
Një tjetër koncert i Kanye West është anuluar, këtë herë në Poloni, mes reagimeve të forta për deklaratat e tij të mëparshme antisemite dhe pro-naziste.
Stadiumi ?l?ski njoftoi zyrtarisht se shfaqja e planifikuar për 19 qershor 2026 nuk do të zhvillohet. Drejtori i stadiumit, Adam Stryszewski, deklaroi përmes një postimi në Facebook se anulimi vjen “për arsye formale dhe ligjore”.
Ky vendim vjen vetëm pak ditë pasi një tjetër koncert i reperit në France u anulua për arsye të ngjashme, ndërsa edhe Britania e Madhe i ka "mbyllur dyert" artistit.
Autoritetet polake kishin paralajmëruar më herët për mundësinë e ndalimit të koncertit. Ministrja e Kulturës, Marta Cie?kowska, u shpreh se në një vend me histori si Polonia, ngjarje të tilla nuk mund të konsiderohen thjesht argëtim.
Kanye West’s June concert in Chorzów, Poland has been scrapped, after the country’s culture minister condemned the artist and argued his past antisemitic remarks should disqualify him from performing in a nation “scarred by the history of the Holocaust.” https://t.co/ozWBOvlyBk
— ???? Lauren Ashley Davis -OG Meidas Mighty ???? (@Meidas_LaurenA) April 17, 2026
Kjo ndjeshmëri lidhet drejtpërdrejt me historinë tragjike të vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në kampin famëkeq Auschwitz, mbi 1.1 milion njerëz, kryesisht hebrenj, humbën jetën, ndërsa miliona të tjerë u vranë në të gjithë territorin polak gjatë regjimit nazist.
Vetë Kanye West nuk ka reaguar ende për anulimin e fundit. Megjithatë, në janar ai kërkoi falje publike për deklaratat e tij të mëparshme, duke i lidhur ato me çrregullimin bipolar të patrajtuar dhe duke tërhequr shprehjet e admirimit për Adolf Hitler.
Vitin e kaluar, artistit iu ndalua hyrja edhe në Australi, pasi publikoi një këngë në mbështetje të nazizmit dhe promovoi produkte me simbole naziste.
Pavarësisht polemikave, Kanye West ka vijuar të performojë në vende të tjera, ndërsa mbeten ende të paqarta fatet e koncerteve të planifikuara në Evropë dhe Azi.


