
Në një bisedë në “Ferma VIP 3”, Soni Malaj ndau disa detaje nga jeta e saj personale që nuk kaluan pa u vënë re.
Gjatë bisedës me dy konkurrente, Fabjolën dhe Donën, artistja foli për vajzën e saj Anna dhe raportin me ish-bashkëshortin, balerinin italian Mirko Luccarelli. Një marrëdhënie që, sipas saj, ka mbetur korrekte, sidomos për vajzën.
Madje, Soni theksoi edhe rolin e përbashkët në rritjen e saj:
“Edhe i ati [ka punuar që vajza të ketë disiplinë], se dhe ai është shumë [i përkushtuar].”
Deri këtu, një histori që e kemi dëgjuar shpesh. Por ajo që e bën pak më ndryshe është një detaj tjetër.

“Çfarë kontakti ke?” - e pyeti Fabjola.
“Me Mirkon? Gjithë ditën flasim. Rrimë në një shtëpi,” u përgjigj Soni.
Po, në të njëjtën shtëpi. “Nuk jemi bashkë, por vila është e madhe. Takohemi nëpër shtëpi,” shtoi këngëtarja.

Soni dhe Mirko u dashuruan në prapaskenat e edicionit të dytë të "Dancing with the stars". Në vitin 2012 erdhi në jetë vajza e tyre, Anna. Një vit më vonë, ata u celebruan. Martesa e tyre përfundoi në divorc në tetor të 2015-s. Arsyeja e divorcit mendohet të ketë qenë largësia.




