Showbiz

Rikthehet drama! Xheneta thumbon Eglin?

Rikthehet drama! Xheneta thumbon Eglin?
Xheneta Fetahu/ Egli Tako

Mirë se vini shpirtra kuriozë!

Rishtazi, Xheneta Fetahu, e cila s’rri dot pa ngulur thumba, publikoi një shkrim në Instastory, i cili është cilësuar si një kunjë ndaj Eglit, se mbase performancat e saj me flamurin e Shqipërisë nuk kanë kaluar pa u vënë re (dhe pa kritika).

“Flamuj n’qafë, njerëz që kanë nevojë për story e koncertet plot ‘dashuri’ për famë. Kur u shkelin flamurin - heshtje. Kur dikush ka nevojë pa kamera, s’ju gjen askund. Cilin artist në Amerikë e sheh me flamur në dorë në çdo koncert? Asnjë! Sepse ata e kanë patriotizmin në zemër, jo në story. Ata bien në sy me sukses, jo me folklor për klikime”, shkroi Xheneta.

Më tej, ajo në postimin e saj thotë se këta njerëz janë të pafytyrë në internet dhe se përdorin gjithçka për famë.

Rikthehet drama! Xheneta thumbon Eglin?

Xheneta s’e la me kaq, por në një story tjetër u shpreh:

“E di që ju djegin të vërtetat – jeni rritur me rrena dhe jeni mësuar t’ju ledhatojnë me fjalë boshe. Unë s’jam këtu që t’ju gënjen, as t’ju mbaj në ajër”, duke shtuar se nuk duhet që njerëzit të lodhen për punët e saj, pasi projektet e saj nuk presin aprovimin e frustrimeve te njerëzve.

“Edhe njerëzit që i ndihmoj s’i kam nxjerrë kurrë në story, sepse s’jam aktore për ‘like’ si ca prej jush. Zgjoni veten! Realiteti s’ka filtër”, e përmbyll ajo deklaratën.

Rikthehet drama! Xheneta thumbon Eglin?

Kujtojmë se Egli është kritikuar nga artiste si Albina Kelmendi dhe Nita Latifi për performacën e saj, ku ‘këndoi’ playback dhe e veshur me streçe të shkurta dhe bluzë oversize këngën “Mora Fjalë” nga Shkurte Fejza. Veshja dhe performanca e saj ngjallën shumë polemika, për shkak se nuk ishin të përshtatshme për risjelljen e një kënge patriotike që ka shumë rëndësi për kombin tonë.

 

REELS

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

----news/69953/rikthehet-drama-xheneta-thumbon-eglin-i83594