Showbiz

140+ role, por Florjan Binaj thotë se ky person rrallë ka qeshur me të

140+ role, por Florjan Binaj thotë se ky person rrallë ka qeshur me
Foto: Florjan Binaj/ Andale Media

Florjan Binaj ka interpretuar mbi 140 role të ndryshme (me sa mban mend) gjatë karrierës si aktor humori, por personin që rrallë e ka bërë për të qeshur nuk është askush tjetër veç babait të tij!

I pyetur gjatë emisionit më të ri të Andale Media, “Me nder jush”, një late night show ndryshe, Binaj tregoi se ndonëse ka bërë një Shqipëri të tërë për të qeshur me role ikonike, "kritiku" më i madh i tij është as më shumë e as më pak sesa prindi i vet:

“Babi [zor se qesh me batutat e mia]. Babi im është tip që nuk shprehet shumë, përveçse kur dëgjon Sanremo-n. Atëherë qan, e mban gjithë vitin dhe pastaj aty shpërthen. Po është gjithmonë kështu, edhe kur bëja ndonjëherë ndonjë numër që çohej publiku në këmbë e duartrokiste, kthehesha nga babi dhe babi [bën fytyrë serioze].”

140+ role, por Florjan Binaj thotë se ky person rrallë ka qeshur me

Më tej, Binaj shtoi:

“Ka raste që edhe qesh, po në përgjithësi është shumë i vështirë për t’iu zhbërë ai zhgualli.”

Duke reflektuar më tej mbi kohën, Florjani tha:

“Kam përshtypjen se kanë qeshur më shumë dikur e s'qeshin më tani, ndoshta edhe kur bëhemi më të mëdhenj bëhemi ca më seriozë.”

Ky kontrast mes suksesit në skenë dhe seriozitetit në shtëpi, nuk është shumë i padëgjuar: ndonëse publiku shpesh ngrihet në këmbë e duartroket për një person të suksesshëm, njeriu më i afërt i tij mbetet një kritik i vështirë dhe një figurë që e mban me këmbë në tokë. S'ngjan aq keq kur e vendos kështu. :)

Intervista e plotë:

REELS

Dakord?

😑

🤓🤓🤓

Si ju duken?

💃

🤣🤣🤣🤣🤣

E kam një ide…

🤓 💅

😍😍😍

Uou!

140+ roles, but Florjan Binaj says this person has rarely laughed at him

140+ role, por Florjan Binaj thotë se ky person rrallë ka qeshur me
Photo: Florjan Binaj/ Andale Media

Florjan Binaj has played over 140 different roles (as far as he can remember) during his career as a comedian, but the person he has rarely made laugh is none other than his father!

Asked during Andale Media's newest show, ">"Me nder jush" , a different late night show  , Binaj told us that although he has made an entire Albania laugh with iconic roles, his biggest "critic" is neither more nor less than his own parent:

"Dad [hardly laughs at my jokes]. My dad is a guy who doesn't express himself much, except when he hears Sanremo. Then he cries, holds it in all year and then explodes. It's always like that, even when I did a number that the audience stood up and applauded, I would turn to dad and dad [makes a serious face]."

140+ role, por Florjan Binaj thotë se ky person rrallë ka qeshur me

Further, Binaj added:

"There are times when you even laugh, but in general it's very difficult to get rid of that shell."

Reflecting further on the time, Florjan said:

"I have the impression that they used to laugh more and they don't laugh anymore now, maybe even when we get older we become a little more serious."

This contrast between success on stage and seriousness at home is not entirely unheard of: while the audience often stands up and applauds a person, the person closest to them remains a harsh critic and a figure who keeps them grounded. It doesn't seem so bad when you put it that way. :)

Full interview: