Mama

E urrenim kur na i thoshte, por mamatë kishin të drejtë për këto gjëra

E urrenim kur na i thoshte, por mamatë kishin të drejtë për

Ka një moment shumë specifik kur je i rritur, kur kap veten duke thënë: “fik dritën se nuk e kemi lidhur me shtyllën” dhe ndalon për dy sekonda sepse...o Zot, je bërë si mami yt.

Dikur mendonim se ato fraza ishin thjesht një mënyrë për të na prishur qejfin, por sot kuptojmë që ishin paralajmërime. Shumica ishin tepër të sakta. 

“Nuk i presim me gërshërë paratë ," ishte drama më e madhe që mund të dëgjoje si fëmijë, por sot hapim aplikacionin e bankës dy herë në ditë a thua se do shtohen si me magji.

“Do ta kuptosh kur të rritesh” ishte ndoshta fraza më irrituese në histori. Mirëpo sot e kuptojmë, sidomos pjesën me lodhjen, qetësinë dhe faktin që sa acaruese është që t'i kesh lënë dikujt një detyrë (khëm të nxjerrë mishin nga frigoriferi khëm) dhe të mos e ketë bërë, ndërkohë që ti vjen e rraskapitur nga puna dhe të thotë si pa të keq: "harrova".

E urrenim kur na i thoshte, por mamatë kishin të drejtë për

“Nëse shokët e tu hidhen nga ura, do hidhesh edhe ti?” dikur dukej argumenti më pa lidhje. Sot shikon njerëz që futen në investime katastrofike, drama apo trende absurde vetëm sepse “po e bëjnë të gjithë” dhe mendon: kishte të drejtë.

“Ha perimet” ishte mallkim për ne, të njëjtët njerëz që sot kërkojmë në Google “ushqime anti-inflamatore” dhe hamë gjëra jeshile me vullnet të lirë.

“Hotel të duket këtu?” dikur dukej si ekzagjerimi prindëror. Tani je ti ai/ajo që lan enët, pastron, gatuan dhe pyet veten si është e mundur që askush tjetër nuk e sheh koshin plot.

“Sepse kështu them unë” ishte diktaturë kur ishe i vogël. Sot… sinqerisht? Tingëllon kaq efikase ndonjëherë kur nuk ke energji për debat dhe argumente që nuk përfundojnë kurrë.

E urrenim kur na i thoshte, por mamatë kishin të drejtë për

“Vishu, se do ftohesh.” Dhe ftohesh. Çdo. Herë.

“Kështu e ka jeta” mbetet ndoshta fraza më brutale që na është thënë ndonjëherë në fëmijëri. Edhe më brutalja? Që rezultoi komplet e vërtetë.

“Do më falënderosh më vonë” ishte premtimi më irritues në botë. Dhe megjithatë, ato kishin të drejtë pothuajse çdo herë. Rregullat, rutinat, kufijtë, gjërat që sot i quajmë “healthy habits”, në fakt t’i nguliti mami pa të pyetur fare. Madje edhe gjërat më të vogla. Të lash dhëmbët. Të mos bësh tatuazh njësoj me dikë që e njeh prej 3 javësh. Të flesh herët. Të mos i kthesh mesazhet kur je shumë nervoz/e. Qartazi, ajo po të shpëtonte që të mos turpëroheshe në të ardhmen. 

Sigurisht, nuk kishim si të mos harronim dy frazat më të paharrueshme: “Do ta kuptosh kur të kesh fëmijë vetë" ose "Shpresoj të kesh edhe ti një fëmijë si vetja jote." A mund ta pranojmë që këto fjali ishin "mallkime", që efektin e dhanë më vonë.  

Por, ndoshta fjalia që godet më shumë kur rritesh është ajo që nuk e merrje seriozisht fare dikur: “Do më kujtosh kur të mos jem.” Sepse, çdo këshillë bezdisëse, çdo “mos bëj kështu”, çdo “se kështu them unë”, ishte mënyra e mamave për të dashur.

E urrenim kur na i thoshte, por mamatë kishin të drejtë për

Vite më vonë, kupton që shumica e gjërave të zgjuara që ato na thonin nuk erdhën nga libra prindërimi apo video TikTok-u. Erdhën nga jeta. Mami, për fat të keq, kishte të drejtë. Për pothuajse gjithçka.

REELS

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

We hated it when she told us, but moms were right about these things.

E urrenim kur na i thoshte, por mamatë kishin të drejtë për

There's a very specific moment when you're an adult, when you catch yourself saying: "turn off the light because we didn't connect it to the pole" and stop for two seconds because...oh my God, you've become just like your mom.

We used to think those phrases were just a way to spoil our fun, but now we realize they were warnings. Most of them were very accurate. 

"We don't cut money with scissors," was the biggest drama you could hear as a child, but today we open the bank app twice a day as if it would magically increase.

"You'll understand when you grow up" was probably the most irritating phrase in history. But today we understand, especially the part about fatigue, calmness, and the fact that how annoying it is to have left someone a task (e.g. take the meat out of the fridge, e.g.) and not have it done, while you come home exhausted from work and say, as if it were no big deal: "I forgot."

E urrenim kur na i thoshte, por mamatë kishin të drejtë për

“If your friends jump off a bridge, will you jump too?” used to seem like the most irrelevant argument. Today you see people getting involved in disastrous investments, dramas, or absurd trends just because “everyone is doing it” and you think: they were right.

“Eat your vegetables” was a curse for us, the same people who today Google “anti-inflammatory foods” and eat green things with free will.

“Does this look like a hotel?” used to seem like parental exaggeration. Now you're the one doing the dishes, cleaning, cooking, and wondering how it's possible that no one else sees the full trash.

“Because I said so” was a dictatorship when you were little. Today… honestly? It sounds so efficient sometimes when you don't have the energy for debate and never-ending arguments.

E urrenim kur na i thoshte, por mamatë kishin të drejtë për

“Get dressed, you're going to get cold.” And you get cold. Every. Time.

"That's how life is" remains perhaps the most brutal phrase we were ever told as children. Even more brutal? Which turned out to be completely true.

“You’ll thank me later” was the most irritating promise in the world. And yet, they were right almost every time. Rules, routines, boundaries, the things we now call “healthy habits,” were actually instilled in you by your mom without you even asking. Even the smallest things. Brushing your teeth. Not getting the same tattoo as someone you’ve known for 3 weeks. Going to bed early. Not returning messages when you’re really nervous. Clearly, she was saving you from embarrassing yourself in the future. 

Of course, we couldn't help but forget the two most memorable phrases: " You'll understand when you have your own children" or "I hope you have a child like yours."  Can we accept that these sentences were "curses" that took effect later?  

But, perhaps the sentence that hits you the hardest when you grow up is the one you never took seriously: "You'll remember me when I'm gone." Because every annoying piece of advice, every "don't do that," every "so I say," was a mother's way of loving.

E urrenim kur na i thoshte, por mamatë kishin të drejtë për

Years later, you realize that most of the smart things they told us didn't come from parenting books or TikTok videos. They came from life. Mom, unfortunately, was right. About almost everything.