Anabelizim

Pse po flet gjithë Shqipëria për Vjosë-Nartën? Një guidë për të kuptuar çështjen

Pse po flet gjithë Shqipëria për Vjosë-Nartën? Një
Foto e gjeneruar me AI

Përditësim, 3 qershor 2026: vijon protesta, pavarësisht se ndaj qytetarëve fillimisht u hodh ujë me përmbajtje piperi. Pasi thyen kordonin policor, protestuesit marshuan drejt kryeministrisë, ku qëndruan edhe pse pati rreshje shiu.

View this post on Instagram
 
A post shared by Anabel Media (@anabel.entertainment)

Përditësim, 2 qershor 2026: vijon protesta

View this post on Instagram
 
A post shared by Anabel Media (@anabel.entertainment)

Përditësim, 1 qershor 2026: Me sloganin “Nga Zvërneci deri në Rrjoll, shqiptarët po thonë boll!”, qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile zhvilluan një protestë të dytë kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura dhe rrethimit të plazhit të Dalanit në Zvërnec. Protestuesit u mblodhën fillimisht përpara Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, më pas marshuan drejt Ministrisë së Brendshme, ku rrethuan simbolikisht godinën me tela me gjemba, në shenjë proteste ndaj gardhit të ngritur në zonën bregdetare të Zvërnecit. Tubimi vijoi drejt Kryeministrisë, ndërsa protestuesit brohorisnin slogane si “Anulo projektin” dhe “Shqipëria e shqiptarëve, jo e oligarkëve”.

Pse po flet gjithë Shqipëria për Vjosë-Nartën? Një

Më poshtë gjeni versionin origjinal të artikullit:

Në fillim ishte një peizazh i mbrojtur. Pastaj pamë renderat luksozë, kompanitë offshore, gardhet me tela, banorët që thonë se nuk hyjnë dot më në tokat e tyre, dhuna në protestë dhe, në fund, Rama dhe SPAK.

Vjosë-Narta nuk është më vetëm një debat për mjedisin, por është kthyer në një nga dosjet më të ndjeshme publike të momentit: një histori ku përplasen turizmi luksoz, zonat e mbrojtura, pronat e kontestuara, investitorët ndërkombëtarë, dyshimet dhe pyetja se kush ka realisht pushtet mbi bregdetin shqiptar.

Pse po flet gjithë Shqipëria për Vjosë-Nartën? Një

Nuk është vetëm debat për mjedisin

Vjosë-Narta nuk është veçse një peizazh i bukur bregdetar, por edhe një nga zonat më të rëndësishme natyrore të Shqipërisë, pjesë e një ekosistemi ku bashkohen laguna, deti, pylli, lumi, dunat e rërës dhe habitatet e shpendëve migratorë. Për këtë arsye, prej vitesh ajo mban status mbrojtjeje.

Por sot, Vjosë-Narta është kthyer në qendrën e një përplasjeje shumë më të madhe: mes zhvillimit turistik dhe mbrojtjes së natyrës; mes investimeve të huaja dhe pronave të kontestuara; mes vendimmarrjes së qeverisë dhe mungesës së transparencës; mes qytetarëve që protestojnë dhe strukturave private që rrethojnë plazhe publike.

Pse po flet gjithë Shqipëria për Vjosë-Nartën? Një

Dallimi: Vjosa Park Kombëtar, Vjosë-Narta Peizazh i Mbrojtur

Në mars 2023, pas protestave dhe fushatave të vazhdueshme, Shqipëria u vlerësua ndërkombëtarisht për shpalljen e Lumit Vjosa Park Kombëtar. Ky ishte një moment historik, sepse Vjosa u konsiderua si lumi i parë i egër në Europë me këtë nivel mbrojtjeje.

Por këtu duhet bërë një dallim i rëndësishëm: Park Kombëtar është lumi Vjosa, ndërsa Vjosë-Narta është Peizazh i Mbrojtur. Ky dallim është thelbësor, sepse statusi ligjor përcakton se çfarë lejohet dhe çfarë ndalohet në territor.

Park Kombëtar dhe Peizazh i Mbrojtur janë dy kategori të ndryshme të zonave të mbrojtura. Në një Park Kombëtar, mbrojtja e natyrës ka nivel më të lartë dhe ndërhyrjet janë shumë më të kufizuara. Në një Peizazh të Mbrojtur, mbrojtja e natyrës dhe zhvillimi mund të bashkëjetojnë, por vetëm brenda kufijve të përcaktuar nga ligji dhe planet e menaxhimit.

Pikërisht për këtë arsye debati për resortet në Zvërnec dhe Pishë Poro është juridikisht i mundur: zona ndodhet brenda Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë, jo brenda Parkut Kombëtar të Vjosës. Megjithatë, ambientalistët argumentojnë se vlerat ekologjike të Vjosë-Nartës janë aq të larta sa duhet të trajtohet me të njëjtin kujdes si një park kombëtar.

Vieë this post on Instagram
 
A post shared by PPNEA (@ppnea)

Çfarë po mbrohet realisht?

Zona ka vlera të jashtëzakonshme ligatinore, bregdetare, dunore dhe pyjore. Dokumentet zyrtare dhe rrjetet ndërkombëtare të ruajtjes e përshkruajnë Vjosë-Nartën si zonë kandidate Emerald, IBA/KBA, me më shumë se 34 mijë shpendë ujorë dimërues.

Në këtë territor janë identifikuar 26 lloje globalisht të rrezikuara, 189 lloje të rrezikuara në Shqipëri, 118 lloje të mbrojtura në shkallë kombëtare e ndërkombëtare, rreth 800 bimë enësore dhe dunat unike të rërës në Nartë.

Me fjalë të tjera, ky nuk është një debat abstrakt për “gjelbërimin”, por një debat për një nga ekosistemet më të pasura dhe më të brishta të vendit.

Çfarë është secila zonë?

Laguna e Nartës – një nga lagunat më të rëndësishme të Shqipërisë dhe zemra ekologjike e kompleksit Vjosë-Nartë; habitat i flamingove, pelikanëve dhe mijëra shpendëve migratorë.

