Anabelizim

Dalina Buzi: Pse të rinjtë në shesh mund ta shpëtojnë Shqipërinë

Dalina Buzi: Pse të rinjtë në shesh mund ta shpëtojnë

Ora 18:00 është ende ditë, por sheshi “Skënderbej” më dukej më i shndritshëm se kurrë, teksa shihja portretet e vajzave dhe djemve që prisnin me pankarta në duar të niste marshimi. Ishte ajo lloj drite që rrallë e sheh nëpër rrugët e Shqipërisë, sepse fatkeqësisht fillon e zbehet shumë shpejt sapo kalon të 25-tat, kur fillon të kuptosh që e përditshmja jote si individ e qytetar, kushtëzohet jo nga ligji, por nga mungesa e zbatimit të tij.  

Unë iu bashkova protestës për çështjen e Zvërnecit në ditën e katërt të saj, që ndodhi të jetë edhe më e madhja në numër. Njerëzit vërshonin si lumë në të dyja kahet e parkut pas statujës së Skënderbeut, në marshimin e tyre drejt Kryeministrisë. 

Dalina Buzi: Pse të rinjtë në shesh mund ta shpëtojnë

Shumica ishin tek të 20-tat. Qeveria socialiste ka ardhur në pushtet në vitin 2013. Ata që sot kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, ishin ende fëmijë, kur ai u zgjodh kryeministër. Në këto 13 vjet, ky brez nuk njeh asnjë tjetër përveç tij, si udhëheqës shteti. Nuk njeh as kryengritje, as përplasje të forta me opozitën. Madje nuk jam e sigurt nëse janë të qartë se cila është opozita (dyshoj se edhe vetë opozita e di.)

Dalina Buzi: Pse të rinjtë në shesh mund ta shpëtojnë

Duke lënë mënjanë informacionin akademik, ajo çfarë dinë nga prindërit e tyre e çfarë algoritmi u ka nxjerrë në skroll-et e përditshme është se Ilir Meta ka vjedhur dhe është në burg, Sali Berisha duhet të jetë në burg po s’është, Monika Kryemadhi mund të ishte në burg, po u bë opinioniste në “Big Brother”, Lali Eri dukej cool, por u fut edhe ai në burg; Saimir Tahiri ishte seksi, por edhe ai bëri burg, Arben Ahmetaj dyshoj ta njohin shumë, por ndoshta dinë që një ministër për burg u arratis; Belinda Balluku është ministrja e bukur e rrugëve, por që edhe atë duan ta fusin në burg. E njohin dhe Lulzim Bashën, “i famshmi i memeve që ngatërronte matematikën”, por ai u zhduk (ndoshta i shpëtoi burgut). 

Ky brez nuk u rrit me diskursin politik. Ndryshe nga brezi millennial, i cili parlamentin e shihte si një reality show përplasjesh deri edhe fizike mes PS-së dhe PD-së, Gjenerata Z e sotme, dukej sikur e pranoi Edi Ramën në rolin e babait nevrastanik të kombit që antagonistin e vetëm kishte SPAK-un. Nëse rrëzohej, do ta rrëzonte Altin Dumani a.k.a Amerika (dhe pasardhësit e tij.) Nëse do të vazhdonte të qëndronte, do të rrinte sepse kështu do të vendoste Altin Dumani a.k.a Amerika (apo pasardhësit e tij).

Dalina Buzi: Pse të rinjtë në shesh mund ta shpëtojnë
Foto: @almaalukuphotography/Instagram

Deri ditën e parë të protestës, askush nuk dyshonte që gjenerata e re, e rritur në një realitet politik të pazakontë, kishte humbur çdo lloj ndjesie ndaj aktivizmit. Ndërkohë që në Serbi apo Turqi protestat e të rinjve ndaj vendimeve të qeverisë mbushnin rrugët për ditë të tëra, për qeverinë tonë, armiku i vetëm i identifikuar i rinisë shqiptare ishte Tiktok-u. Edi Rama dha urdhër për bllokimin e tij për një vit pas vrasjes së 12-vjeçarit Martin Cani. Gjenerata Z, u anatemua edhe nga vetë ata që i sollën në jetë si “Gjeneratë dembele”, “Gjeneratë pa ambicie”, “Gjeneratë e përkëdhelur nga të mirat”, “Gjeneratë indiferente”. 

