
Pas deklaratave të bëra së fundmi nga Romeo Veshaj për ndarjen e tij nga Heidi Baci, kjo e fundit ka reaguar publikisht dhe ka sqaruar këndvështrimin e saj mbi marrëdhënien e tyre.
Në emisionin e ditës në “Wake Up” në Top Channel, Heidi u shpreh se heshtja shpesh mund të keqinterpretohet dhe të merret si pohim, duke theksuar se shumë nga gjërat që janë thënë për të nuk përputhen me realitetin e saj.
Ajo tregoi se është ndier e mërzitur dhe e lënduar nga mënyra se si u fol për marrëdhënien e saj të mëparshme dhe për mënyrën si ajo është paraqitur publikisht:
“Jam mërzitur, jam lënduar për mënyrën se si është folur për ish-marrëdhënien time. Jam menduar se si është kaluar në fakt ajo marrëdhënie, se si është paraqitur në publik. Janë disa gjëra që nuk më pëlqejnë, nuk më pëlqen kur flasin për këndvështrimin tim. Ose është heshtje, ose më mirë të mos devijojmë, sepse aty më duket sikur tall njerëzit të cilët të kanë mbështetur dhe ndjenjat e asaj gjëje që ka qenë.”
Heidi kundërshtoi mënyrën se si u përshkrua kohëzgjatja e lidhjes së tyre nga Romeo, duke theksuar se marrëdhënia nuk ka qenë aq e shkurtër sa tha Romeo (3 muaj) apo sipërfaqësore:
“Të paktën nga këndvështrimi im nuk ka qenë një gjë tremujore, kështu si u paraqit. Nga ana ime do flas gjithmonë vetëm për veten time. Ka pasur sakrifica, ka pasur përkushtim, ka pasur ndjenja dhe gjithë këto gjëra.”
Ajo reagoi edhe ndaj mënyrës se si moderatorët bënë batutë për kohëzgjatjen e lidhjes, kur pyetën Romeon me shaka se mos lidhja e tyre kishte zgjatur vetëm 2 orë:
“Për sa i përket pastaj edhe pjesës së dyorëshit, treorëshit, tremujorit, kjo tallje, unë nuk e di pse dy gazetarë që unë realisht nuk i njoh, dhe këtë nuk e them me të keq, nuk ia njihja ekzistencën, as emrat, duhet ta shohin një histori me kaq lehtësi, një dyorësh, treorësh, gjë që nuk më pëlqeu, më dukej shumë fyese.”
Heidi shtoi se marrëdhënia për të ka qenë reale dhe e rëndësishme:
“Me gjithë respektin e personave që në 2026-n mund të kenë marrëdhënie si të duan, me gjithë respektin e këtyre, por nuk jam unë ajo vajzë, nuk ka qenë ajo marrëdhënia ime (që zgjat pak). Për mua ka qenë shumë e rëndësishme. Nuk do të tallesha kurrë me ndjenjat e të tjerëve, publikut që më ka mbështetur, dhe sidomos me të miat. Çdo gjë ka qenë shumë reale, nuk përkufizohet respekti në këto fjalë.”
Ajo u ndal edhe te mënyra si është përjetuar ndarja, duke theksuar se nuk ka qenë aq e thjeshtë sa u paraqit nga Romeo, me respekt të ndërsjellë, duke nënkuptuar edhe se të dy kishin premtuar për të mos folur publikisht për ndarjen e tyre, premtim të cilin Romeo duket se e theu:
“Është bërë një premtim që nuk doja të flisja, sepse ka qenë një gjë shumë e rëndësishme që nuk mund të ishte ushqim mediesh apo klikimesh. Kam dashur thjesht ta respektoj. Unë e kuptoj pse thuhet disa gjëra të tilla, batuta, unë nuk e kam absolutisht me këdo që i ka thënë, por problemi qëndron te personi i cili i lejon këto batuta.
Marrëdhënia ka qenë e rëndësishme për mua dhe jo, ndarja nuk ka qenë me aq respekt sa është paraqitur, sa është shitur. Unë jam gjendur në një situatë të komplikuar, të papritur, të vështirë dhe për respekt të asaj që kam kaluar, sado njeriu mund edhe të heshtë, ta mbajë bukur, nuk do të thotë që nuk peshon dhe ta kalosh kështu nuk mendoj që është mënyra e duhur.”
Nga ana tjetër, Romeo Veshaj në një intervistë për X Press deklaroi:
“Lidhja ime me Heidin përfundoi me respekt. U njohëm brenda, qëndruam tre muaj jashtë dhe nuk funksionoi. Kishim mendime të ndryshme për jetën. E respektoj.”
Lidhja mes Romeos dhe Heidit nisi gjatë “Big Brother VIP Albania 3” dhe u kthye në një nga historitë më të komentuara të edicionit dhe ende pas ndarjes, reagimet dhe diskutimet për marrëdhënien e tyre vazhdojnë të tërheqin vëmendje.