Zvërneci – fshat bregdetar në anën jugore të lagunës. Përballë tij ndodhet ishulli i Zvërnecit me Manastirin e Shën Mërisë, një nga monumentet më të njohura të zonës.

Narta – fshati historik pranë Vlorës, nga i cili laguna merr emrin.

Pishë Poro – zona pyjore, dunore dhe bregdetare në veri të lagunës së Nartës; pikërisht këtu po zhvillohet projekti turistik që ka nxitur konfliktin më të madh publik.

Akërnia – zona ku po ndërtohet Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, në afërsi të pjesës veriore të lagunës së Nartës.

Grykëderdhja e Vjosës – zona ku lumi Vjosa derdhet në Adriatik, duke krijuar një sistem të lidhur ekologjikisht me lagunën, dunat, pyjet bregdetare dhe habitatet e shpendëve.

Pse po flet gjithë Shqipëria për Vjosë-Nartën? Një

Për ta thënë shumë thjesht: Aeroporti është në Akërni, resorti i lidhur me Kushner po zhvillohet në Pishë Poro/Zvërnec, ndërsa të gjitha këto ndodhen brenda të njëjtit kompleks ekologjik të Vjosë-Nartës. Kjo është arsyeja pse në debat shpesh përmenden bashkë Akërnia, Pishë Poro, Zvërneci, Narta dhe Vjosa, edhe pse janë zona të ndryshme brenda së njëjtës hapësirë të mbrojtur.

Ligji i vitit 2024: dera që u hap për turizmin me pesë yje

Në vitin 2024, Kuvendi miratoi ndryshime në ligjin për zonat e mbrojtura. Në pamje të parë, ndryshimet u paraqitën si një mënyrë për të mundësuar turizëm cilësor dhe investime të kontrolluara.

Por për organizatat mjedisore, ky ishte momenti kur ndryshoi filozofia e mbrojtjes.

Ligji nr. 21/2024 futi përkufizimin e “turizmit të ekselencës”, të kuptuar si turizëm që ofron akomodim në struktura me jo më pak se 5 yje, me standarde të larta arkitektonike e mjedisore dhe me infrastrukturë mbështetëse.

Ndryshimet prekën nenet që rregullojnë kategoritë e zonave të mbrojtura: park kombëtar, rezervat natyror i menaxhuar/park natyror, zonë e mbrojtur detare dhe peizazh i mbrojtur. Në praktikë, kjo hapi rrugë për infrastrukturë, hoteleri dhe turizëm në një shkallë më të gjerë sesa parashikonte ligji i mëparshëm i vitit 2017.

Kur krahasohet me tekstin origjinal të vitit 2017, ndryshimi bëhet më i qartë. Në ligjin e vjetër, nënzona qendrore ndalonte shprehimisht “ndërtime të çdo lloji”. Ligji i ri e zbuti këtë ndalim absolut dhe shtoi formulën se ndalimet vlejnë nëse nuk janë në funksion ose mbështetje të veprimtarive të lejuara.

Për ambientalistët, ky është momenti kur zonat e mbrojtura pushuan së trajtuari si territore të paprekshme dhe nisën të shihen si hapësira ku mund të negociohet zhvillimi.

Bashkimi Europian: Kur “zhvillimi” duhet të rishikohet

Ligji 21/2024 nuk është vënë në pikëpyetje vetëm brenda Shqipërisë, por është përmendur edhe në dokumentet zyrtare të Bashkimit Europian për procesin e anëtarësimit.

Në pjesën që lidhet me mbrojtjen e natyrës, BE kërkon që Shqipëria të vazhdojë përafrimin me rregullat europiane, përfshirë edhe shfuqizimin e dispozitave të papajtueshme që janë miratuar përmes ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura, pra Ligji nr. 21/2024. Në të njëjtën pjesë, kërkohet edhe mbyllja e legjislacionit të vitit 2015 për investimet strategjike.

Pra, në gjuhën e dokumenteve europiane, ato lexohen si dispozita të papajtueshme me mbrojtjen e natyrës. 

Para resorteve ishte aeroporti

Konflikti i parë i madh në Vjosë-Nartë ishte aeroporti i Vlorës/Nartës.

Associated Press raportoi në shkurt 2023 se aeroporti, me vlerë rreth 104 milionë euro, me pistë 3.2 km dhe kapacitet të pritshëm deri në 2 milionë pasagjerë në vit, po ndërtohej pranë lagunës së Nartës. Mjedisorët e konsideruan zonën kritikisht të ndjeshme, jo vetëm për biodiversitetin, por edhe për sigurinë e fluturimeve për shkak të shpendëve migratorë.

Komisioni Europian e ngriti çështjen në raportet vjetore, ndërsa Konventa e Bernës rekomandoi pezullimin e punimeve derisa të kryhej një vlerësim më i thelluar mjedisor.

Qeveria shqiptare e mbrojti aeroportin. Sipas saj, vendi ishte zgjedhur si alternativa më e favorshme dhe projekti nuk cenonte mjedisin në mënyrën që pretendonin kundërshtarët.

Për shumë ambientalistë, aeroporti ishte prova e parë se kufiri mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës po zhvendosej gradualisht. Debati që nisi me pistën e avionëve do të rikthehej pak vite më vonë, kësaj radhe me resorte turistike.

Pse po flet gjithë Shqipëria për Vjosë-Nartën? Një

Si hyn Jared Kushner në histori

Në këtë terren politik dhe ligjor hyn Jared Kushner.

Reuters dhe Bloomberg e kanë identifikuar Kushner si ish-këshilltar të lartë të Donald Trump, dhëndrin e tij, bashkëshortin e Ivanka Trump dhe themeluesin e Affinity Partners në vitin 2021.

Në mars 2024, Bloomberg raportoi se Affinity po ndiqte tri marrëveshje zhvillimi pronash në Ballkan, me vlerë potencialisht mbi 1 miliard dollarë, përfshirë Shqipërinë. Reuters raportoi po ashtu se Kushner kishte plane për zhvillim turistik pranë Vlorës dhe në Sazan.

Zyrtarisht, dokumentet më të qarta lidhen me Sazanin. Por paralelisht, media amerikane dhe raportime të tjera e lidhën interesin e familjes Trump/Kushner edhe me Zvërnecin dhe zonën e Vjosë-Nartës.

Sazani është zyrtar. Zvërneci mbetet më i paqartë

Për Sazanin, projekti është paraqitur si një investim turistik luksoz në ishullin që dikur shërbente si bazë ushtarake. Për Zvërnecin dhe Vjosë-Nartën, situata është më e paqartë.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), tha më 29 maj 2024 se nuk ishte paraqitur asnjë shprehje interesi për zhvillimin e një resorti turistik në Zvërnec. Në janar 2026, AIDA shkoi edhe më tej, duke deklaruar se nuk ekzistonte asnjë dosje, procedurë apo komunikim që të lidhej drejtpërdrejt ose tërthorazi me Ivanka Trump, përfaqësuesit e saj apo partnerë të mundshëm të lidhur me të për investime në Zvërnec.

Ky është një fakt kyç: pretendimi publik për interes në Zvërnec nuk rezultonte i materializuar në AIDA, të paktën në burimet zyrtare.

Megjithatë, terreni tregonte një histori tjetër: në zonë kishin nisur lëvizje, kompani, kontrata, rrethime dhe një projekt që media amerikane e kanë lidhur me orbitën Kushner/Trump.

Ku mbaron Kushner dhe ku fillon rrjeti lokal

Emri që dominon titujt është Jared Kushner. Por investigimi i BIRN sugjeron se historia e Zvërnecit nuk mund të shpjegohet vetëm përmes një investitori amerikan.

Pas projektit shfaqet një rrjet shumë më kompleks interesash vendore: kompani offshore, pronarë të kontestuar, ish-gjyqtarë, avokatë të akuzuar për falsifikim, biznesmenë të përfshirë në konflikte pronësie dhe emra të lidhur me grupe të fuqishme ekonomike në Shqipëri.

Kjo e zhvendos historinë nga një projekt luksoz ndërkombëtar te një dosje shumë më shqiptare: kush i zotëron realisht tokat, si janë fituar ato dhe pse shteti ka dhënë leje zhvillimi në një territor ku pronësia mbetet ende e kundërshtuar.

Kompania offshore në qendër të projektit

Kompania që po zhvillon projektin në zonë është “Zvërnec South Adriatic Development”.

Media amerikane e ka lidhur projektin me dy vëllezër miliarderë nga Katari dhe Jared Kushner. Ndërkohë, kompania është regjistruar përmes një strukture offshore të lidhur me një trust në Holandë, ndërsa pronarët përfitues mbeten anonimë.

Një prej kompanive në zinxhir, “Blue Industries Investment Holding B.V.”, zotërohet nga pesë individë anonimë nga Shqipëria, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë pasi asnjëri prej tyre nuk zotëron më shumë se 25% të aksioneve.

Sipas dokumenteve të siguruara nga BIRN përmes të drejtës për informim, projekti parashikon ndërtime në Pishë Poro dhe kontrata me individë e kompani që zotërojnë mbi 2.5 milionë metra katrorë tokë në Zvërnec dhe Nartë.

Çfarë është një kompani offshore?

Një kompani offshore është një kompani e regjistruar në një shtet tjetër nga ai ku zhvillohet aktiviteti real. Për shembull, në rastin e Zvërnecit, projekti zhvillohet në Shqipëri, por struktura juridike kalon përmes Holandës.

Kjo nuk është automatikisht e paligjshme. Shumë investitorë ndërkombëtarë përdorin struktura offshore për arsye fiskale, juridike ose administrative.

Problemi lind kur këto struktura e bëjnë të vështirë të kuptohet kush janë pronarët e vërtetë, kush merr fitimet dhe kush kontrollon vendimmarrjen.

Në një projekt kaq të ndjeshëm, që prek një zonë të mbrojtur dhe prona të kontestuara, mungesa e transparencës mbi pronësinë reale është pjesa qendrore e debatit.

Çfarë fsheh zinxhiri i pronave?

Investigimi i BIRN e bën çështjen edhe më të rëndë, sepse tregon se pas projektit nuk qëndron vetëm një kompani me profil ndërkombëtar, por një rrjet lokal individësh dhe kompanish me histori problematike.

Në këtë rrjet përfshihen një biznesmen i përmendur në lidhje me hetime të mëparshme për mafian italiane, një ish-gjyqtar që ka dhënë dorëheqjen për shkak të procesit të vetingut, vajza e një avokati të akuzuar për falsifikim, kompania e një biznesmeni të vrarë dhe individë të lidhur me një prej oligarkëve më të mëdhenj në Shqipëri.

Qartazi, projekti kalon përmes një zinxhiri kompanish dhe kontratash që e bëjnë shumë më të vështirë leximin e pronësisë reale. Dhe pikërisht këtu nis pyetja më e rëndësishme: nëse toka është objekt konfliktesh gjyqësore, si mund të ecë përpara një projekt zhvillimi kaq i madh?

Çfarë është një trust?

Një trust mund të mendohet si një “kuti ligjore”. Brenda saj vendosen pasuri, kompani ose aksione. Më pas, një administrator i quajtur trustee i menaxhon ato, ndërsa përfituesit realë quhen beneficiaries.

Kjo do të thotë se pronari i dukshëm dhe përfituesi real mund të mos jenë i njëjti person.

Edhe trustet nuk janë automatikisht të paligjshme. Por në projekte publike ose në territore me ndjeshmëri të lartë, ato shtojnë nevojën për transparencë, sepse publiku ka të drejtë të dijë kush përfiton realisht nga një vendimmarrje që prek tokën, natyrën dhe aksesin publik.

Vieë this post on Instagram
 
A post shared by Save the Blue Heart of Europe (@blueheartrivers)

Banorët pas gardhit: “Na kërkojnë vizë për tokat tona”

Një nga pjesët më të forta të historisë është ajo e banorëve të Zvërnecit dhe Pishë Poros.

Sipas BIRN, banorët kanë më shumë se dy dekada që janë në konflikte gjyqësore për tokat në zonë. Disa pretendojnë se tokat janë të trashëguara nga familjet e tyre dhe se i kanë rifituar përmes ligjit 7501. Të tjerë përballen me vendime administrative dhe gjyqësore që ua njohin pronësinë palëve të tjera.