Në tendencën tonë prindërore, për t’i parë këta të rinj ende si fëmijë të papjekur, ramë në paqe me faktin që ky brez veç do të vazhdojë të scroll në Tiktok, derisa një ditë të kujtohet se duhet të paguajë qiranë e shtëpisë. 

Nga ana tjetër, ne si brez, trishtueshëm kishim bërë paqe me faktin që këtu asgjë nuk ndryshon. Si njohës dhe bashkëvuajtës të përditshëm e shumëvjeçarë të realitetit shqiptar, pranuam këtë qeverisje, jo si më e mira, por si zgjedhja më e mirë. Sa më shumë copëtohej opozita e degradonte në pabesueshmërinë e saj, aq më lart rritej pranimi i faktit, që askush nuk e bën këtë vend më mirë se Edi Rama. Rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare e dëshmoi: Partia Socialiste siguroi 83 nga 140 mandate në Kuvend, rezultati më i lartë i saj që nga zgjedhjet e 2013-ës. Partia Socialiste e interpretoi këtë rezultat si një “rritje e besimit.” Kur në fakt, ai rezultat ishte thjesht një dorëzim popullor në mungesë alternativash. 

E ndërsa diskursi politik ra, e njëkohësisht edhe interesi për të diskutuar politikë në familje e kafevene, askush nuk u kujtua të kuptonte se çfarë shohin realisht këta fëmijë kokëposhtë, të zhytur në scroll-sat e Tiktokut. 

Një studim i “Arizona University” tregon se të rinjtë nga moshat 15-25 vjeç që “vetëzgjedhin” lajmet që konsumojnë, janë më të prirur të marrin pjesë në ngjarje politike rinore ose protesta. 

Dalina Buzi: Pse të rinjtë në shesh mund ta shpëtojnë
Foto: @almaalukuphotography/Instagram

Unë asnjëherë nuk ia kam ndaluar Tiktok-un vajzave të mia pasi ato u bënë 12 vjeç, kur kuptoja që pjesa më e madhe e diskutimeve mes tyre ose me shoqëritë e tyre për çka shihnin, ishte shumë larg frikërave të mia. Kur Trump erdhi në pushtet, vajza ime e madhe (13 vjeç atëherë) qante me ditë të tëra, se Amerika kishte zgjedhur një diktator. Një herë tjetër, pak më e vogël, ajo nisi të ankohej për breshkat dhe kafshët e detit që po vdisnin nga plastika, sepse online ishte bërë virale një këngë për mbrojtjen e tyre. Sa herë më sheh që përdor AI, bëhet keq sepse më thotë që kjo teknologji po keqshfrytëzon burimet e ujit. Ajo e njeh dhe Clevion dhe Kozakun, i ka dalë në scrolls edhe Bonnie Blue. I sheh dhe qesh. Para syve të saj kalojnë me qindra informacione në ditë, por unë nuk mund të them se në ç’histori ndalon e rri më gjatë, cilës i rikthehet e kërkon të dijë më shumë dhe çfarë historie e frymëzon. Por di të them, që sa herë ka një ngjarje sociale, ajo flet për të. 

Njëjtë siç kanë folur edhe ata mijëra të rinj që po mbushin gjithnjë e më shumë sheshin “Skënderbej”. Atje, në vetminë e tyre, të ulur mbi fletoret e shkollës, mes streaks-ave të Snap-it e live-ve të Kozakut në celular dhe me 20 tabs të hapura në laptops, ku çdo tab nga Whatsapp-i e deri te projekti i shkollës në Word, ka të njëjtin rëndësi (që një Zot e di si i menaxhojnë paralelisht), ata, pa e ditur ne, çdo ditë janë ushqyer edhe me ndërgjegjen sociale. 

