktorë të tjerë mjedisorë të përbashkët.
 
Thangaratinam tha:

“Nëse ka një histori familjare të autizmit ose ADHD-së, te prindërit apo vëllezërit e motrat, atëherë ka shumë mundësi që kjo të jetë arsyeja pse fëmija diagnostikohet dhe jo diçka që nëna mori gjatë shtatzënisë.”

Përtej vlerësimit shkencor, gjetjet synojnë të qetësojnë gratë që mund të ndihen fajtore për përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë.

“Nënat mund të kenë një fëmijë me autizëm ose ADHD dhe ne nuk duam që ato të mendojnë se kjo ndodhi për shkak të diçkaje që bënë gjatë shtatzënisë. Është një ndjenjë e tmerrshme për një nënë. Aktualisht nuk ka asnjë provë që të tregojë se marrja e paracetamolit shkakton autizëm apo ADHD”, - tha Thangaratinam.

Profesori Dimitrios Siassakos, pedagog në University College London, shtoi se rishikimi konfirmon atë që ekspertët në mbarë botën kanë thënë pas komenteve të Donald Trump:
 
“Paracetamoli është ilaçi më i sigurt për t’u përdorur gjatë shtatzënisë dhe është përdorur nga shumica e grave shtatzëna në mbarë botën për disa dekada, pa pasur ndonjë ndikim në autizëm apo ADHD. Është gjithashtu më i sigurti në rastet me temperaturë të lartë, ndërsa ethet e patrajtuara përbëjnë rrezik për ecurinë e shtatzënisë dhe zhvillimin e fetusit. Temperatura dhe inflamacioni i lartë ndikojnë negativisht në trurin e fetusit dhe të porsalindurit, pasi inflamacioni i patrajtuar mund të kalojë përmes placentës”, përfundoi ai.

REELS

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