Health

Pse është kaq e vështirë të dallosh një grua psikopate

Pse është kaq e vështirë të dallosh një grua
Foto: Getty Images

Kur mendon për një psikopat, mendja të shkon te dikush që nuk ndjen faj, empati apo pendesë. Por, sipas disa studimeve të fundit, realiteti mund të jetë pak më ndryshe. 

Një studim i vogël zbuloi diçka që nuk pritej: shumë punonjës në sektorin social thanë se kishin hasur kolegë që shfaqnin tipare të forta psikopatike dhe në shumicën e rasteve, bëhej fjalë për gra.

Kjo është e çuditshme, sidomos në një fushë që teorikisht ndërtohet mbi empatinë dhe kujdesin për të tjerët. Studiuesja Fiona Girkin, e cila ka punuar mbi 20 vite në këtë sektor, nisi t’i vërejë këto sjellje jo vetëm nga përvoja personale, por edhe nga rrëfimet e të tjerëve.

Ajo sugjeron se psikopatia tek gratë mund të shfaqet ndryshe nga ajo te burrat. Gratë shfaqin më pak agresivitet dhe më shumë manipulim emocional. Pikërisht kjo e bën më të vështirë për t’u dalluar.

Në vend të sjelljeve të dukshme, si dhuna apo impulsiviteti, shpesh bëhet fjalë për taktika më të fshehura: përhapje thashethemesh, izolim social, gaslighting, krijim i marrëdhënieve strategjike me njerëz me pushtet.

Në fillim mund të duken shumë të afërta, madje simpatike. Pastaj ndryshojnë.

Disa nga personat e intervistuar në studim treguan se kishin lënë punën, ndërsa të tjerë përshkruanin situata ku ndiheshin të thyer emocionalisht, deri në pikën që nuk përballonin më ambientin e punës.

Ajo që e komplikon edhe më shumë situatën është fakti që shumica e njohurive që kemi për psikopatinë vijnë nga studime me burra. Edhe mjetet diagnostikuese janë ndërtuar kryesisht mbi këtë bazë.

Kjo do të thotë që shumë gra me tipare psikopatike mund të mos identifikohen fare, sepse nuk përputhen me “modelin klasik” që presim.

Në thelb, psikopatia nuk lidhet domosdoshmërisht me krimin apo dhunën. Ajo karakterizohet nga tipare si mungesa e empatisë, manipulimi, gënjeshtrat e vazhdueshme dhe një fokus i fortë tek interesat personale, pa marrë parasysh pasojat për të tjerët.

Burimi: BBC Science Focus

REELS

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether

Why is it so hard to spot a female psychopath?

Pse është kaq e vështirë të dallosh një grua
Photo; Getty Images

When you think of a psychopath, you probably think of someone who feels no guilt, empathy, or remorse. But according to some recent studies, the reality may be a little different. 

A small study revealed something unexpected: many workers in the social sector said they had encountered colleagues who displayed strong psychopathic traits, and in most cases, they were women.

This is strange, especially in a field that is theoretically built on empathy and caring for others. Researcher Fiona Girkin, who has worked in the sector for over 20 years, began to notice these behaviors not only from personal experience, but also from the accounts of others.

She suggests that psychopathy in women may manifest differently than it does in men. Women display less aggression and more emotional manipulation. This is precisely what makes it harder to spot.

Instead of overt behaviors, such as violence or impulsivity, it is often about more hidden tactics: spreading rumors, social isolation, gaslighting , creating strategic relationships with people in power.

At first they may seem very close, even charming. Then they change.

Some of the people interviewed in the study indicated that they had quit their jobs, while others described situations where they felt emotionally broken, to the point that they could no longer cope with the work environment.

What further complicates the situation is the fact that most of what we know about psychopathy comes from studies of men. Even diagnostic tools are largely built on this basis.

This means that many women with psychopathic traits may not be identified at all, because they do not fit the "classical model" we expect.

Essentially, psychopathy is not necessarily associated with crime or violence. It is characterized by traits such as a lack of empathy, manipulation, persistent lying, and a strong focus on personal interests, without regard for the consequences for others.

Source: BBC Science Focus