Showbiz

Ish-bashkëshorti i Cardi B, Offset, qëllohet me armë zjarri

Ish-bashkëshorti i Cardi B, Offset, qëllohet me armë zjarri
Foto: Jeff Kravitz/FilmMagic

Reperi Offset është qëlluar me armë zjarri në një incident që ndodhi jashtë një kazinoje në Seminole, Florida, sipas një burimi policor. Ai u dërgua menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme, ndërsa mjekët po e mbajnë nën vëzhgim të afërt.

Në një deklaratë, policia e Seminole bëri të ditur se ngjarja ndodhi në zonën e parkimit të kazinosë pas orës 19:00 të së hënës, duke rezultuar në plagosjen e një personi, i cili u transportua në një spital në Hollywood, Florida. Sipas autoriteteve, oficerët ndërhynë menjëherë dhe situata u vu shpejt nën kontroll.

Dy persona janë ndaluar në lidhje me ngjarjen dhe hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit. Policia theksoi se zona është e sigurt, nuk ka rrezik për publikun dhe aktiviteti në kazino vijon normalisht.

Një burim pranë situatës bëri të ditur se Offset pritet të jetë mirë dhe nuk ndodhet në terapi intensive, ndërsa deri tani nuk janë bërë publike detaje mbi vendin e saktë ku ai është plagosur.

Video të shpërndara në rrjetet sociale duket se tregojnë momentet pas ngjarjes, ku një person shoqërohet nga autoritetet duke çaluar, ndërsa një tjetër shihet i shtrirë në tokë i rrethuar nga forcat e rendit.

Ngjarja u raportua fillimisht nga mediet amerikane, ndërsa kujtohet se në vitin 2022, Takeoff, mik dhe bashkëpunëtor i Offset, u vra me armë zjarri në Houston.

REELS

Dakord?

😑

🤓🤓🤓

Si ju duken?

💃

🤣🤣🤣🤣🤣

E kam një ide…

🤓 💅

😍😍😍

Uou!

Cardi B's ex-husband Offset shot dead

Ish-bashkëshorti i Cardi B, Offset, qëllohet me armë zjarri
Photo: Jeff Kravitz/FilmMagic

Rapper Offset was shot in an incident outside a casino in Seminole, Florida, according to a police source. He was immediately taken to the hospital, where he is receiving medical treatment and is in stable condition, while doctors are keeping him under close observation.

In a statement, Seminole police said the incident occurred in the casino parking lot just after 7 p.m. Monday, resulting in one person being injured and transported to a hospital in Hollywood, Florida. According to authorities, officers responded immediately and the situation was quickly brought under control.

Two people have been arrested in connection with the incident and investigations are ongoing to establish the full circumstances of the incident. Police stressed that the area is safe, there is no risk to the public and activity at the casino is continuing normally.

A source close to the situation said that Offset is expected to be fine and is not in intensive care, while so far no details have been made public on the exact location of his injury.

Videos shared on social media appear to show the moments after the incident, where one person is escorted by authorities limping, while another is seen lying on the ground surrounded by law enforcement.

The event was initially reported by American media, while it is recalled that in 2022, Takeoff, Offset's friend and collaborator, was shot dead in Houston.