Showbiz

Selin pretendon se dikur Marina Vjollca e ftoi në emision dhe i kërkoi të gënjente

Selin pretendon se dikur Marina Vjollca e ftoi në emision dhe i kërkoi
Foto: Selin Bollati dhe DJ Gimbo - Marina Vjollca

Banorja e “Big Brother VIP 5”, Selin Bollati, bëri një deklaratë që nuk kaloi pa u vënë re gjatë prime-t të së shtunës, duke përfshirë emrin e Marina Vjollca.

Gjatë një momenti publiciteti, teksa bisedonte me DJ Gimbo dhe po rregullonte dhuratat e marra nga sponsorët e programit - mes tyre edhe një dhuratë nga brandi i Marina Vjollcës - Selin u shpreh se ishte ftuar më herët në një emision televiziv dhe se i ishte kërkuar të jepte një deklaratë të pavërtetë për të krijuar jehonë mediatike.

“Ka qenë prezantuese këtu te Topi, tani ka bërë këtë brand-in. Më ka ftuar njëherë në emision, për një panel sportiv dhe më ka thënë: ‘Do dalësh dhe do thuash që më ka ngacmuar një futbollist i Spanjës. Se bëhet virale’”, u shpreh Selin.

Selin shtoi se e kishte refuzuar këtë kërkesë:

“Unë i kam thënë ‘jo’. Dhe prej kësaj unë nuk i kam…”, vazhdimi i fjalisë u tha me zë të ulët dhe nuk u kuptua qartë nga mikrofoni.

Por kur ka ndodhur kjo? Selin nuk e saktësoi, por dy mundësi janë:

1. Marina Vjollca ka moderuar emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel deri në vitin 2017 dhe më pas u largua në TV Klan. Nisur nga kjo kronologji dhe nga fakti që Selin ka lindur në vitin 2002, ajo supozohet të ketë qenë maksimumi 15 vjeçe në kohën kur pretendohet se është ftuar në panel, ose edhe më e vogël, në varësi të vitit konkret të ftesës. Në këtë kontekst, pretendimi se një e mitur është ftuar në një panel sportiv dhe i është kërkuar të deklarojë publikisht se është ngacmuar nga një futbollist i Spanjës “që të bëhej virale”, ngre pikëpyetje serioze. Ose bëhet fjalë për një keqinterpretim të ngjarjes nga Selin, ose – gjithmonë ajo po thotë të vërtetën – situata është realisht shqetësuese.

2. Marina Vjollca ka moderuar edhe emisionin "Kampionët" në TV Klan gjatë Euro 2024, çka hap mundësinë që Selin t’i referohet një paneli tjetër, në një periudhë më të vonshme. Selin Bollati ka qenë pjesë e TV Klan si balerinë në "E diela shqiptare" dhe ka prezantuar "Kënga Magjike 2024", çka tregon se ajo ka pasur një marrëdhënie të vazhdueshme me këtë televizion.

Megjithatë, pa një sqarim të qartë për kohën dhe rrethanat konkrete, deklarata mbetet e paqartë dhe e hapur për interpretim.

Deri në këtë moment, nuk ka asnjë reagim publik nga Marina Vjollca lidhur me pretendimin e Selinës.

REELS

Dakord?

😑

🤓🤓🤓

Si ju duken?

💃

🤣🤣🤣🤣🤣

E kam një ide…

🤓 💅

😍😍😍

Uou!

Selin claims that Marina Vjollca once asked her to lie to go viral

Selin pretendon se dikur Marina Vjollca e ftoi në emision dhe i kërkoi
Photo: Selin Bollati and DJ Gimbo - Marina Vjollca

"Big Brother VIP 5" resident Selin Bollati made a statement that did not go unnoticed during Saturday's prime time, including Marina Vjollca's name.

During a publicity moment, while chatting with DJ Gimbo and arranging gifts received from the program's sponsors - among them a gift from Marina Vjollca's brand - Selin stated that he had previously been invited to a television show and that he had been asked to give a false statement to create media buzz.

"She was a presenter here at Topi, now she's done this brand-in. She invited me to the show once, for a sports panel, and she told me: 'You're going to come out and say that a Spanish footballer harassed me. It's going viral,'" Selin said.

We recall that Marina Vjollca was previously the presenter of "Procesi Sportiv" on Top Channel. Selin added that she had rejected this request:

"I said 'no'. And because of that I don't have...", the rest of the sentence was said in a low voice and was not clearly understood by the microphone.

It should be noted that Marina Vjollca moderated the show "Procesi Sportiv" until 2017 and then left for TV Klan. Based on this chronology and the fact that Selin was born in 2002, she is assumed to have been a maximum of 15 years old at the time she was allegedly invited to a panel, or even younger, depending on the specific year of the invitation.

In this context, the claim that a minor was invited to a sports panel and asked to publicly declare that she was molested by a Spanish footballer “in order to go viral” raises serious questions. Either this is a misinterpretation of the event by Selin, or – as she is always telling the truth – the situation is truly worrying.

To this moment, there has been no public reaction from Marina Vjollca regarding Selina's claim.