
Një moment i papritur ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, gjatë sfidës së quajtur “Mosreagimi”, e cila ka sjellë një skenë tejet interesante. Në kuadër të kësaj sfide, banorët duhet të qëndrojnë të qetë dhe të mos reagojnë ndaj situatave që ndodhin rreth tyre, pavarësisht surprizave apo provokimeve.
Surpriza e radhës ishte hyrja e papritur e Landi Hysi, pjesëtar i grupit të njohur West Side Family dhe mik i Miri. Sapo hyri në shtëpi, Landi iu drejtua menjëherë mikut të tij, duke i thënë:
“Mos hiq dorë, dy duar janë vetëm për një kokë, jepi fort!”.
View this post on Instagram
Por, jo vetëm aq. Një thumb pati edhe për Selin:
“S’e kisha dit që me ty do flija, ç’tersi kam që të kam komshie.”
Selin reagoi menjëherë me një përgjigje po aq ironike që shkaktoi të qeshura në shtëpi:
“Oh Zot, tenxherja gjeti kapakun!”
View this post on Instagram
Hyrja e Landit solli humor në shtëpinë e Big Brother VIP, ndërsa mbetet për t’u parë se si do e zbatojë këshillën e tij Miri.
Gjithsesi, ne do jemi këtu për të raportuar çdo dramë.