Dalina Buzi: Pse të rinjtë në shesh mund ta shpëtojnë
Foto: @almaalukuphotography/Instagram

Truri i tyre ende i paformuar shkencërisht, është ngacmuar me qindra-mijëra herë në vit nga meme e reels-a burgosjesh qeveritarësh e hetimesh të SPAK-ut, fiksuan fjalën “Oligark” nga Arlind Qorri, që partinë e tij e ndërtoi në rrjetet sociale dhe zgjodhi gjuhën që ngacmonte idealizmin rinor; JOQ-ja nga ana tjetër ka bërë punën e saj me bombardime të një Shqipërie ku të gjithë ankohen; algoritmi botëror u sjell zjarret e protestave të GEN Z në Katmandu, rrugët e tejmbushura më qindra mijëra studentë në Beograd, shohin si valviten flamujt e “One Piece” një manga japoneze e kthyer në emblemë globale e protestave të Gen Z. 

Në heshtjen e tyre, të padëshifrueshme për prindërit, ky brez – i rritur në paqe politike dhe “mes gjithë të mirash ushqimore” – nuk po qëndronte i painteresuar, por po priste një kauzë. Dhe kauza tashmë e përkthyer në Revolucionin e Flamingove, ishte e duhura sepse përmblidhte disa keywords që do të ngrinin në këmbë çdo bashkëmoshatar në botë: Oligarkia, mbrojtja e mjedisit dhe patriotizmi. Shtoji dhe viralitetin e mbiemrit “Trump” dhe faktin që investimi i shumëpërfolur në Shqipëri e çiftit Kushner-Trump është bërë diskutim mbarëbotëror dhe rinia e gjeti veten. 

Dalina Buzi: Pse të rinjtë në shesh mund ta shpëtojnë

Atë ditë në protestë unë dëgjova shumë lloj thirrjesh. Disa i qëndronin qëllimit të parë “Ruajtjen e zonave të mbrojtura”. Të tjerë thërrisnin për rrëzimin e menjëhershëm të kësaj qeverie dhe zhdukjen e opozitës aktuale, kishte edhe thirrje nacionaliste të llojit “Nuk i duam të huajt, toka është vetëm e jona.” Po të ulesha me ta veç e veç, do t’u shpjegoja që shumë nga kërkesat e tyre nuk realizohen dot, ose nuk realizohen ashtu siç i kërkojnë ata. Të tjerat s’kanë sens. Blendi Fevziu, postoi një reel si një leksion akademik, vetëm për t’i thënë rinisë se çdo lëvizje përfundon në zgjedhje dhe për t’iu treguar tërthorazi, që nëse ka zgjedhje, shumicën e merr prapë Partia Socialiste. Madje direkt pas këtij publikimi, një i ri më shkroi në DM: “Dalina, është e vërtetë kjo që thotë Fevziu?” Më pyeti, sikur të ishte një konspiracion a.k.a Alfred Çako, pa e ditur që moderatori thjesht citoi kushtetutën. 

Historia ka treguar se pak e nga pak të rriturit do të nisin të ndërhyjnë me eksperiencën e tyre, dhe të rinjtë do të mësojnë diçka të thjeshtë: sipas Kushtetutës, një protestë popullore, sado e gjatë, nuk e heq dot kryeministrin nëse ai vetë nuk jep dorëheqjen. Ai ose largohet vetë, ose e rrëzon parlamenti, ku PS ka 83 mandate dhe ku edhe opozita, me ndonjë përjashtim të papërfillshëm, është deklaruar pro projektit të Zvërnecit. Pra, do të duhej që deputetët, prindërit e shumë prej këtyre të rinjve, t'i kthenin shpinën kryetarit të tyre, gjë krejt e pamundur duke njohur fuqinë e Ramës mbi ta. Ndryshe, ai rri këtu deri në 2029.

Po njëlloj, asnjë nga kërkesat e tjera nuk zgjidhet në shesh. Rishikimi i projektit të Zvërnecit mund të vijë, por si fitore mbetet i debatueshëm, sepse projekt ende nuk ka. Amendamentet e 2024 për Zonat e Mbrojtura, Paketa e Maleve, plani i zhvillimit turistik, të gjitha kalojnë nga Kuvendi, nga Gjykata Kushtetuese ose nga kushti i BE-së për anëtarësim, jo nga pankartat. Studentët në Beograd e mbushën rrugën një vit e gjysmë për të rrëzuar qeverinë, dhe Vuçiç është ende në krye.

Dalina Buzi: Pse të rinjtë në shesh mund ta shpëtojnë

E vetmja gjë që Rama na detyrohet realisht është transparenca: të na shpjegojë projektin e Sazanit dhe, për hir të faktit që ne ia paraqesim shtetit kontratën tonë të qirasë, të shohim edhe ne të dokumentuar kontratën e shtetit shqiptar me investitorin Kushner & Co. Për këtë nuk duhet një protestë mbarëkombëtare shumëditore, mjaftojnë disa gazetarë të saktë. Ta dinë të rinjtë: Rama nuk ka nevojë fare për protestë, ka nevojë vetëm të zbatojë ligjin. Kështu argumentojmë ne, prindërit e tyre, që kaq vite kemi bërë pakt me këtë situatë, edhe kur shohim të zgjedhurit e kryeministrit të përfundojnë në burg njëri pas tjetrit, ndërsa administratori i tyre kryesor nuk merr asnjë përgjegjësi.

Por thënë të gjitha këto, do të ishte krim, që rinia të tërhiqej përpara këtyre të vërtetave. Do të ishte krim që t’ua vrisnim entuziasmin dhe ata të bëheshin si ne. Ne u bëmë të gjithë një problem i madh, fikëm çdo dritë shprese dhe po jetonim instiktivisht në rutinë tonë me cinizmin karakteristik shqiptar që lëkundet mes “e shtyjmë si të shtyhet” dhe “ky vend s’bëhet”.

Unë e kam mbështetur këtë protestë që në minutën e parë, sepse në radhë të parë, në egoizmin tim, gjeta pak ushqim shpirtëror. Si grua, si nënë adoleshentësh, si drejtuese e bizneseve ku punësoj e promovoj të rinj, si drejtuese mediash ku komunikoj çdo ditë me dhjetëra shqiptarë, kishte kohë që ndihesha sikur kjo politikë, kjo media i kishte bërë bllokadë një grupi shumë të madh vajzash e djemsh që nuk po ndiheshin më të përfaqësuar në inteligjencën, ambicien, natyrshmërinë, pasionin dhe optimizmin e tyre. E ndieja dhe e thoja publikisht që “provincionalizmi” i vërtetë është në media dhe se njerëzit në rrugë janë shumë më përparimtarë në mentalitet. E ndieja dhe e thoja publikisht që interesi i paepur ndaj lekut, ka krijuar një hendek shumë të madh jo vetëm financiar, por edhe një hendek botëkuptimi dhe ndjeshmërie, që është një krim duke konsideruar historinë tonë dhe përmasat gjeografike. Shihja se si vajzat e mia, të rritura këtu, nuk kuptonin 90% të shqipes televizive, të mentalitetit që paraqitej, nuk po krijonin dot një lidhje me kombin e tyre që i paraqitet në rrjetet sociale, përveçse me natyrën e tij. 

Dalina Buzi: Pse të rinjtë në shesh mund ta shpëtojnë

Protesta e kësaj rinie, mund të mos ketë të gjitha fitoret që ata i rendisin në pankartat e tyre, por ka një fitore të jashtëzakonshme: na zgjoi. I dha jetë e kuptim këtij vendi dhe në termat e Gen-Z, u bëmë relevant në të gjithë botën, si njerëz me mendim e me gojë. Pikërisht, ky brez i heshtur i celularit, foli siç duhet të flisnim edhe ne pa ndërprerje gjithë këto vite; ky brez që s’dinte ç’ishte politika i dha kuptim demokracisë; ky brez i “bukosur nga të mirat”, tregoi se djathi në frigorifer dhe furgoni i shkollës, nuk janë lukse përpara padrejtësive. 

