
Sot, bëhen 4 vjet që nga vdekja e Dr. Florit. Ndonëse familjarët dhe miqtë e kujtojnë këngëtarin në çdo moment a këngë, në ditë të tilla, dedikimet kanë edhe më peshë.
Pak orë më parë, bashkëshortja e tij, Blerina Kondi postoi në llogarinë e saj të Instagram-it një foto të Florit me vajzën dhe djalin e porsalindur.
“Sot, 4 vjet pa babin! Dashuria babit do jetë gjithmonë me ne.”- shkruan ajo.
Nga ana tjetër, Turjan Hysko e kujton mikun e tij të vjetër përmes një video përmbledhëse me momente të ndryshme të Dr.Florit në ekran.
“Jeta shkon...Kështu ka qenë e kështu do të jetë gjithmonë, por ti pate luksin ta ndaloje kohën për të gjithë ne 4 vite më parë. Se ti s’je si të tjerët, ti ke qenë, je dhe do të mbetesh Dr. Flori!”- shkruan Turi teksa si tunguj për videon përkujtimore ka zgjedhur këngën e famshme të WSF, “Në krahët e tua do jem”.
Përveç tij, Ermal Mamaqi postoi gjithashtu një video vetëm pak minuta më parë, ku tregon se një pjesë speciale e 'Xing me Ermalin' do t'i dedikohet atij, përmes këngës që djemtë kanë kënduar bashkë, 'Ku ka si Tirona'.

Dr. Flori u nda nga jeta në 17 nëntor të 2014-ës, në moshën 35-vjeçare duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, Kaltrinën dhe Danielin.