Në fund të prillit 2026, banorët panë makineritë e rënda të hynin në zonë. Pak ditë më vonë, u ngritën gardhe metalike dhe tela me gjemba, duke u ndaluar aksesin në plazh dhe në toka që ata pretendojnë se janë të tyre.

“Tani na kërkojnë vizë për të hyrë në tokat tona,” tha për BIRN Kostaq Konomi, kryeplaku i fshatit Zvërnec. Minella Balliu, një tjetër banor i përfshirë në betejat ligjore, tha: “Na kanë nxjerrë me forcë nga prona jonë."

Çfarë ka ndodhur konkretisht në terren?

Në terren, konflikti u bë i dukshëm kur në zonë hynë makineri të rënda, nisën punimet për rrugë dhe u vendosën gardhe metalike me tela me gjemba.

Për banorët, kjo nuk ishte thjesht nisje punimesh. Ishte momenti kur një territor që ata e kishin përdorur prej vitesh, si plazh, tokë apo hapësirë publike, u kthye në zonë të rrethuar.

Për ambientalistët, ndërhyrjet në Pishë Poro-Nartë cenojnë një peizazh të mbrojtur dhe rrezikojnë një ekosistem të brishtë. Për kompaninë dhe institucionet, punimet lidhen me një projekt zhvillimi të miratuar përmes procedurave zyrtare.

Vieë this post on Instagram
 
A post shared by Anabel Media (@anabel.entertainment)

Protesta, dhuna dhe roli i policisë

Më 23 maj, banorë dhe aktivistë u mblodhën në lagunën e Nartës për të protestuar kundër rrethimit të plazhit të Pishë Poros me tela me gjemba. Ata mbanin banderola kundër oligarkisë dhe në mbrojtje të natyrës. Një nga parullat ishte: “Vlora e Shqipërisë! Jo e mafies, jo e oligarkisë.”

Protestuesit u përballën me një kordon policësh të vendosur për të mbrojtur kantierin dhe makineritë e rënda.

Protesta u përshkallëzua në incidente të dhunshme. Punonjës të një kompanie sigurie private u përplasën fizikisht me banorë dhe aktivistë. Një protestues u tërhoq zvarrë brenda rrethimit dhe u dhunua.

Pas kësaj, situata u përshkallëzua me shkëmbim gurësh dhe përdorim të sprajit lotsjellës. Një ditë më pas, mijëra qytetarë protestuan në Tiranë kundër zaptimit të zonave të mbrojtura dhe kundër dhunës.

Rama: ndjesë për dhunën, mbrojtje për investimin

Kryeministri Edi Rama reagoi publikisht më 1 qershor 2026 për situatën në Zvërnec, pas protestave të banorëve dhe aktivistëve kundër rrethimit të zonës në Pishë Poro-Nartë.

Në nisje të reagimit, Rama u përpoq të ndajë dy çështje: dhunën ndaj protestuesit, të cilën e dënoi ashpër, dhe vetë projektin turistik, të cilin e mbrojti si një investim të jashtëzakonshëm për Shqipërinë.

Ai tha se e kuptonte revoltën publike dhe se, në vend të qytetarëve, edhe vetë do të ishte ngritur në protestë kundër qeverisë dhe kryeministrit. Rama e quajti aktin e rojeve private “të neveritshëm” dhe tha se ata “u sollën si kafshë” në sytë e policisë. Sipas tij, policia nuk duhej ta relativizonte dhunën, por të arrestonte menjëherë personat përgjegjës.

Megjithatë, pas distancimit nga dhuna, Rama e zhvendosi fokusin te ajo që ai e quajti manipulim i opinionit publik. Sipas tij, zemërimi i qytetarëve ishte ushqyer nga “legjenda” dhe pretendime të pavërteta: se shteti po i fal tokë Izraelit, se do të silleshin palestinezë në Zvërnec, apo se pas projektit qëndronin rusë që do të ndërtonin pallate.

Në thelb të mbrojtjes së tij qëndron argumenti ekonomik. Rama tha se projekti në Zvërnec është një investim prej 4 miliardë eurosh, me partnerë “të jashtëzakonshëm”, që synon ta vendosë Shqipërinë në “ligën e kampionëve të turizmit”.

Sipas tij, ky nuk është një projekt ndërtuesish që “shesin dhe ikin”, por një investim afatgjatë nga pronarë të terrenit, me para të mbikëqyrura nga agjencia kundër pastrimit të parave dhe partnerët ndërkombëtarë. Ai theksoi gjithashtu se kapitali nuk vinte nga Izraeli, por nga Katari.

Në këtë mënyrë, Rama e ndërtoi reagimin e tij mbi një kundërvënie të qartë: nga njëra anë, pranoi se dhuna ndaj protestuesit ishte e pajustifikueshme; nga ana tjetër, këmbënguli se zemërimi publik nuk duhet të përdoret për të rrëzuar një projekt që, sipas tij, përfaqëson një mundësi të madhe zhvillimi për vendin.

Vjosë-Narta: Nxitimi përpara se ligji të rishikohet

Këtu çështja bëhet më problematike. Nëse Bashkimi Europian ka kërkuar shfuqizimin e dispozitave të papajtueshme të Ligjit 21/2024 për Zonat e Mbrojtura, atëherë çdo zhvillim i madh që mbështetet te hapësirat e krijuara nga ky ligj duhet të trajtohet me kujdes të shtuar.

Nxitimi me të cilin janë shtyrë përpara punimet në Vjosë-Nartë, pa leje mjedisore dhe pa lejen për zhvillimin e projektit, ngre një pyetje të rëndësishme: a po ecet me shpejtësi pikërisht përpara se këto dispozita të rishikohen apo të shfuqizohen? Me fjalë të tjera, a po tentohet të krijohet një situatë e kryer në terren, në mënyrë që ndryshimet e mëvonshme ligjore të kenë më pak fuqi mbi projektet që tashmë kanë nisur?

SPAK hyn në dosje

Më 1 qershor 2026, çështja mori një kthesë të re kur SPAK konfirmoi për BIRN se kishte nisur hetime lidhur me projektin në Zvërnec.

Hetimet lidhen me mënyrën e përfitimit të tokave në zonën e mbrojtur, rrjetin e individëve dhe kompanive të përfshira, si edhe procedurat e zbatimit të projektit.

Për shkak se çështja është në fazë hetimore, SPAK nuk ka bërë publike detaje të tjera.

Pse kjo histori shkon përtej Zvërnecit

Në thelb, Vjosë-Narta është testi më i qartë i modelit të ri të zhvillimit në Shqipëri.

Në njërën anë qëndron narrativa e qeverisë: investime të mëdha, turizëm luksoz, zhvillim ekonomik, vende pune dhe pozicionim ndërkombëtar.

Në anën tjetër qëndron narrativa e banorëve dhe ambientalistëve: zona të mbrojtura që rrethohen me tela me gjemba, prona të kontestuara, kompani offshore, oligarkë, mungesë transparence dhe dhunë ndaj qytetarëve që kërkojnë të hyjnë në plazhet dhe tokat ku janë rritur.

Deri pak javë më parë, konflikti i Zvërnecit paraqitej kryesisht si një përplasje mes ambientalistëve, banorëve dhe qeverisë. Sot situata është shumë më komplekse.

Nga njëra anë kemi një projekt të promovuar ndërkombëtarisht si investim strategjik i lidhur me Jared Kushner dhe partnerët e tij. Nga ana tjetër kemi pretendime për prona të kontestuara, kompani offshore me pronësi jo transparente, konflikte gjyqësore të pazgjidhura, akuza për dhunë ndaj protestuesve dhe tashmë një hetim të nisur nga SPAK.

Sot, dosja e Zvërnecit nuk është më vetëm histori e një resorti, por se si Shqipëria vendos të përdorë territoret e saj më të çmuara.

Ky artikull është përditësuar pas publikimit me informacione shtesë dhe sqarime të mëtejshme. Titulli është riformuluar për të reflektuar më saktë përmbajtjen e versionit të përditësuar.

REELS

🦩❤️

👏

Ylli Limani shkelqeu mbreme ne naten e pare te recitalit te tij ne Tirane. Kengetari qe theu rekordin per shitjen me te shpejte te biletave brenda 24 oreve, u shoqerua gjate gjjthe koncertit me nje kor prej 15 mije njerezish qe dinin permendesh cdo kenge te artistit hitmaker te momentit ne trevat shqjptare. Edhe pse per 2 ore me rradhe, publiku u perfshi teresisht ne koncert, ne fund, pas daljes se Ylli Limanit nga skena, ata nuk harruan qe ne kor, te kendonin refrenin e famshem te protestes “Rama jepe doreheqjen” me baze muzikore “Seven Nation Army” nga White Stripes, interpretuar nga instrumentistet ne skene.

Vera është këtu dhe produktet natyrale dhe vegane @fresh_line_albania janë shoqëruesi perfekt për ditët e plazhit. ☀️🌿🏖️

🦩 📸 @gersi__qose

😌😌😌

🇦🇱 🔥 📸 xhoiskuta

E dini vet kujt duhet t’i bëni tag 🤓

Barbed Wire in Paradise: Inside the Vjosa-Nartë File

Pse po flet gjithë Shqipëria për Vjosë-Nartën? Një
AI-generated photo

At first it was a protected landscape. Then we saw the luxury renderings, the offshore companies, the barbed wire fences, the residents who say they can no longer enter their lands, the violence in the protests, and, finally, Rama and SPAK.

Vjosa-Narta is no longer just a debate about the environment, but has become one of the most sensitive public files of the moment: a story where luxury tourism, protected areas, disputed properties, international investors, suspicions and the question of who really has power over the Albanian coast collide.

Pse po flet gjithë Shqipëria për Vjosë-Nartën? Një

It's not just a debate about the environment

Vjosë-Narta is not only a beautiful coastal landscape, but also one of the most important natural areas of Albania, part of an ecosystem where lagoon, sea, forest, river, sand dunes and migratory bird habitats come together. For this reason, it has held a protected status for years.

But today, Vjosa-Narta has become the center of a much larger conflict: between tourist development and nature protection; between foreign investment and contested properties; between government decision-making and the lack of transparency; between protesting citizens and private structures surrounding public beaches.

Pse po flet gjithë Shqipëria për Vjosë-Nartën? Një

Distinction: Vjosa National Park, Vjosa-Narta Protected Landscape

In March 2023, after continuous protests and campaigns, Albania was internationally praised for declaring the Vjosa River a National Park. This was a historic moment, as the Vjosa was considered the first wild river in Europe with this level of protection.

But here an important distinction must be made: the Vjosa River is a National Park, while the Vjosa-Narta is a Protected Landscape. This distinction is essential, because the legal status determines what is permitted and what is prohibited in the territory.

National Park and Protected Landscape are two different categories of protected areas. In a National Park, nature protection is at a higher level and interventions are much more limited. In a Protected Landscape, nature protection and development can coexist, but only within the limits set by law and management plans.

This is precisely why the debate over the resorts in Zvërnec and Pishë Poro is legally possible: the area is located within the Vjosa-Nartë Protected Landscape, not within the Vjosa National Park. However, environmentalists argue that the ecological values ​​of Vjosa-Nartë are so high that it should be treated with the same care as a national park.

View this post on Instagram
 
A post shared by PPNEA (@ppnea)

What is really being protected?

The area has exceptional wetland, coastal, dune and forest values. Official documents and international conservation networks describe Vjosë-Nartë as an Emerald, IBA/KBA candidate area, with more than 34 thousand wintering waterfowl.

Në këtë territor janë identifikuar 26 lloje globalisht të rrezikuara, 189 lloje të rrezikuara në Shqipëri, 118 lloje të mbrojtura në shkallë kombëtare e ndërkombëtare, rreth 800 bimë enësore dhe dunat unike të rërës në Nartë.

Me fjalë të tjera, ky nuk është një debat abstrakt për “gjelbërimin”, por një debat për një nga ekosistemet më të pasura dhe më të brishta të vendit.

Çfarë është secila zonë?

Laguna e Nartës – një nga lagunat më të rëndësishme të Shqipërisë dhe zemra ekologjike e kompleksit Vjosë-Nartë; habitat i flamingove, pelikanëve dhe mijëra shpendëve migratorë.

Zvërneci – fshat bregdetar në anën jugore të lagunës. Përballë tij ndodhet ishulli i Zvërnecit me Manastirin e Shën Mërisë, një nga monumentet më të njohura të zonës.

Narta – fshati historik pranë Vlorës, nga i cili laguna merr emrin.

Pishë Poro – zona pyjore, dunore dhe bregdetare në veri të lagunës së Nartës; pikërisht këtu po zhvillohet projekti turistik që ka nxitur konfliktin më të madh publik.

Akërnia – zona ku po ndërtohet Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, në afërsi të pjesës veriore të lagunës së Nartës.

Grykëderdhja e Vjosës – zona ku lumi Vjosa derdhet në Adriatik, duke krijuar një sistem të lidhur ekologjikisht me lagunën, dunat, pyjet bregdetare dhe habitatet e shpendëve.

Pse po flet gjithë Shqipëria për Vjosë-Nartën? Një

Për ta thënë shumë thjesht: Aeroporti është në Akërni, resorti i lidhur me Kushner po zhvillohet në Pishë Poro/Zvërnec, ndërsa të gjitha këto ndodhen brenda të njëjtit kompleks ekologjik të Vjosë-Nartës. Kjo është arsyeja pse në debat shpesh përmenden bashkë Akërnia, Pishë Poro, Zvërneci, Narta dhe Vjosa, edhe pse janë zona të ndryshme brenda së njëjtës hapësirë të mbrojtur.

Pse po flet gjithë Shqipëria për Vjosë-Nartën? Një

Ligji i vitit 2024: dera që u hap për turizmin me pesë yje

Në vitin 2024, Kuvendi miratoi ndryshime në ligjin për zonat e mbrojtura. Në pamje të parë, ndryshimet u paraqitën si një mënyrë për të mundësuar turizëm cilësor dhe investime të kontrolluara.

Por për organizatat mjedisore, ky ishte momenti kur ndryshoi filozofia e mbrojtjes.

Ligji nr. 21/2024 futi përkufizimin e “turizmit të ekselencës”, të kuptuar si turizëm që ofron akomodim në struktura me jo më pak se 5 yje, me standarde të larta arkitektonike e mjedisore dhe me infrastrukturë mbështetëse.

Ndryshimet prekën nenet që rregullojnë kategoritë e zonave të mbrojtura: park kombëtar, rezervat natyror i menaxhuar/park natyror, zonë e mbrojtur detare dhe peizazh i mbrojtur. Në praktikë, kjo hapi rrugë për infrastrukturë, hoteleri dhe turizëm në një shkallë më të gjerë sesa parashikonte ligji i mëparshëm i vitit 2017.

Kur krahasohet me tekstin origjinal të vitit 2017, ndryshimi bëhet më i qartë. Në ligjin e vjetër, nënzona qendrore ndalonte shprehimisht “ndërtime të çdo lloji”. Ligji i ri e zbuti këtë ndalim absolut dhe shtoi formulën se ndalimet vlejnë nëse nuk janë në funksion ose mbështetje të veprimtarive të lejuara.

Për ambientalistët, ky është momenti kur zonat e mbrojtura pushuan së trajtuari si territore të paprekshme dhe nisën të shihen si hapësira ku mund të negociohet zhvillimi.

Pse po flet gjithë Shqipëria për Vjosë-Nartën? Një

Para resorteve ishte aeroporti

Konflikti i parë i madh në Vjosë-Nartë ishte aeroporti i Vlorës/Nartës.

Associated Press raportoi në shkurt 2023 se aeroporti, me vlerë rreth 104 milionë euro, me pistë 3.2 km dhe kapacitet të pritshëm deri në 2 milionë pasagjerë në vit, po ndërtohej pranë lagunës së Nartës. Mjedisorët e konsideruan zonën kritikisht të ndjeshme, jo vetëm për biodiversitetin, por edhe për sigurinë e fluturimeve për shkak të shpendëve migratorë.

Komisioni Europian e ngriti çështjen në raportet vjetore, ndërsa Konventa e Bernës rekomandoi pezullimin e punimeve derisa të kryhej një vlerësim më i thelluar mjedisor.

Qeveria shqiptare e mbrojti aeroportin. Sipas saj, vendi ishte zgjedhur si alternativa më e favorshme dhe projekti nuk cenonte mjedisin në mënyrën që pretendonin kundërshtarët.

Për shumë ambientalistë, aeroporti ishte prova e parë se kufiri mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës po zhvendosej gradualisht. Debati që nisi me pistën e avionëve do të rikthehej pak vite më vonë, kësaj radhe me resorte turistike.

Pse po flet gjithë Shqipëria për Vjosë-Nartën? Një

Si hyn Jared Kushner në histori

Në këtë terren politik dhe ligjor hyn Jared Kushner.

Reuters dhe Bloomberg e kanë identifikuar Kushner si ish-këshilltar të lartë të Donald Trump, dhëndrin e tij, bashkëshortin e Ivanka Trump dhe themeluesin e Affinity Partners në vitin 2021.

Në mars 2024, Bloomberg raportoi se Affinity po ndiqte tri marrëveshje zhvillimi pronash në Ballkan, me vlerë potencialisht mbi 1 miliard dollarë, përfshirë Shqipërinë. Reuters raportoi po ashtu se Kushner kishte plane për zhvillim turistik pranë Vlorës dhe në Sazan.

Zyrtarisht, dokumentet më të qarta lidhen me Sazanin. Por paralelisht, media amerikane dhe raportime të tjera e lidhën interesin e familjes Trump/Kushner edhe me Zvërnecin dhe zonën e Vjosë-Nartës.

Pse po flet gjithë Shqipëria për Vjosë-Nartën? Një

Sazani është zyrtar. Zvërneci mbetet më i paqartë

Për Sazanin, projekti është paraqitur si një investim turistik luksoz në ishullin që dikur shërbente si bazë ushtarake. Për Zvërnecin dhe Vjosë-Nartën, situata është më e paqartë.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), tha më 29 maj 2024 se nuk ishte paraqitur asnjë shprehje interesi për zhvillimin e një resorti turistik në Zvërnec. Në janar 2026, AIDA shkoi edhe më tej, duke deklaruar se nuk ekzistonte asnjë dosje, procedurë apo komunikim që të lidhej drejtpërdrejt ose tërthorazi me Ivanka Trump, përfaqësuesit e saj apo partnerë të mundshëm të lidhur me të për investime në Zvërnec.

Ky është një fakt kyç: pretendimi publik për interes në Zvërnec nuk rezultonte i materializuar në AIDA, të paktën në burimet zyrtare.

Megjithatë, terreni tregonte një histori tjetër: në zonë kishin nisur lëvizje, kompani, kontrata, rrethime dhe një projekt që media amerikane e kanë lidhur me orbitën Kushner/Trump.

Ku mbaron Kushner dhe ku fillon rrjeti lokal

Emri që dominon titujt është Jared Kushner. Por investigimi i BIRN sugjeron se historia e Zvërnecit nuk mund të shpjegohet vetëm përmes një investitori amerikan.

Pas projektit shfaqet një rrjet shumë më kompleks interesash vendore: kompani offshore, pronarë të kontestuar, ish-gjyqtarë, avokatë të akuzuar për falsifikim, biznesmenë të përfshirë në konflikte pronësie dhe emra të lidhur me grupe të fuqishme ekonomike në Shqipëri.

Kjo e zhvendos historinë nga një projekt luksoz ndërkombëtar te një dosje shumë më shqiptare: kush i zotëron realisht tokat, si janë fituar ato dhe pse shteti ka dhënë leje zhvillimi në një territor ku pronësia mbetet ende e kundërshtuar.

Kompania offshore në qendër të projektit

Kompania që po zhvillon projektin në zonë është “Zvërnec South Adriatic Development”.

Media amerikane e ka lidhur projektin me dy vëllezër miliarderë nga Katari dhe Jared Kushner. Ndërkohë, kompania është regjistruar përmes një strukture offshore të lidhur me një trust në Holandë, ndërsa pronarët përfitues mbeten anonimë.

Një prej kompanive në zinxhir, “Blue Industries Investment Holding B.V.”, zotërohet nga pesë individë anonimë nga Shqipëria, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë pasi asnjëri prej tyre nuk zotëron më shumë se 25% të aksioneve.

Sipas dokumenteve të siguruara nga BIRN përmes të drejtës për informim, projekti parashikon ndërtime në Pishë Poro dhe kontrata me individë e kompani që zotërojnë mbi 2.5 milionë metra katrorë tokë në Zvërnec dhe Nartë.

Çfarë është një kompani offshore?

Një kompani offshore është një kompani e regjistruar në një shtet tjetër nga ai ku zhvillohet aktiviteti real. Për shembull, në rastin e Zvërnecit, projekti zhvillohet në Shqipëri, por struktura juridike kalon përmes Holandës.

Kjo nuk është automatikisht e paligjshme. Shumë investitorë ndërkombëtarë përdorin struktura offshore për arsye fiskale, juridike ose administrative.

Problemi lind kur këto struktura e bëjnë të vështirë të kuptohet kush janë pronarët e vërtetë, kush merr fitimet dhe kush kontrollon vendimmarrjen.

Në një projekt kaq të ndjeshëm, që prek një zonë të mbrojtur dhe prona të kontestuara, mungesa e transparencës mbi pronësinë reale është pjesa qendrore e debatit.

Çfarë fsheh zinxhiri i pronave?

Investigimi i BIRN e bën çështjen edhe më të rëndë, sepse tregon se pas projektit nuk qëndron vetëm një kompani me profil ndërkombëtar, por një rrjet lokal individësh dhe kompanish me histori problematike.

Në këtë rrjet përfshihen një biznesmen i përmendur në lidhje me hetime të mëparshme për mafian italiane, një ish-gjyqtar që ka dhënë dorëheqjen për shkak të procesit të vetingut, vajza e një avokati të akuzuar për falsifikim, kompania e një biznesmeni të vrarë dhe individë të lidhur me një prej oligarkëve më të mëdhenj në Shqipëri.

Qartazi, projekti kalon përmes një zinxhiri kompanish dhe kontratash që e bëjnë shumë më të vështirë leximin e pronësisë reale. Dhe pikërisht këtu nis pyetja më e rëndësishme: nëse toka është objekt konfliktesh gjyqësore, si mund të ecë përpara një projekt zhvillimi kaq i madh?

Çfarë është një trust?

Një trust mund të mendohet si një “kuti ligjore”. Brenda saj vendosen pasuri, kompani ose aksione. Më pas, një administrator i quajtur trustee i menaxhon ato, ndërsa përfituesit realë quhen beneficiaries.

Kjo do të thotë se pronari i dukshëm dhe përfituesi real mund të mos jenë i njëjti person.

Edhe trustet nuk janë automatikisht të paligjshme. Por në projekte publike ose në territore me ndjeshmëri të lartë, ato shtojnë nevojën për transparencë, sepse publiku ka të drejtë të dijë kush përfiton realisht nga një vendimmarrje që prek tokën, natyrën dhe aksesin publik.

Vieë this post on Instagram
 
A post shared by Save the Blue Heart of Europe (@blueheartrivers)

Banorët pas gardhit: “Na kërkojnë vizë për tokat tona”

Një nga pjesët më të forta të historisë është ajo e banorëve të Zvërnecit dhe Pishë Poros.

Sipas BIRN, banorët kanë më shumë se dy dekada që janë në konflikte gjyqësore për tokat në zonë. Disa pretendojnë se tokat janë të trashëguara nga familjet e tyre dhe se i kanë rifituar përmes ligjit 7501. Të tjerë përballen me vendime administrative dhe gjyqësore që ua njohin pronësinë palëve të tjera.

Në fund të prillit 2026, banorët panë makineritë e rënda të hynin në zonë. Pak ditë më vonë, u ngritën gardhe metalike dhe tela me gjemba, duke u ndaluar aksesin në plazh dhe në toka që ata pretendojnë se janë të tyre.

“Tani na kërkojnë vizë për të hyrë në tokat tona,” tha për BIRN Kostaq Konomi, kryeplaku i fshatit Zvërnec. Minella Balliu, një tjetër banor i përfshirë në betejat ligjore, tha: “Na kanë nxjerrë me forcë nga prona jonë."