Dalina Buzi: Pse të rinjtë në shesh mund ta shpëtojnë
Foto: @itsartes/Instagram

Nuk ka rëndësi çfarë e zbriti këtë rini në shesh: një grup Whatsapp-i, një pankartë funny, një hashtag apo një video pelikanësh kaçurrelë. Ata zbritën me një ndjeshmëri kolektive, po qëndrojnë aty dhe duhen mbështetur të mos heqin dorë. Ne, prindërit e tyre që qanim hallin se po izolohen në shtëpi nga teknologjia, duhet t’i shtyjmë të rrinë edhe më gjatë në rrugë; të shohin se nuk janë vetëm, të gjejnë zërin e tyre, të kuptojnë se ka plot si ata dhe të ndërgjegjësohen që ndryshimet mund të ndodhin, ndoshta jo të gjitha sot, por me këmbëngulje e qëndrueshmëri (që ne e humbëm) mund t’ia dalin. 

Për mua mrekullia më e madhe do të jetë që një ditë të themi “Ky vend bëhet” dhe shkëndija e parë e shpresës është ndezur këto ditë në bulevard. 

Sot, vërtet kemi mijëra të rinj pa axhendë të qartë dhe pa një sens se si do vijojë lëvizja, por mbështetja që ne u japim atyre, ndihmon të krijohet dalëngdalë një brez i ndërgjegjshëm votuesish dhe, qoftë afër ajo ditë, të krijojmë një shoqëri e re që do të cancel çdo lloj arrogance mediash apo pushteti, që haptazi vendos interesat personale, përpara të mirës së përbashkët. 

REELS

🦩❤️

👏

Ylli Limani shkelqeu mbreme ne naten e pare te recitalit te tij ne Tirane. Kengetari qe theu rekordin per shitjen me te shpejte te biletave brenda 24 oreve, u shoqerua gjate gjjthe koncertit me nje kor prej 15 mije njerezish qe dinin permendesh cdo kenge te artistit hitmaker te momentit ne trevat shqjptare. Edhe pse per 2 ore me rradhe, publiku u perfshi teresisht ne koncert, ne fund, pas daljes se Ylli Limanit nga skena, ata nuk harruan qe ne kor, te kendonin refrenin e famshem te protestes “Rama jepe doreheqjen” me baze muzikore “Seven Nation Army” nga White Stripes, interpretuar nga instrumentistet ne skene.

Vera është këtu dhe produktet natyrale dhe vegane @fresh_line_albania janë shoqëruesi perfekt për ditët e plazhit. ☀️🌿🏖️

🦩 📸 @gersi__qose

😌😌😌

🇦🇱 🔥 📸 xhoiskuta

E dini vet kujt duhet t’i bëni tag 🤓

Dalina Buzi: Why young people in the square can save Albania

Dalina Buzi: Pse të rinjtë në shesh mund ta shpëtojnë

 

It was still daylight at 6:00 PM, but Skanderbeg Square seemed brighter than ever, as I saw the portraits of girls and boys waiting with banners in their hands for the march to begin. It was the kind of light you rarely see on the streets of Albania, because unfortunately it starts to fade very quickly once you turn 25, when you start to realize that your daily life as an individual and citizen is conditioned not by the law, but by the lack of its implementation.  

I joined the protest over the Zvërnec issue on its fourth day, which happened to be the largest yet. People were streaming like a river on both sides of the park behind the Skanderbeg statue, marching towards the Prime Minister's Office. 

Most were in their 20s. The socialist government came to power in 2013. Those who today demand the resignation of Edi Rama were still children when he was elected prime minister. In these 13 years, this generation has known no one else but him as a state leader. It has known neither uprisings nor strong clashes with the opposition. I am not even sure if they are clear about who the opposition is (I suspect that even the opposition itself knows.)

Leaving aside academic information, what they know from their parents and what the algorithm has brought out in their daily scrolls is that Ilir Meta stole and is in prison, Sali Berisha should be in prison but is not, Monika Kryemadhi could be in prison, if she became an opinion writer on "Big Brother", Lali Eri looked cool , but he also went to prison; Saimir Tahiri was sexy, but he also went to prison, I doubt they know Arben Ahmetaj very well, but maybe they know that a minister for prison escaped; Belinda Balluku is the beautiful minister of roads, but they want to put him in prison too. They also know Lulzim Basha, "the famous meme that confused math", but he disappeared (perhaps he escaped prison). 

This generation did not grow up with political discourse. Unlike the millennial generation , which saw parliament as a reality show of clashes, even physical ones, between the SP and the DP, today's Generation Z seemed to accept Edi Rama in the role of the neurotic father of the nation whose only antagonist was SPAK. If he were to fall, he would bring down Altin Dumani aka Amerika (and his descendants). If he were to continue to stay, he would stay because that is how Altin Dumani aka Amerika (or his descendants) would establish himself.

Until the first day of the protest, no one suspected that the new generation, raised in an unusual political reality, had lost any sense of activism. While in Serbia or Turkey, youth protests against government decisions filled the streets for days, for our government, the only identified enemy of Albanian youth was Tiktok. Edi Rama ordered its blocking for a year after the murder of 12-year-old Martin Cani. Generation Z was anathema even by those who brought them into existence as “Lazy Generation”, “Generation without ambition”, “Generation pampered by the good”, “Generation indifferent”. 

In our parental tendency to see these young people as still immature children, we made peace with the fact that this generation will just continue to scroll through Tiktok until one day they remember that they have to pay rent. 

On the other hand, we as a generation had sadly made peace with the fact that nothing changes here. As daily and long-term acquaintances and fellow sufferers of the Albanian reality, we accepted this government, not as the best, but as the best choice. The more the opposition fragmented and degraded in its unreliability, the higher the acceptance of the fact grew that no one makes this country better than Edi Rama. The result of the last parliamentary elections proved it: the Socialist Party secured 83 out of 140 seats in the Assembly, its highest result since the 2013 elections. The Socialist Party interpreted this result as an “increase in trust.” When in fact, that result was simply a popular surrender in the absence of alternatives. 

And as political discourse declined, and at the same time, interest in discussing politics in families and coffeehouses, no one remembered to understand what these children, head over heels, immersed in Tiktok scrolls, were really seeing. 

A study by the University of Arizona shows that young people aged 15-25 who "self-select" the news they consume are more likely to participate in youth political events or protests. 

I never banned my daughters from TikTok after they turned 12, when I realized that most of the discussions between them or with their friends about what they were watching were far from my fears. When Trump came to power, my eldest daughter (13 years old at the time) cried for days, that America had elected a dictator. Another time, a little younger, she started complaining about turtles and sea animals dying from plastic, because a song about their protection had gone viral online. Every time she sees me using AI, she feels bad because she tells me that this technology is misusing water resources. She knows Clevio and Kozak, and Bonnie Blue has also appeared on her scrolls. She sees them and laughs. Hundreds of pieces of information pass before her eyes every day, but I can't tell which story she stops and stays on longer, which one she returns to and wants to know more about, and which story inspires her. But I can say that every time there is a social event, she talks about it. 

Njëjtë siç kanë folur edhe ata mijëra të rinj që po mbushin gjithnjë e më shumë sheshin “Skënderbej”. Atje, në vetminë e tyre, të ulur mbi fletoret e shkollës, mes streaks-ave të Snap-it e live-ve të Kozakut në celular dhe me 20 tabs të hapura në laptops, ku çdo tab nga Whatsapp-i e deri te projekti i shkollës në Word, ka të njëjtin rëndësi (që një Zot e di si i menaxhojnë paralelisht), ata, pa e ditur ne, çdo ditë janë ushqyer edhe me ndërgjegjen sociale. 

Truri i tyre ende i paformuar shkencërisht, është ngacmuar me qindra-mijëra herë në vit nga meme e reels-a burgosjesh qeveritarësh e hetimesh të SPAK-ut, fiksuan fjalën “Oligark” nga Arlind Qorri, që partinë e tij e ndërtoi në rrjetet sociale dhe zgjodhi gjuhën që ngacmonte idealizmin rinor; JOQ-ja nga ana tjetër ka bërë punën e saj me bombardime të një Shqipërie ku të gjithë ankohen; algoritmi botëror u sjell zjarret e protestave të GEN Z në Katmandu, rrugët e tejmbushura më qindra mijëra studentë në Beograd, shohin si valviten flamujt e “One Piece” një manga japoneze e kthyer në emblemë globale e protestave të Gen Z. 

Në heshtjen e tyre, të padëshifrueshme për prindërit, ky brez – i rritur në paqe politike dhe “mes gjithë të mirash ushqimore” – nuk po qëndronte i painteresuar, por po priste një kauzë. Dhe kauza tashmë e përkthyer në Revolucionin e Flamingove, ishte e duhura sepse përmblidhte disa keywords që do të ngrinin në këmbë çdo bashkëmoshatar në botë: Oligarkia, mbrojtja e mjedisit dhe patriotizmi. Shtoji dhe viralitetin e mbiemrit “Trump” dhe faktin që investimi i shumëpërfolur në Shqipëri e çiftit Kuchner-Trump është bërë diskutim mbarëbotëror dhe rinia e gjeti veten. 

Atë ditë në protestë unë dëgjova shumë lloj thirrjesh. Disa i qëndronin qëllimit të parë “Ruajtjen e zonave të mbrojtura”. Të tjerë thërrisnin për rrëzimin e menjëhershëm të kësaj qeverie dhe zhdukjen e opozitës aktuale, kishte edhe thirrje nacionaliste të llojit “Nuk i duam të huajt, toka është vetëm e jona.” Po të ulesha me ta veç e veç, do t’u shpjegoja që shumë nga kërkesat e tyre nuk realizohen dot, ose nuk realizohen ashtu siç i kërkojnë ata. Të tjerat s’kanë sens. Blendi Fevziu, postoi një reel si një leksion akademik, vetëm për t’i thënë rinisë se çdo lëvizje përfundon në zgjedhje dhe për t’iu treguar tërthorazi, që nëse ka zgjedhje, shumicën e merr prapë Partia Socialiste. Madje direkt pas këtij publikimi, një i ri më shkroi në DM: “Dalina, është e vërtetë kjo që thotë Fevziu?” Më pyeti, sikur të ishte një konspiracion a.k.a Alfred Çako, pa e ditur që moderatori thjesht citoi kushtetutën. 

Historia ka treguar se pak e nga pak të rriturit do të nisin të ndërhyjnë me eksperiencën e tyre, dhe të rinjtë do të mësojnë diçka të thjeshtë: sipas Kushtetutës, një protestë popullore, sado e gjatë, nuk e heq dot kryeministrin nëse ai vetë nuk jep dorëheqjen. Ai ose largohet vetë, ose e rrëzon parlamenti, ku PS ka 83 mandate dhe ku edhe opozita, me ndonjë përjashtim të papërfillshëm, është deklaruar pro projektit të Zvërnecit. Pra, do të duhej që deputetët, prindërit e shumë prej këtyre të rinjve, t'i ktheheshin shpinën kryetarit të tyre, gjë krejt e pamundur duke njohur fuqinë e Ramës mbi ta. Ndryshe, ai rri këtu deri në 2029.

