Showbiz

'Policë për jetë': Ja disa detaje që s’i dije për vazhdimin e shumëpritur të komedisë-aksion!

'Policë për jetë': Ja disa detaje që s’i

Pas suksesit të filmit të parë, aventura e dy detektivëve më problematikë të policisë rikthehet me “Policë për jetë”, një histori që këtë herë nis me një vjedhje elegante dhe përfundon në një rrëmujë shumë më të madhe se sa pritej!

'Policë për jetë': Ja disa detaje që s’i

'Policë për jetë': Ja disa detaje që s’i

Premiera e filmit do të mbahet më 27 mars në Cineplexx dhe, para se të rezervoni vendin tuaj në sallë, ja disa detaje që Anabel i ka zbuluar enkas për ju:

1. Një vjedhje në një mbrëmje gala që hap një histori më të madhe

Filmi nis në një mbrëmje gala luksoze ku një objekt me vlerë të jashtëzakonshme grabitet nga një hajdute misterioze e me shumë nam. Për të zbardhur çështjen, Xhino dhe Maksi detyrohen të bashkojnë sërish forcat.

'Policë për jetë': Ja disa detaje që s’i

Por gjatë hetimeve të tyre – që zakonisht nuk janë as të qeta dhe as ndjekin një rregullore – bëhet e qartë se nuk kemi të bëjmë thjesht me një vjedhje. Objekti i zhdukur fsheh një sekret të errët që mund të trazojë më shumë se një institucion!

2. Grabitësja misterioze luhet nga një emër që publiku e njeh mirë

Teaser-i ka zbuluar një nga surprizat e filmit: grabitësja misterioze luhet nga Luana Vjollca.

'Policë për jetë': Ja disa detaje që s’i

Në pamjet promocionale ajo shfaqet si një hajdute elegante dhe shumë e sigurt në vetvete që i bën zdap burrave pa të keq; një figurë që duket se do t’i mbajë gjatë në ndjekje dy detektivët. ;)

Ky rol shënon edhe herën e parë që Luana shfaqet në një rol aktrimi, një eksperiment interesant për ta parë në ekranin e kinemasë.

3. Skenat e aksionit janë përgatitur seriozisht!

Një pjesë e mirë e punës gjatë realizimit të filmit është përqendruar te skenat e luftimit. Për to janë zhvilluar prova intensive me profesionistë të ardhur nga Norvegjia, me synimin që aksioni të duket sa më i besueshëm në ekran dhe jo thjesht një koreografi e improvizuar. Një ndër ta është Bekim Brahimi, një shqiptar nga Kosova që ka përfunduar shkollimin si stuntman në Australi.

Shën.red. Stuntman - aktor dublant për skena aksioni; është një profesionist i trajnuar që realizon skena të rrezikshme fizike në filma ose seriale në vend të aktorit, si hedhje nga lartësitë, aksidente me makina apo skena luftimi, për të garantuar sigurinë gjatë xhirimeve.

'Policë për jetë': Ja disa detaje që s’i

4. Tre qytete shqiptare si sfond i historisë

Xhirimet janë realizuar gjatë muajve nëntor dhe dhjetor në Tiranë, Durrës dhe Berat. Kombinimi i këtyre vendndodhjeve i jep filmit një atmosferë urbane, por edhe disa pamje karakteristike që publiku vendas i njeh menjëherë.

5. Një kast me aktorë që publiku i ka parë shpesh në skenë dhe ekran

Përveç treshes kryesore, në kast bëjnë pjesë edhe disa prej emrave më të njohur të aktrimit shqiptar si Alfred Trebicka, Neritan Liçaj, Dritan Kastrati, Ylber Bardhi dhe Marin Orhanasi, duke krijuar një përzierje interesante karakteresh.

6. Filmi vjen nga një ekip që e njeh mirë këtë univers

'Policë për jetë': Ja disa detaje që s’i

'Policë për jetë': Ja disa detaje që s’i

“Policë për jetë” është një film me regji të Aldo Marku dhe prodhim të Ols Abazit, nën shtëpinë prodhuese Nilor Film Production. Projekti vazhdon botën e krijuar në filmin e parë, duke ruajtur kombinimin mes komedisë dhe aksionit që e bëri historinë të funksionojë aq mirë me publikun herën e parë.