Pse po flet gjithë Shqipëria për Vjosë-Nartën? Një

Çfarë ka ndodhur konkretisht në terren?

Në terren, konflikti u bë i dukshëm kur në zonë hynë makineri të rënda, nisën punimet për rrugë dhe u vendosën gardhe metalike me tela me gjemba.

Për banorët, kjo nuk ishte thjesht nisje punimesh. Ishte momenti kur një territor që ata e kishin përdorur prej vitesh, si plazh, tokë apo hapësirë publike, u kthye në zonë të rrethuar.

Për ambientalistët, ndërhyrjet në Pishë Poro-Nartë cenojnë një peizazh të mbrojtur dhe rrezikojnë një ekosistem të brishtë. Për kompaninë dhe institucionet, punimet lidhen me një projekt zhvillimi të miratuar përmes procedurave zyrtare.

Vieë this post on Instagram
 
A post shared by Anabel Media (@anabel.entertainment)

Protesta, dhuna dhe roli i policisë

Më 23 maj, banorë dhe aktivistë u mblodhën në lagunën e Nartës për të protestuar kundër rrethimit të plazhit të Pishë Poros me tela me gjemba. Ata mbanin banderola kundër oligarkisë dhe në mbrojtje të natyrës. Një nga parullat ishte: “Vlora e Shqipërisë! Jo e mafies, jo e oligarkisë.”

Protestuesit u përballën me një kordon policësh të vendosur për të mbrojtur kantierin dhe makineritë e rënda.

Protesta u përshkallëzua në incidente të dhunshme. Punonjës të një kompanie sigurie private u përplasën fizikisht me banorë dhe aktivistë. Një protestues u tërhoq zvarrë brenda rrethimit dhe u dhunua.

Pas kësaj, situata u përshkallëzua me shkëmbim gurësh dhe përdorim të sprajit lotsjellës. Një ditë më pas, mijëra qytetarë protestuan në Tiranë kundër zaptimit të zonave të mbrojtura dhe kundër dhunës.

Vieë this post on Instagram
 
A post shared by Anabel Media (@anabel.entertainment)

Rama: ndjesë për dhunën, mbrojtje për investimin

Kryeministri Edi Rama reagoi publikisht më 1 qershor 2026 për situatën në Zvërnec, pas protestave të banorëve dhe aktivistëve kundër rrethimit të zonës në Pishë Poro-Nartë.

Në nisje të reagimit, Rama u përpoq të ndajë dy çështje: dhunën ndaj protestuesit, të cilën e dënoi ashpër, dhe vetë projektin turistik, të cilin e mbrojti si një investim të jashtëzakonshëm për Shqipërinë.

Ai tha se e kuptonte revoltën publike dhe se, në vend të qytetarëve, edhe vetë do të ishte ngritur në protestë kundër qeverisë dhe kryeministrit. Rama e quajti aktin e rojeve private “të neveritshëm” dhe tha se ata “u sollën si kafshë” në sytë e policisë. Sipas tij, policia nuk duhej ta relativizonte dhunën, por të arrestonte menjëherë personat përgjegjës.

Megjithatë, pas distancimit nga dhuna, Rama e zhvendosi fokusin te ajo që ai e quajti manipulim i opinionit publik. Sipas tij, zemërimi i qytetarëve ishte ushqyer nga “legjenda” dhe pretendime të pavërteta: se shteti po i fal tokë Izraelit, se do të silleshin palestinezë në Zvërnec, apo se pas projektit qëndronin rusë që do të ndërtonin pallate.

Në thelb të mbrojtjes së tij qëndron argumenti ekonomik. Rama tha se projekti në Zvërnec është një investim prej 4 miliardë eurosh, me partnerë “të jashtëzakonshëm”, që synon ta vendosë Shqipërinë në “ligën e kampionëve të turizmit”.

Sipas tij, ky nuk është një projekt ndërtuesish që “shesin dhe ikin”, por një investim afatgjatë nga pronarë të terrenit, me para të mbikëqyrura nga agjencia kundër pastrimit të parave dhe partnerët ndërkombëtarë. Ai theksoi gjithashtu se kapitali nuk vinte nga Izraeli, por nga Katari.

Në këtë mënyrë, Rama e ndërtoi reagimin e tij mbi një kundërvënie të qartë: nga njëra anë, pranoi se dhuna ndaj protestuesit ishte e pajustifikueshme; nga ana tjetër, këmbënguli se zemërimi publik nuk duhet të përdoret për të rrëzuar një projekt që, sipas tij, përfaqëson një mundësi të madhe zhvillimi për vendin.

Pse po flet gjithë Shqipëria për Vjosë-Nartën? Një

SPAK hyn në dosje

Më 1 qershor 2026, çështja mori një kthesë të re kur SPAK konfirmoi për BIRN se kishte nisur hetime lidhur me projektin në Zvërnec.

Hetimet lidhen me mënyrën e përfitimit të tokave në zonën e mbrojtur, rrjetin e individëve dhe kompanive të përfshira, si edhe procedurat e zbatimit të projektit.

Për shkak se çështja është në fazë hetimore, SPAK nuk ka bërë publike detaje të tjera.

Pse kjo histori shkon përtej Zvërnecit

Në thelb, Vjosë-Narta është testi më i qartë i modelit të ri të zhvillimit në Shqipëri.

On one side stands the government narrative: large investments, luxury tourism, economic development, jobs, and international positioning.

On the other side lies the narrative of residents and environmentalists: protected areas surrounded by barbed wire, contested properties, offshore companies, oligarchs, lack of transparency, and violence against citizens who seek to access the beaches and lands where they grew up.

Until a few weeks ago, the Zvërnec conflict was presented mainly as a clash between environmentalists, residents and the government. Today, the situation is much more complex.

On the one hand, we have a project promoted internationally as a strategic investment linked to Jared Kushner and his partners. On the other hand, we have claims of disputed properties, offshore companies with non-transparent ownership, unresolved judicial conflicts, accusations of violence against protesters, and now an investigation launched by SPAK.

Today, the Zvërnec file is no longer just the story of a resort, but of how Albania decides to use its most precious territories.