
Këngëtarja e njohur Albina Kelmendi ka ndarë një lajm të ëmbël me ndjekësit e saj, duke zbuluar se është në pritje të fëmijës së parë. Artistja konfirmoi se familjes së saj së shpejti do t’i shtohet një anëtar i ri, duke hapur kështu një kapitull të ri në jetën personale.
Lajmi u bë publik në rrjete sociale, përmes një fotoje krah partnerit të saj, Valon Vataj.
“Po na pret një jetë e re… Dhe zemrat tona s’kanë qenë kurrë më të lumtura!”, shkroi këngëtarja krahas fotos.
View this post on Instagram
Një detaj që nuk i shpëtoi vëmendjes së publikut ishte ikona i një zemre blu në fund të mbishkrimit, duke zbuluar se çifti mund të jetë në pritje të një djali, megjithëse vetë ata nuk e kanë konfirmuar gjininë e bebit.
Urimet për Albina Kelmendi nuk kanë munguar, me fansa, kolegë dhe figura publike që kanë reaguar me komente të shumta, duke i uruar një shtatzëni të mbarë.
Ky lajm i bukur shënon një moment të rëndësishëm në jetën e artistes, e cila duket se po përjeton një nga periudhat më të lumtura të saj.
E po, urime!


