News

Trendi shqetësues në rrjetet sociale: “Si ta godasësh kur ajo të refuzon”

Trendi shqetësues në rrjetet sociale: “Si ta godasësh kur

Një trend i rrezikshëm që po qarkullon në rrjetet sociale ka ngritur alarmin tek organizatat që luftojnë dhunën ndaj grave. Në videot që po shpërndahen masivisht, burra të ndryshëm shfaqen duke simuluar goditje me grushte, therje me thikë apo duke drejtuar armë nga kamera, në atë që ata e quajnë “stërvitje në rast se ajo thotë jo”.

“Ajo”, sipas përmbajtjes së videove, janë gratë që refuzojnë flirtet apo propozimet seksuale të tyre. Edhe pse shumë prej këtyre videove publikohen si “shaka” apo “satirë”, ekspertët paralajmërojnë se normalizimi i një gjuhe të tillë dhune mund të ketë pasoja reale dhe të rënda.

Një nga rastet që ka tronditur opinionin publik është ai i Alana Rosa, një 20-vjeçare nga Brazili, e cila dyshohet se u sulmua brutalisht pasi refuzoi një burrë që e ngacmonte vazhdimisht.

Sipas raportimeve, Luis Felipe Sampaio, i cili më herët i kishte bërë dhurata dhe përpjekje të vazhdueshme për ta bërë për vete, hyri me forcë në banesën e saj në São Gonçalo, pranë Rio de Janeiro, dhe e goditi me thikë dhjetëra herë. E reja mbijetoi pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale dhe një periudhe në koma të induktuar.

Nëna e saj deklaroi për autoritetet se i dyshuari kishte konsumuar përmbajtje të ngjashme në internet, duke shtuar edhe më shumë shqetësimet për ndikimin që mund të kenë këto trende online.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Brut (@brutamerica)

Rasti i Rosës nuk konsiderohet i izoluar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë dhe Sigurisë Publike në Brazil, më shumë se 1,400 gra janë vrarë nga burra gjatë vitit 2025, një shifër rekord për vendin.

Në të njëjtën kohë, një studim i realizuar nga Universiteti Federal i Rio de Janeiro-s identifikoi mbi 120 kanale në YouTube që promovojnë përmbajtje mizogjiniste dhe urrejtje ndaj grave, me miliona ndjekës.

Ekspertët e lidhin fenomenin me kulturën e “machismo”-s, një mentalitet që promovon dominimin mashkullor dhe e sheh refuzimin e grave si një sfidë ndaj pushtetit të burrit.

“Bëhet fjalë për një hierarki ku gratë vendosen poshtë burrave dhe trajtohen si vartëse”, u shpreh Fiona Macaulay, eksperte për dhunën ndaj grave në Brazil.

Autoritetet braziliane të krimit kibernetik kanë nisur hetime për videot dhe i kanë kërkuar platformave si TikTok të heqin përmbajtjet problematike. Megjithatë, video të ngjashme vazhdojnë të rishfaqen në rrjete të ndryshme sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hear Her Stories ???? (@hearherstories)

Ndërkohë, shumë gra në Brazil thonë se nuk ndihen më të sigurta as në jetën e përditshme. Për këtë arsye, disa shkolla të arteve marciale kanë nisur të ofrojnë kurse falas vetëmbrojtjeje për gratë që ndihen të rrezikuara.

REELS

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether

The disturbing trend on social networks: "How to hit her when she rejects you"

Trendi shqetësues në rrjetet sociale: “Si ta godasësh kur

A dangerous trend circulating on social media has raised alarm among organizations fighting violence against women. In videos that are being widely shared, various men are shown simulating punching, stabbing, or pointing guns at the camera, in what they call "practice in case she says no."

"She," according to the content of the videos, are women who reject their flirtations or sexual advances. Although many of these videos are published as "jokes" or "satire," experts warn that normalizing such violent language can have real and serious consequences.

One of the cases that has shocked public opinion is that of Alana Rosa, a 20-year-old from Brazil, who was allegedly brutally attacked after rejecting a man who was constantly harassing her.

According to reports, Luis Felipe Sampaio, who had previously given her gifts and made constant attempts to make her his, forced his way into her apartment in São Gonçalo, near Rio de Janeiro, and stabbed her dozens of times. The young woman survived after several surgeries and a period in an induced coma.

Her mother told authorities that the suspect had consumed similar content online, further raising concerns about the impact these online trends could have.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Brut (@brutamerica)

Rosa's case is not considered isolated. According to data from the Ministry of Justice and Public Security in Brazil, more than 1,400 women were killed by men in 2025, a record number for the country.

At the same time, a study conducted by the Federal University of Rio de Janeiro identified over 120 YouTube channels promoting misogynistic and misogynistic content, with millions of followers.

Experts link the phenomenon to the culture of " machismo ," a mentality that promotes male dominance and sees women's rejection as a challenge to men's power.

"It's about a hierarchy where women are placed below men and treated as subordinates," said Fiona Macaulay, an expert on violence against women in Brazil.

Brazilian cybercrime authorities have launched investigations into the videos and have asked platforms like TikTok to remove the problematic content. However, similar videos continue to resurface on various social networks.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hear Her Stories ???? (@hearherstories)

Meanwhile, many women in Brazil say they no longer feel safe in their daily lives. For this reason, some martial arts schools have started offering free self-defense courses to women who feel at risk.