
Babai i Selin, Toni Bollati, ka reaguar publikisht për herë të parë ndaj deklaratave të bëra nga Rogerti në “Big Brother VIP Albania”. Gjatë një interviste për “Fan Club” në Top Channel, ai tha se nuk e njeh personalisht Rogertin dhe se nuk kishte dëgjuar kurrë për të para se të hynte në këtë format.
Bollati hodhi poshtë edhe pretendimin që është përfolur në shtëpinë e BBV-së, sipas të cilit ai ndodhet në burg. Ai u shpreh se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se ai ndodhet në Afrikën e Jugut.
Në lidhje me deklaratat që janë bërë ndaj vajzës së tij, Bollati i dërgoi një mesazh edhe babait të Rogertit, duke theksuar se çështja duhet parë sipas traditës dhe Kanunit të Lekë Dukagjinit.
“Sipas ligjeve dhe kanuneve, kur një vajzë shahet më shumë se dy herë, ke ofenduar burrin, babanë, dajat dhe gjithë familjen e saj”, u shpreh ai.
Më herët, Rogerti tha brenda shtëpisë së “BBVA” se tezja e Selin i kishte thënë që babai i saj ndodhet në burg, pretendim që është mohuar nga vetë Selin.


