Lifestyle

Historia e pazakontë: "Si parashikova vdekjen e babit dhe gjyshes kur isha fëmijë"

Historia e pazakontë: "Si parashikova vdekjen e babit dhe gjyshes kur
Foto: Dalina Buzi dhe Zana Paradise Gjergji në "The Dalina Show"/ Andale Media

Në një episod të veçantë të "The Dalina Show", Dalina Buzi sjell për herë të parë në ekranin shqiptar një rrëfim që të fut në botën e së pashpjegueshmes. E ftuar në bisedë nga San Diego, Kaliforni, ishte Zana Paradise Gjergji, një shqiptare që prej 25 vitesh thotë se punon në fushën e paranormales, me dhunti të rralla që, sipas saj, e ndjekin që nga fëmijëria.

Zana është bijë e artistit të njohur të muzikës lirike popullore shqiptare, Pjetër Gjergji dhe mbesë e patriotit dhe atdhetarit të shquar Hil Mosi. Ajo jeton prej 35 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është e martuar me një burrë italian dhe nënë e tre fëmijëve.

Por, përtej biografisë që ngjan me një roman të bukur, Zana rrëfen për herë të parë publikisht për dhuntitë e saj që lidhen me botën shpirtërore dhe parashikimin e së ardhmes.

"Që 7 vjeç jetoj me këto dhunti. Kam 25 vite punë në këtë fushë, pra paranormalen. Në moshën 7 vjeç më vinin në mendje disa imazhe, më largonin nga momenti i jetës. Si fëmijë thosha 'çfarë është kjo?'. Deri në moshën 10-vjeçare, më vinin imazhe të bukura si copëza publicitare."

Ajo e kujton me një lloj qartësie mbinatyrore momentin kur për herë të parë dhuntia e saj mori formën e një paralajmërimi tragjik, vdekjen e të atit, artistit të mirënjohur.

"Më erdhi një imazh i babit në fund të baçes dhe i thashë mamit ‘Babi do vdesë.’ Pashë trupin e tij që më thoshte se 'do iki'. Vajta në shkollë, takova babin në mëngjes, vetëm atë ditë s’kishte fuqi të më ngrinte në krahë. Më larguan për 2 javë te tezja dhe kur kthehem në shtëpi pashë shenjat e letrës së lajmërimit, kuptova që babi kishte vdekur.

Unë i thashë mamit që babai do vdesë në fund të javës. Ai ra në koma dhe më 21 shtator të 1978-ës vdiq. Nuk vuante nga asnjë sëmundje përveçse prej astmës, si këngëtar që ishte."

E njëjta përvojë e thellë dhe e pashpjegueshme i ndodhi edhe me gjyshen, bashkëshorten e Hil Mosit, që për Zanën ishte më shumë se një nënë e dytë.

"Me gjyshen ndodhi edhe më e qartë sepse isha 18 vjeç. Ishte 31 mars 1986. Ajo vdiq të martën, kurse të enjten e një jave para unë e pashë të qartë që të martën në orën 2:15 ajo do ikte.

Mirëpo ajo nuk fliste kohët e fundit, ishte 92 vjeç, mosha, sëmundja. Të martën unë i thashë koreografit tim të më linte të shkoja në shtëpi sepse do më vdiste gjyshja. Sa futem te dera në orën 2, gjyshja, që kishte një javë pa folur, ka bërtitur 'Zana!' nga kati i dytë në të parin dhe lëshoi klithmë sepse po jepte shpirt. Gjyshen e kisha si nënë të dytë, shumë nënë e mirë, shumë e përkryer."

Për Zanën, mesazhet nga “bota tjetër” nuk janë imagjinatë. Janë një lloj informacioni shpirtëror që i vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë, përmes një kanali që ajo e përshkruan me qartësi:

"Janë një lloj telepatie që vijnë nga bota e shpirtit dhe kalojnë në syrin e tretë. Aty duhet të punosh me atë mesazh. Aty truri punon me fotografi. Ky mesazh që vjen tek unë si paralajmërim, është një mesazh që unë duhet ta di. Ato të paralajmërojnë për gjërat që do ndodhin. Edhe kur isha studente, gjithë shoqet e mia e dinin dhuntinë time."

Zana Paradise Gjergji nuk kërkoi të bindë skeptikët. Ajo rrëfeu, me një qetësi të thellë dhe të sinqertë, një jetë të ndarë mes realitetit dhe botës tjetër, ku mesazhet vijnë si udhëzime të padukshme, por të forta. 

Intervistën e plotë e gjeni në videon e mëposhtme:

REELS

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Unusual story: "How I predicted the death of my father and grandmother when I was a child"

Historia e pazakontë: "Si parashikova vdekjen e babit dhe gjyshes kur
Photo: Dalina Buzi and Zana Paradise Gjergji on "The Dalina Show"/ Andale Media

In a special episode of "The Dalina Show" , Dalina Buzi brings for the first time on the Albanian screen a story that takes you into the world of the unexplained. Invited to the conversation from San Diego, California, was Zana Paradise Gjergji, an Albanian who has been working in the field of the paranormal for 25 years, with rare gifts that, according to her, have followed her since childhood.

Zana is the daughter of the renowned Albanian lyrical folk music artist, Pjetër Gjergji, and the granddaughter of the prominent patriot and patriot Hil Mosi. She has lived in the United States of America for 35 years, is married to an Italian man, and is the mother of three children.

But, beyond the biography that resembles a beautiful novel, Zana publicly confesses for the first time about her gifts related to the spiritual world and predicting the future.

"I've been living with these gifts since I was 7 years old. I've been working in this field for 25 years, the paranormal. At the age of 7, certain images would come to my mind, taking me away from the moment of life. As a child, I would say 'what is this?'. Until the age of 10, beautiful images like advertising pieces would come to me."

She remembers with a kind of supernatural clarity the moment when her gift first took the form of a tragic warning, the death of her father, the well-known artist.

"I had an image of my father at the end of the night and I told my mother, 'Dad is going to die.' I saw his body telling me that 'I'm going to leave.' I went to school, I met my father in the morning, only that day he didn't have the strength to lift me in his arms. They sent me away to my aunt's for 2 weeks and when I returned home I saw the signs of the announcement letter, I realized that my father had died.

"I told my mother that my father would die at the end of the week. He fell into a coma and died on September 21, 1978. He did not suffer from any illness except asthma, as a singer he was."

The same profound and inexplicable experience happened to his grandmother, Hil Mos's wife, who was more than a second mother to Zana.

"With my grandmother, it happened even more clearly because I was 18 years old. It was March 31, 1986. She died on Tuesday, and on Thursday a week before, I saw clearly that on Tuesday at 2:15 she would leave."

But she hadn't been talking lately, she was 92 years old, age, illness. On Tuesday I told my choreographer to let me go home because my grandmother was going to die. As soon as I entered the door at 2 o'clock, my grandmother, who hadn't spoken for a week, shouted 'Fairy!' from the second floor to the first and let out a cry because she was giving up her life. I had my grandmother as a second mother, a very good mother, very perfect."

For Zana, messages from the "other world" are not imagination. They are a type of spiritual information that comes to her directly, through a channel that she describes with clarity:

"They are a kind of telepathy that comes from the spirit world and passes through the third eye. There you have to work with that message. There the brain works with pictures. This message that comes to me as a warning is a message that I need to know. They warn you about things that are going to happen. Even when I was a student, all my friends knew about my gift."

Zana Paradise Gjergji did not seek to convince skeptics. She recounted, with a deep and sincere calm, a life divided between reality and the other world, where messages come as invisible but strong instructions. 

You can find the full interview in the video below: