News

Nga dolën “10,000 dhomat” në Zvërnec që Rama i quajti “fake news”?

Nga dolën “10,000 dhomat” në Zvërnec që Rama i

Kryeministri Edi Rama zhvilloi së fundmi një intervistë të tensionuar për CNN, ku u pyet për protestat në Shqipëri dhe debatet rreth projektit të lidhur me zonën e Zvërnecit.

Gjatë intervistës, Rama kundërshtoi disa prej raportimeve dhe pyetjeve të gazetares. “Fake news! Fake news!”, u shpreh ai, teksa tha se në Shqipëri nuk ka një valë protestash në të gjithë vendin, por vetëm një tubim në kryeqytet.

Kryeministri foli gjithashtu për një “sulm informativ” dhe “luftë hibride”, duke thënë se në rrjetet sociale po përhapet informacion i pasaktë. Ai mohoi ekzistencën e një projekti të miratuar për zonën e Zvërnecit, duke thënë se aktualisht bëhet fjalë vetëm për fazë studimesh dhe vlerësimesh mjedisore.

Nga dolën “10,000 dhomat” në Zvërnec që Rama i

Por pyetja është nga doli projekti i Zvërnecit që Rama e konsideroi “lajm të rremë”? Ky projekt nuk u shpik nga protestuesit, as nga rrjetet sociale dhe as nga qytetarët që kërkojnë transparencë.

Projekti u raportua që në mars të vitit 2024 nga Bloomberg, në një artikull për planet e Jared Kushner dhe kompanisë së tij Affinity Partners në Ballkan.

Sipas Bloomberg, Affinity Partners ishte në bisedime të avancuara për tre investime në prona në Ballkan, që mund të kalonin vlerën e 1 miliard dollarëve. Një prej tyre ishte ishulli i Sazanit, i cili synohej të transformohej në një resort luksoz. Një tjetër ishte zona e Zvërnecit, për të cilën Bloomberg raportonte se kompania po shihte mundësinë e zhvillimit të disa resorteve, me vila dhe dhoma hoteli, që me kalimin e kohës mund të arrinin deri në rreth 10,000 njësi.

Nga dolën “10,000 dhomat” në Zvërnec që Rama i

Lajmi u trajtua më pas edhe nga The New York Times, ku shkruhej se Jared Kushner ishte pranë finalizimit të marrëveshjeve për projekte të pasurive të paluajtshme në Shqipëri dhe Serbi. Edhe aty përmendej Zvërneci, si një zonë bregdetare në jug të Shqipërisë ku, sipas planit, do të ndërtoheshin disa hotele dhe qindra vila.

Nga dolën “10,000 dhomat” në Zvërnec që Rama i

Në artikullin e The New York Times theksohej gjithashtu se projektet përfshinin toka të kontrolluara nga qeveritë përkatëse, ndaj marrëveshjet duhej të finalizoheshin me to. Kushner citohej duke thënë se marrëveshjet nuk ishin ende të finalizuara, por se ishin “shumë afër”.

Siç e shihni edhe në vijim, më 15 mars 2024, Jared Kushner publikoi vetë në Instagram disa imazhe të hershme të projekteve të zhvillimit, duke shkruar se ishte i emocionuar të ndante “early design images” për projekte në bregdetin shqiptar dhe në qendër të Beogradit. Në postim, ai etiketoi edhe The New York Times dhe Bloomberg Business.

Nga dolën “10,000 dhomat” në Zvërnec që Rama i
Projekti i propozuar për ishullin e Sazanit
Nga dolën “10,000 dhomat” në Zvërnec që Rama i
Projekti i propozuar për zonën e Zvërnecit

Pra, planet për bregdetin shqiptar nuk u përmendën vetëm nga media ndërkombëtare, që, me sa dimë, janë të besueshme dhe të vlerësuara. Ato u prezantuan publikisht edhe nga vetë Kushner, me imazhe, përshkrim dhe referencë të drejtpërdrejtë te raportimet ndërkombëtare.

Në të njëjtën periudhë, mediat shqiptare raportuan se Rama kishte mirëpritur planet e kompanisë amerikane për investime në turizmin shqiptar. Megjithatë, kur Zëri i Amerikës pyeti Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për projektet, ministria konfirmoi aplikimin e kompanisë së Kushner për Sazanin, por nuk dha informacion për ndonjë plan konkret për Zvërnecin.

Nga dolën “10,000 dhomat” në Zvërnec që Rama i

Ndërkohë, në Shqipëri po ndryshohej edhe ligji për zonat e mbrojtura, një proces që u pa me shqetësim nga kritikët, pasi do t’u hapte rrugë investimeve të ashtuquajtura të “turizmit elitar” në zona me ndjeshmëri mjedisore. Kjo e bën edhe më të rëndësishme pyetjen se pse për Zvërnecin pati heshtje nga institucionet, ndërkohë që investitori fliste publikisht për plane zhvillimi në bregdetin shqiptar.

Kalojmë sërish te intervista e kryeministrit për CNN. Një gjë është të thuash se sot nuk ka një projekt të miratuar për Zvërnecin, sepse kjo mund të jetë e vërtetë në kuptimin ligjor dhe administrativ. Një projekt mund të jetë ende në fazë studimi, planet mund të kenë ndryshuar dhe investimi mund të mos realizohet fare, por kjo është shumë ndryshe nga ta quash të gjithë historinë “mashtrim”.

Nëse projekti i Zvërnecit qenka “fake news”, atëherë pyetja është shumë e thjeshtë: kush e tha i pari? Sepse informacioni nuk nisi nga publiku që e lexoi lajmin, as nga protestuesit që e përsëritën. Informacionet, që sot kryeministri Rama i quan “fake news”, dolën nga raportime të mëdha ndërkombëtare, pas deklarimeve të vetë investitorit për planet e tij në Shqipëri. Më pas, investitori vetë publikoi imazhe të projekteve në bregdetin shqiptar. 

Për CNN, Rama e trajtoi historinë sikur “fake news” u shpik nga protestuesit, nga rrjetet sociale, apo nga ata që kërkuan shpjegime për Zvërnecin. Por kjo nuk është e saktë, sepse qytetarët nuk u zgjuan një mëngjes dhe vendosën të krijojnë nga hiçi një resort me 10,000 njësi.

Informacioni doli fillimisht nga vetë investitori, Jared Kushner, përmes deklarimeve të tij për Bloomberg dhe më pas përmes postimeve publike për projektet në bregdetin shqiptar.

Prandaj, nëse kjo histori qenka vërtet keqinformim, atëherë fajin nuk e kanë qytetarët që e lexuan dhe reaguan, por investitori që e tha i pari. Por me sa duket, është komode ta quash “fake news” kur kthehet në problem.

REELS

🦩❤️

👏

Ylli Limani shkelqeu mbreme ne naten e pare te recitalit te tij ne Tirane. Kengetari qe theu rekordin per shitjen me te shpejte te biletave brenda 24 oreve, u shoqerua gjate gjjthe koncertit me nje kor prej 15 mije njerezish qe dinin permendesh cdo kenge te artistit hitmaker te momentit ne trevat shqjptare. Edhe pse per 2 ore me rradhe, publiku u perfshi teresisht ne koncert, ne fund, pas daljes se Ylli Limanit nga skena, ata nuk harruan qe ne kor, te kendonin refrenin e famshem te protestes “Rama jepe doreheqjen” me baze muzikore “Seven Nation Army” nga White Stripes, interpretuar nga instrumentistet ne skene.

Vera është këtu dhe produktet natyrale dhe vegane @fresh_line_albania janë shoqëruesi perfekt për ditët e plazhit. ☀️🌿🏖️

🦩 📸 @gersi__qose

😌😌😌

🇦🇱 🔥 📸 xhoiskuta

E dini vet kujt duhet t’i bëni tag 🤓

Where did the "10,000 rooms" in Zvërnec that Rama called "fake news" come from?

Nga dolën “10,000 dhomat” në Zvërnec që Rama i

Prime Minister Edi Rama recently conducted a tense interview with CNN , where he was asked about the protests in Albania and the debates surrounding the project related to the Zvërnec area.

During the interview, Rama rejected some of the journalist's reports and questions. "Fake news! Fake news!" he said, while saying that in Albania there is not a wave of protests across the country, but only a rally in the capital.

The Prime Minister also spoke of an “information attack” and “hybrid warfare,” saying that incorrect information is being spread on social media. He denied the existence of an approved project for the Zvërnec area, saying that it is currently only a phase of studies and environmental assessments.

Nga dolën “10,000 dhomat” në Zvërnec që Rama i

But the question is where did Zvërnec's project come from that Rama considered "fake news"? This project was not invented by protesters, nor by social networks, nor by citizens demanding transparency.

The project was reported as early as March 2024 by Bloomberg , in an article about the plans of Jared Kushner and his company Affinity Partners in the Balkans.

According to Bloomberg , Affinity Partners was in advanced talks for three property investments in the Balkans that could be worth more than $1 billion. One of them was the island of Sazan, which was intended to be transformed into a luxury resort. Another was the Zvernec area, for which Bloomberg reported that the company was looking at the possibility of developing several resorts, with villas and hotel rooms, that over time could reach about 10,000 units.

Nga dolën “10,000 dhomat” në Zvërnec që Rama i

The news was later covered by The New York Times, which reported that Jared Kushner was close to finalizing deals for real estate projects in Albania and Serbia. It also mentioned Zvërnec, a coastal area in southern Albania where, according to the plan, several hotels and hundreds of villas would be built.

Nga dolën “10,000 dhomat” në Zvërnec që Rama i

The New York Times article also noted that the projects involved land controlled by the respective governments, so the agreements had to be finalized with them. Kushner was quoted as saying that the agreements were not yet finalized, but that they were “very close.”

As you can see below, on March 15, 2024, Jared Kushner himself posted some early images of the development projects on Instagram, writing that he was excited to share “early design images” for projects on the Albanian coast and in downtown Belgrade. In the post, he also tagged The New York Times and Bloomberg Business.

Nga dolën “10,000 dhomat” në Zvërnec që Rama i
Proposed project for Sazan Island
Nga dolën “10,000 dhomat” në Zvërnec që Rama i
Proposed project for the Zvërnec area

So, the plans for the Albanian coast were not only mentioned by international media, which, as far as we know, are reliable and appreciated. They were also publicly presented by Kushner himself, with images, description, and direct reference to international reports.

At the same time, Albanian media reported that Rama had welcomed the American company’s plans to invest in Albanian tourism. However, when Voice of America asked the Ministry of Tourism and Environment about the projects, the ministry confirmed Kushner’s company’s application for Sazan, but did not provide information about any concrete plans for Zvërnec.

Nga dolën “10,000 dhomat” në Zvërnec që Rama i

Let's go back to the prime minister's interview with CNN. It's one thing to say that there is no approved project for Zvërnec today, because that may be true in a legal and administrative sense. A project may still be in the study phase, plans may have changed, and the investment may not be realized at all, but that's very different from calling the whole story a "fraud."

If the Zvërnec project with 10,000 rooms is “fake news”, then the question is very simple: who said it first? Because the information did not start from the public who read the news, nor from the protesters who repeated it. The information, which today Prime Minister Rama calls “fake news”, emerged from major international reports, after the investor’s own statements about his plans in Albania. Then, the investor himself published images of the projects on the Albanian coast. 

Meanwhile, Albania was also changing the law on protected areas, a process that was viewed with concern by critics, as it would pave the way for so-called "elite tourism" investments in environmentally sensitive areas. This makes the question of why there was silence from institutions about Zvërnec even more important, while the investor was publicly talking about development plans on the Albanian coast.

To CNN, Rama treated the story as if “fake news” was invented by protesters, social media, or those who sought explanations for Zvërnec. But this is not correct, because citizens did not wake up one morning and decide to create a 10,000-room resort from scratch.

The information initially emerged from the investor himself, Jared Kushner, through his statements to Bloomberg and then through public posts about projects on the Albanian coast.

Therefore, if this story is truly misinformation, then the fault lies not with the citizens who read it and reacted, but with the investor who first said it. But apparently, it is convenient to call it "fake news" when the news turns into a problem.