E si përfundim, nëse filmi i parë na bëri një hyrje në botën e Xhinos dhe Maksit, vazhdimi duket se e zgjeron historinë me një mister më të madh dhe disa personazhe të rinj që e ndërlikojnë situatën në mënyra shumë intriguese.

'Policë për jetë': Ja disa detaje që s’i

“Policë për jetë” vjen në kinema më 27 mars, në Cineplexx. Dhe duke gjykuar nga trailer-i, dy detektivët më në zë të momentit në Shqipëri duket se i pret përsëri një qerre me punë, telashe e adrenalinë përpara. 

REELS

Dakord?

😑

🤓🤓🤓

Si ju duken?

💃

🤣🤣🤣🤣🤣

E kam një ide…

🤓 💅

😍😍😍

Uou!

'Police for Life': Here are some details you didn't know about the long-awaited sequel to the action-comedy!

'Policë për jetë': Ja disa detaje që s’i

After the success of the first film, the adventure of the two most problematic police detectives returns with "Police for Life", a story that this time begins with an elegant robbery and ends in a mess much bigger than expected!

'Policë për jetë': Ja disa detaje që s’i

'Policë për jetë': Ja disa detaje që s’i

The film's premiere will be held on March 27 at Cineplexx and, before you reserve your seat in the hall, here are some details that Anabel has revealed especially for you:

1. A robbery at a gala evening that opens up a bigger story

The film begins at a luxurious gala evening where an object of extraordinary value is stolen by a mysterious and notorious thief. To solve the case, Gino and Max are forced to join forces again.

'Policë për jetë': Ja disa detaje që s’i

But during their investigations – which are usually neither quiet nor rule-bound – it becomes clear that this is not just a theft. The missing object hides a dark secret that could shake up more than one institution!

2. The mysterious robber is played by a name that the audience knows well

The teaser has revealed one of the film's surprises: the mysterious robber is played by Luana Vjollca.

'Policë për jetë': Ja disa detaje që s’i

In the promotional footage, she appears as an elegant and very confident thief who makes fun of men without harm; a figure that seems likely to keep the two detectives on the trail for a long time. ;)

This role also marks the first time Luana appears in an acting role, an interesting experiment to see on the movie screen.

3. The action scenes are seriously prepared!

A good part of the work during the making of the film was focused on the fight scenes. Intensive rehearsals were held for them with professionals from Norway, with the aim of making the action look as believable as possible on screen and not simply an improvised choreography.

'Policë për jetë': Ja disa detaje që s’i

4. Three Albanian cities as a historical backdrop

Filming took place during November and December in Tirana, Durrës, and Berat. The combination of these locations gives the film an urban atmosphere, but also some characteristic scenes that local audiences will immediately recognize.

5. A cast of actors that the public has often seen on stage and screen

In addition to the main trio, the cast also includes some of the most well-known names in Albanian acting such as Alfred Trebicka, Neritan Liçaj, Dritan Kastrati, Ylber Bardhi and Marin Orhanasi, creating an interesting mix of characters.

6. The film comes from a team that knows this universe well

'Policë për jetë': Ja disa detaje që s’i

'Policë për jetë': Ja disa detaje që s’i

“Police for Life” is a film directed by Aldo Marku and produced by Ols Abazi, under the production house Nilor Film Production. The project continues the world created in the first film, maintaining the combination of comedy and action that made the story work so well with audiences the first time around.

And in conclusion, if the first film introduced us to the world of Gino and Max, the sequel seems to expand the story with a bigger mystery and some new characters that complicate the situation in very intriguing ways.

'Policë për jetë': Ja disa detaje që s’i

"Police for Life" hits theaters on March 27th, at Cineplexx. And judging by the trailer, it looks like Albania's two most popular detectives have a ton of work, trouble, and adrenaline ahead of them.