
Për herë të parë, Romeo Veshaj ka folur hapur për ndarjen nga Heidi Baci.
Në një intervistë për X Radio, ai tregoi se marrëdhënia mes tyre ka përfunduar pa tensione dhe me respekt të ndërsjellë.
Sipas Romeos, lidhja mes tyre nuk funksionoi për shkak të këndvështrimeve të ndryshme për jetën, megjithatë ai theksoi se nuk ka asnjë hatërmbetje mes tyre.
“Lidhja ime me Heidin përfundoi me respekt. U njohëm brenda, qëndruam tre muaj jashtë dhe nuk funksionoi. Kishim mendime të ndryshme për jetën. E respektoj”, u shpreh ai.
Përveç jetës personale, Romeo foli edhe për karrierën e tij dhe eksperiencat në televizion. Ai u ndal te periudha e kaluar në Top Channel, duke theksuar se ruan kujtime shumë të bukura nga puna atje, edhe pse tashmë ka zgjedhur të ndjekë një rrugë të re profesionale.
Ndër të tjera, ai komentoi edhe për pjesëmarrjen në Big Brother VIP Albania, duke e cilësuar atë një eksperiencë që e pasuroi personalisht.
Romeo dhe Heidi nisën lidhjen e tyre gjatë “Big Brother VIP Albania 3”, ku publiku i pa të afrohen gradualisht e më pas të bëhen një ndër çiftet më të dashura të edicionit. Marrëdhënia e tyre ka kaluar nëpër ulje-ngritje të vazhdueshme, por gjithmonë kanë qenë në qendër të vëmendjes.


