Metropolitan

Surprizë! Justin publikon albumin e ri! *.*

Surprizë! Justin publikon albumin e ri! *.*
Getty


Adoleshenca na u rikthye para syve! Justin Bieber do të publikojë sot (11 korrik) një album të ri, të emëruar “SWAG”. Sipas raportimeve në The Hollywood Reporter, albumi i ri i Justin do të jetë nën logon e shtëpisë diskografike “Def Jam”.

Albumi erdhi surprizë dhe thashethemet nisën të qarkullojnë kur në Reykjavik të Islandës u shfaqën billboard-e me një portret bardhë e zi të këngëtarit dhe fjalën “SWAG”.

Justin e përforcoi thashethemin, duke postuar në Instagram Stories foto të një billboard-i të ngjashëm në Los Angeles më 10 korrik. Ai gjithashtu publikoi në Instagram fotot e një billboard-i në Times Square, New York me listën e këngëve të albumit të ri. Sipas fotos, albumi do të përmbajë 20 këngë, përfshirë “405,” “Swag,” “All I Can Take” dhe “Dadz Love.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Bieber (@lilbieber)

Po atë ditë, fituesi i Grammy-t postoi në Instagram Stories foto me të shoqen, Hailey dhe djalin e tyre, Jack Blues Bieber.

Surprizë! Justin publikon albumin e ri! *.*

Surprizë! Justin publikon albumin e ri! *.*

Sipas burimeve të THR, Justin punoi për pjesën më të madhe të albumit të ri në Islandë, ku organizoi edhe disa regjistrime muzikore me artistë të tjerë si DJ Tay James, HARV, Carter Lang dhe Eddie Benjamin. Burimi gjithashtu zbuloi se albumi do të përfshijë bashkëpunime me Gunna, Sexyy Red dhe Cash Cobain.

Ky projekt shënon albumin e tij të parë të plotë që prej "Justice" të vitit 2021, i cili përfshinte këngë si “Ghost” dhe “Peaches”, me Daniel Caesar dhe Giveon.

 

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