
#1. Çfarë dreqin po ndodh me Brikenën dhe Mateon?
Thjesht Brikena kaloi limitin e një puthjeje në 100 ditë.
Fill pas puthjes, Brikena tha se u ndje në siklet ndaj e shmangu atë natë Mateon. Mërzia e saj erdhi kur ditën tjetër ia ktheu dhe Mateo po njësoj. Për më tepër, Brikena tha se nuk i pëlqeu që Mateo vazhdoi të rrinte me Selinën, kur për ta u përfol vetëm një prime më parë se kanë flirtuar me njëri-tjetrin.

Mateo nga ana tjetër dukej sikur i kishte ardhur shpirti në majë të hundës sepse me siguri (dhe me të drejtë) s’e priste që pas puthjes të ktheheshin sërish në pikën 0. Gjithashtu, ai u ndje i prerë në besë që Brikena ndikohet nga shejtani i Rogertit i cili shfaqet herë pas here dhe tregon sa skepticist është për këtë raport.
#2. Surprizë për Rogertin

Një telefonatë nga e ëma nën terrorin e prezencës së dy breshkave.
#3. Juela para dhe pas Rogertit
Shumë e konsideruan si transformim negativ. Për këtë arsye, Juela u shpërblye me një surprizë nga tre motrat e saj.

#4. Eliminohet Nikol

#5. Shëndriti hap kutinë e Pandorës
Avantazhi: pushime.

Disavantazhi: bashkë me veten, të nxirrte dhe dy banorë të tjerë në televotim. Shëndriti zgjodhi Edisën dhe Malin. E paparashikueshme!
#6. Shprehja e Ledionit
“Kur vjen puna te dashuria, është më e rëndësishme sa jepni sesa sa merrni.” Më duket se kështu Ledioni u përpoq të jusfifikojë këtë prime pak… të thatë.