School & Career

Ja 2 pyetjet e thjeshta me të cilat Bill Gates zgjidh problemet e vështira

Ja 2 pyetjet e thjeshta me të cilat Bill Gates zgjidh problemet e
Foto: Getty Images. Ilustrimi: Inc. Magazine

Kur dëgjon “Bill Gates”, automatikisht mendon për Microsoft, miliarda dollarë, filantropi dhe njerëz që dinë si të zgjidhin probleme. Por si e nis Gates zgjidhjen e çdo problemi?

Spoiler: me dy pyetje të thjeshta, por shumë të zgjuara.

Në blogun e tij GatesNotes, ai thotë: “Që kur isha adoleshent, çdo problem të madh e kam nisur me të njëjtin proces: me këto dy pyetje. I bëj ende, çdo javë.”

Cilat janë këto dy pyetje?

1. Kush e ka zgjidhur mirë këtë problem përpara meje?
2. Çfarë mund të mësoj nga ata?

Pse funksionon kjo metodë? Sepse, në vend që të panikosesh ose të përpiqesh të shpikësh rrotën nga e para, thjesht kërkon dikë që e ka kaluar të njëjtën rrugë para teje. E thjeshtë. Efikase. Si me një video tutorial “Si të zhbllokosh lavamanin” në YouTube: e ka bërë dikush tjetër përpara, ti thjesht shikon dhe zbaton. Gates thjesht e aplikon këtë logjikë në përmasa më të mëdha.

Çfarë mësojmë ne?

- Të ndalojmë për pak dhe të kërkojmë rreth nesh, para se të ngatërrohemi me çdo problem që na del përpara.

- Të mos kemi turp të mësojmë nga të tjerët (edhe nëse janë konkurrentë, prindërit tanë apo dikush në TikTok që di më shumë se ne për diçka).

- Dhe mbi të gjitha, të sillemi si nxënës, jo “hero që i di të gjitha”.

REELS

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether