Metropolitan

Pamela Anderson: Po, Sylvester Stallone më bëri propozimin e ulët

Pamela Anderson: Po, Sylvester Stallone më bëri propozimin e ulët
Foto: Pamela Anderson, Sylvester Stallone/ Getty Images

Pamela Anderson ka rikthyer në vëmendje një nga historitë më të diskutueshme të së kaluarës së saj, atë me Sylvester Stallone, duke e akuzuar sërish publikisht për një propozim paksa të pazakontë.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin "Watch What Happens Live with Andy Cohen", ish-ylli i "Baywatch" u përball me një sfidë, ku nuk kurseu as detaje nga romancat e kaluara, renditjen e ish-bashkëshortëve dhe, më pikantja, zënkën me Stallone.

Pamela Anderson: Po, Sylvester Stallone më bëri propozimin e ulët

Sipas Pamela-s, Stallone i kishte propozuar të bëhej “vajza e tij numër një”, duke i ofruar një apartament dhe një Porsche. Kur moderatori e pyeti për reagimin e Stallone-s pas publikimit të dokumentarit "Pamela, A Love Story" në 2023, ku për herë të parë ajo ndau këtë histori, ajo u përgjigj prerë:

“Po si mund ta shpikje një gjë të tillë? Ishte shumë specifike.”

Stallone, nga ana e tij, i ka mohuar këto pretendime përmes përfaqësuesve të tij, duke i quajtur të pavërteta dhe të sajuara. Megjithatë, Pamela ka qenë e qartë se gjithmonë ka kërkuar "dashuri të vërtetë" dhe s’ka pranuar kurrë të bëjë kompromis për më pak.

Pamela Anderson: Po, Sylvester Stallone më bëri propozimin e ulët

Ndërkohë që romanca me Stallone nuk ndodhi kurrë, Pamela duket se është në një lidhje premtuese me Liam Neeson, partneri i saj në filmin e ri "The Naked Gun". Thashethemet për lidhjen e tyre janë gjithnjë e më të zëshme dhe sipas një burimi për People, "është një romancë që sapo ka nisur, por duket e sinqertë dhe ata janë realisht të fiksuar pas njëri-tjetrit".

Pamela mbetet Pamela, asnjëherë e zakonshme dhe gjithmonë me një histori për të treguar.

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

Pamela Anderson: Yes, Sylvester Stallone made me the low proposal

Pamela Anderson: Po, Sylvester Stallone më bëri propozimin e ulët
Photo: Pamela Anderson, Sylvester Stallone/Getty Images

Pamela Anderson has brought back into focus one of the most controversial stories of her past, the one with Sylvester Stallone, publicly accusing him again of a somewhat unusual proposal.

During an appearance on "Watch What Happens Live with Andy Cohen," the former "Baywatch" star faced a challenge, where she spared no details from past romances, her ranking of ex-spouses and, most importantly, her fight with Stallone.

Pamela Anderson: Po, Sylvester Stallone më bëri propozimin e ulët

According to Pamela, Stallone had proposed to her to become "his number one girl," offering her an apartment and a Porsche. When the moderator asked her about Stallone's reaction after the release of the documentary "Pamela, A Love Story" in 2023, where she shared this story for the first time, she replied bluntly:

"But how could you invent something like that? It was very specific."

Stallone, for his part, has denied these claims through his representatives, calling them untrue and fabricated. However, Pamela has been clear that she has always sought "true love" and has never agreed to compromise for anything less.

Pamela Anderson: Po, Sylvester Stallone më bëri propozimin e ulët

While the romance with Stallone never happened, Pamela seems to be in a promising relationship with Liam Neeson, her partner in the new film "The Naked Gun." Rumors about their relationship are increasingly loud and according to a source for People, "it's a romance that has just begun, but it seems sincere and they are really obsessed with each other."

Pamela remains Pamela, never ordinary and always with a story to tell.