Po njëlloj, asnjë nga kërkesat e tjera nuk zgjidhet në shesh. Rishikimi i projektit të Zvërnecit mund të vijë, por si fitore mbetet i debatueshëm, sepse projekt ende nuk ka. Amendamentet e 2024 për Zonat e Mbrojtura, Paketa e Maleve, plani i zhvillimit turistik, të gjitha kalojnë nga Kuvendi, nga Gjykata Kushtetuese ose nga kushti i BE-së për anëtarësim, jo nga pankartat. Studentët në Beograd e mbushën rrugën një vit e gjysmë për të rrëzuar qeverinë, dhe Vuçiç është ende në krye.

E vetmja gjë që Rama na detyrohet realisht është transparenca: të na shpjegojë projektin e Sazanit dhe, për hir të faktit që ne ia paraqesim shtetit kontratën tonë të qirasë, të shohim edhe ne të dokumentuar kontratën e shtetit shqiptar me investitorin Kushner & Co. Për këtë nuk duhet një protestë mbarëkombëtare shumëditore, mjaftojnë disa gazetarë të saktë. Ta dinë të rinjtë: Rama nuk ka nevojë fare për protestë, ka nevojë vetëm të zbatojë ligjin. Kështu argumentojmë ne, prindërit e tyre, që kaq vite kemi bërë pakt me këtë situatë, edhe kur shohim të zgjedhurit e kryeministrit të përfundojnë në burg njëri pas tjetrit, ndërsa administratori i tyre kryesor nuk merr asnjë përgjegjësi.

Por thënë të gjitha këto, do të ishte krim, që rinia të tërhiqej përpara këtyre të vërtetave. Do të ishte krim që t’ua vrisnim entuziasmin dhe ata të bëheshin si ne. Ne u bëmë të gjithë një problem i madh, fikëm çdo dritë shprese dhe po jetonim instiktivisht në rutinë tonë me cinizmin karakteristik shqiptar që lëkundet mes “e shtyjmë si të shtyhet” dhe “ky vend s’bëhet”.

I supported this protest from the first minute, because first and foremost, in my selfishness, I found little spiritual food. As a woman, as a mother of teenagers, as a business manager where I employ and promote young people, as a media manager where I communicate every day with dozens of Albanians, I had long felt as if this policy, this media had blocked a very large group of girls and boys who no longer felt represented in their intelligence, ambition, naturalness, passion and optimism. I felt it and said it publicly that the real “provincialism” is in the media and that people on the street are much more progressive in mentality. I felt it and said it publicly that the inexorable interest in the lek has created a very large gap, not only financial, but also a gap in worldview and sensitivity, which is a crime considering our history and geographical dimensions. I saw how my daughters, raised here, did not understand 90% of the Albanian on television, the mentality that was presented, they were unable to create a connection with their nation that was presented to them on social networks, except with its nature. 

The protest of this youth may not have all the victories they list on their banners, but it has one extraordinary victory: it woke us up. It gave life and meaning to this country and, in Gen-Z terms, we became relevant all over the world, as people with thoughts and words. Precisely, this silent generation of mobile phones spoke as we should have spoken without interruption all these years; this generation that did not know what politics was gave meaning to democracy; this generation "breaded with good things" showed that cheese in the fridge and a school van are not luxuries in the face of injustice. 

It doesn't matter what brought these youth to the streets: a Whatsapp group, a funny banner, a hashtag or a video of curly pelicans. They came down with a collective sensitivity, they are standing there and need to be supported not to give up. We, their parents who lamented the fact that they are isolating themselves at home from technology, must push them to stay on the streets even longer; to see that they are not alone, to find their voice, to understand that there are many like them and to realize that changes can happen, maybe not all today, but with perseverance and resilience (which we have lost) they can succeed. 

For me, the greatest miracle will be that one day we say, "This place is done," and the first spark of hope has been lit these days on the boulevard. 

Today, we truly have thousands of young people without a clear agenda and without a sense of how the movement will continue, but the support we give them helps to slowly create a generation of conscious voters and, may that day come, to create a new society that will cancel any kind of arrogance of the media or power, which openly puts personal interests before the common good.