
#1. Selin fajtore për përjashtimin e Gretës
Sepse, sipas banorëve s’e trajtoi kurrë as si shoqe, as si motër dhe për më tepër, nuk derdhi lot kur e përjashtuan, duke mos ngritur as zërin për këtë vendim. E ka gjë nën kujdestari Selina Gretën dhe s’e dimë ne apo çfarë?

Teoricienë të tjerë, si Miri dhe Arbri, thanë madje se kunata nuk duhen fare me njëra-tjetrën, duke na bërë të vrasim mendjen pse na intereson ende a duhen apo jo kunatat përderisa njëra prej tyre s’është më në lojë.

Greta, duke u treguar kunatë e mirë, shprehu nga studioja dashurinë dhe mbështetjen për Selinën duke e siguruar që është në rrugën e drejtë.
#2. Pse e ndryshoi Brikena këndin e përqafimit?
Akuzat qenë sepse iu frikësua nominimit dhe një afrim më i madh me Mateon do e mbante akoma në shtëpi.

Brikena i mohoi kategorikisht fjalët e gojëve të liga dhe tha se ka pëlçim për Mateon edhe kaç.

Për momentin le ta lejojmë çiftin e pazakontë të shijojnë përqafimet në kënd 0.

#3. Brikena surprizohet nga babi
I cili duhet thënë se dukej shumë më i qetë nga ç’ishte krijuar përshtypja për të. Jo se kishte mundësi tjetër gjithsesi.

Në një telefonatë nga Italia, babi i tha Brikenës se ndihej shumë krenar për të dhe 100 kërkesave të faljes së saj iu përgjigj duke thënë se s’është mërzitur për asgjë.
#4. Gimbo surprizohet nga mami
E cila erdhi brenda shtëpisë dhe solli dhe një buqetë me lule për Selinën. Duke i dhënë gjithashtu bekimin për lidhjen të dyve, me shumë pozitivitet, ndodhi dhe një takim tjetër familjar, nuse-vjehrrë kësaj radhe. Kini parasysh që kur gjërat janë shumë pozitive, kjo duhet balancuar herët a vonë.

#5. Eliminohet Gimbo
Dhe ndodhi balanca për të cilën thamë më lart.

Një çift lumturohet.

Një tjetër trishtohet.

Jeta vazhdon.
#6. Mali dhe Stenaldo përçahen për Nikolën?
Mali mohoi të ketë pëlqim. Stenaldo tha se s’ishte i përçarë me Malin, duke mos qartësuar nëse ndjen simpati për Nikolën. Nikola u duk e painteresuar për këtë çështje.

Të tjerë në shtëpi dhe Monika ishin të bindur që dy shokët e pëlqejnë Nikolën, thjesht “kanë frikë” nga njëri-tjetri.

#7. Televotimi i radhës
Nga një zinxhir shpëtimi dalin në televotim për të shtunën: Tani, Nikol, Selin, Stenaldo, Rogerti.