
Lizzo zbuloi se ishte në të 30-at kur humbi virgjërinë, duke përmbushur një premtim që i kishte bërë vetes shumë vite më parë.
Në një intervistë në podcastin Friends Keep Secrets, ajo tregoi se kishte vendosur që nuk do të kishte marrëdhënie seksuale derisa të fitonte një çmim Grammy.
“Kur isha më e re, i premtova vetes që nuk do të bëja seks derisa të fitoja një Grammy,” tha ajo, duke surprizuar moderatorët.
Këngëtarja, sot 37 vjeç, fitoi Grammy-n e parë në vitin 2020, ku mori tre çmime në një natë, përfshirë atë për performancën më të mirë solo pop me këngën “Truth Hurts”.

Megjithatë, Lizzo nuk e përmbushi premtimin pikërisht atë natë, por pak kohë më pas. Para këtij momenti, Lizzo pranoi se për një kohë të gjatë kishte gënjyer për këtë pjesë të jetës së saj.
“Kam gënjyer për një kohë të gjatë. Ndihem sikur më është hequr një peshë nga supet tani,” u shpreh ajo.
Ajo tregoi edhe një moment nga koha e kolegjit, kur shoqet e pyetën nëse ishte ende e virgjër dhe ajo, nga sikleti, u përgjigj jo. Madje, këngëtarja tha se puthjen e parë e pati në moshën 21-vjeçare.
Sipas saj, kjo vonesë lidhej edhe me edukimin fetar. Si adoleshente, kishte bërë një marrëveshje me të rinjtë e kishës që të prisnin deri në martesë.
“Thjesht kisha frikë. Dhe, për të qenë e sinqertë, askush nuk donte të më puthte,” tha këngëtarja. Kur kjo ndodhi për herë të parë, përvoja nuk ishte aspak siç e kishte imagjinuar.
“Ishte shumë e keqe. U mërzita shumë, sepse ishte një moment që e prisja ndryshe,” shtoi ajo.

Që nga viti 2021, Lizzo është në një lidhje me komedianin Myke Wright, me të cilin ishte njohur vite më parë gjatë një projekti televiziv, por në atë kohë nuk kishte pasur shkëndijë mes tyre.




