Metropolitan

Ç'të bën dashuria! Pamela Anderson i paska kthyer Liam Neeson-it besimin tek takimet romantike

Ç'të bën dashuria! Pamela Anderson i paska kthyer Liam
Getty

 
Për ju që s’besoni në dashuri, duhet të dini se Pamela Anderson i ktheu partnerit besimin tek takimet romantike dhe romanca në përgjithësi.
 
Liam Neeson deklaroi se kishte hequr dorë nga takimet romantike, përpara se të niste një lidhje me Pamela Anderson. Tetorin e kaluar, nëntë muaj përpara se një burim të konfirmonte se aktorët e “The Naked Gun” ishin "në fazat e para" të një romance, aktori i nominuar për Oscar ishte shprehur sinqerisht se i kishte ndërprerë daljet me qëllime romantike.
 
I pyetur nëse kishte takime dashurie, Liam u përgjigj:

“Jo, që t’i bie shkurt. Kam dalë nga ajo fazë.”

73-vjeçari ishte i martuar me aktoren e “The Parent Trap”, Natasha Richardson, nga viti 1994 deri në vitin 2009, kur ajo u nda nga jeta. Më pas, ai u lidh me Freya St. Johnston dhe marrëdhënia e tyre zgjati 2 vjet.
 
Tanimë, Liam Neeson është lidhur me Pamela Anderson, 58 vjeç dhe një burim u shpreh se “po e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit”.

“Është diçka e sinqertë dhe është e qartë që janë shumë të tërhequr pas njëri-tjetrit”, vijoi personi anonim.

Ç'të bën dashuria! Pamela Anderson i paska kthyer Liam

Kjo u vu re edhe gjatë turneut global të promovimit të filmit të tyre. Gjatë një paraqitjeje në emisionin Today të martën, më 29 korrik, Liam Neeson dhe Pamela Anderson “u shtirën” sikur u kapën duke u puthur kur kamera u kthye drejt tyre. Një javë më parë, Pamela e puthi në faqe gjatë premierës së filmit në Londër.
 
Liam Neeson, i cili përpara se të martohej me Richardson kishte pasur lidhje me Barbra Streisand, Brooke Shields dhe Helen Mirren, foli me shumë entuziazëm për Pamela-n në intervistën për People në vitin 2024.

“Jam marrëzisht i dashuruar me Pamela-n. Është fantastike të punosh me të,” tha ai dhe shtoi: “Nuk mund ta lavdëroj sa duhet, të jem i sinqertë. Nuk ka ego të madhe. Vjen për të punuar. Është shumë gallatë dhe e bën shumë të thjeshtë që të punosh me të. Do të jetë fantastike në film,” shtoi ai.

Pamela Anderson ia ktheu komplimentet, duke e quajtur Liam “një zotëri i vërtetë”, duke vijuar: “Ai të nxjerr versionin më të mirë të vetes… me respekt, mirësi dhe përvoja. Ishte një nder i vërtetë të punoja me të.”
 
Epo, dashuria nuk ka moshë dhe ja ku jemi, në një marrëdhënie që duket shumë premtuese.

 

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