
Arbana Osmani duket se po e shijon momentin e saj. Në një postim të fundit në Instagram, ajo publikoi një grafik të kërkimeve në YouTube, ku “Ferma VIP”, sipas saj, rezulton të ketë kaluar “Big Brother VIP Albania” në më pak se 24 orë nga nisja e sezonit.
Dhe bashkë me grafikun, erdhi edhe një fjali: “kërkimet nuk blihen.”
Nuk është surprizë që sezoni i ri i “Ferma VIP” me Arbanën të gjenerojë interes në ditët e para. Kërkimet në YouTube janë shpesh një tregues i kuriozitetit të publikut. Megjithatë në rrjet u aludua se shikimet gjatë transmetimit live nuk ishin të gjitha reale:
Disa përdorues kanë vënë në dukje:
- luhatje të shpeshta të shikime live brenda një minute
- diferencë mes numrit të shikimeve dhe ndërveprimeve (komente, reagime)
- ritëm të ngadaltë të komenteve në live chat
Këto nuk janë prova konkrete për asgjë. Por janë mjaftueshëm për të ngritur pikëpyetje. “Kërkimet nuk blihen” është një përgjigje jo e drejtpërdrejtë ndaj aludimeve që qarkullojnë për shifrat.
Sidoqoftë, është ende herët. Është fakt që “Ferma VIP” ka nisur me shumë vëmendje. Është po aq fakt që rrjeti ka nisur të bëjë pyetje.
A do të vijojë ky interes? A është thjesht efekti i fillimit? Apo diçka tjetër? Përgjigjja, si gjithmonë, do të vijë me kohë.




