
Duket se Dj Geek nuk ka më asgjë për të fshehur.
Ai dhe partnerja e tij, Olsa Berani, kanë ndarë disa foto nga pushimet në Maldivet, dhe atmosfera është shumë romantike.

Mes rërës së bardhë dhe ujërave kristal, dyshja shfaqet shumë pranë njëri-tjetrit, duke konfirmuar publikisht marrëdhënien e tyre.
Në fakt, fillimisht, Dj Geek zgjodhi ta mbante larg vëmendjes identitetin e partneres. Por që nga momenti që Olsa u bë e njohur për publikun, dinamika ka ndryshuar. Postimet e përbashkëta po shtohen dhe prania si çift është bërë gjithnjë e më e dukshme.
Me pak fjalë, nuk po fshihen më.


