Anabelizim

Ledion Liço, pa kllapa

Ledion Liço, pa kllapa

Në televizion, identiteti shpesh ndërtohet në raport me diçka tjetër. Me një format, me një paraardhës, me një histori personale. Rrallë ndodh që ai të qëndrojë më vete. Për një kohë të gjatë, edhe Ledion Liço është parë kështu - gjithmonë në raport me diçka tjetër.

Por në një moment të caktuar të karrierës, një figurë publike nuk ka më nevojë të prezantohet përmes asaj që ka qenë, as përmes asaj që ka zëvendësuar, as përmes njerëzve që e kanë rrethuar. Emri qëndron i plotë, pa kllapa sqaruese.

Ky është pikërisht momenti ku ndodhet sot Ledion Liço. Jo ai i “Top Select”, as ai i “The Voice”, as zëvendësuesi i Arbanës në "Big Brother VIP", as (ish-)burri i Sara Hoxhës. Thjesht: Ledion Liço.

Ky edicion i "Big Brother VIP" e bëri këtë më të dukshme se herët e tjera. Nuk pati një ndryshim rrënjësor në mënyrën si moderon, por këtë herë u pa më qartë si njeri. Kaq mjaftoi për të ndryshuar mënyrën si u lexua nga publiku.

Mbështetja që mori këtë sezon ishte e pazakontë. Shumë e pranonin hapur se po e ndiqnin spektaklin për të, edhe kur personazhet brenda nuk i tërhiqnin. Kjo nuk lidhej as me elokuencën, as me humorin, cilësi që ai i ka pasur prej vitesh dhe që publiku i njeh tashmë. Ajo që ndryshoi ishte mënyra si ai qëndronte me veten në ekran.

Ledion Liço, pa kllapa

Ledioni nuk u përpoq të kontrollonte çdo emocion. Përkundrazi, lejoi që disa prej tyre të shiheshin. “Unë po jetoj një periudhë të jetës time në të cilën nuk dua të dëgjoj më këngë të trishta,” i tha ai Elvana Gjatës, një fjali që vështirë se i përket një formati televiziv.

Kjo qasje u reflektua edhe në mënyrën si komunikoi me banorët. Me Juelën, kur foli për rikthimin te dashuria, nuk tha fraza motivuese të gatshme, por pranoi se nuk është një proces linear. Me Stelinën, nuk e shtyu rrëfimin drejt një kureshtjeje të tepruar për hir të audiencës. Ndërsa me Nikolin, foli jo si moderator, por si prind, duke thënë se nuk i kupton nënat që braktisin fëmijët.

Te Selin, reagimi ndaj performancës së saj me “Never Enough” ishte i sinqertë. Kënga flet për pamjaftueshmërinë e famës, pasurisë dhe duartrokitjeve pa dashurinë e vërtetë, dhe ai nuk u përpoq ta shpjegonte emocionin që tashmë ishte i dukshëm.

Edhe në finale, në një moment që zakonisht përdoret për efekt skenik, Ledioni zgjodhi një ton tjetër. Pa bërë moral siç bëjnë moderatorët zakonisht, pa fraza ekzaltuese që kërkojnë duartrokitje, tregoi gjatë surprizës për të se çfarëdo ndodh mes një çifti me fëmijë, familja mbetet familje.

Ledion Liço, pa kllapa

“Kjo është hera e vetme që unë e lejoj veten të jem kaq vulnerabël si Ledion, jo si moderator. Jam në një pikë që e kam shumë të vështirë të lotoj, më duket sikur më janë tharë lotët. Por nuk jam fort i bindur që meritoj asgjë nga këto që kam. Dhe nuk jam fort i bindur që unë dhe shumë nga e gjithë kjo meritojnë Sara Hoxhën.”

Kjo mënyrë e të qenit në skenë është shumë larg Ledionit të viteve të kaluara. Por kjo pjekuri nuk ka ardhur nga hiçi. Ajo është produkt i përjetimeve personale po aq sa edhe i një rruge të gjatë profesionale, që shpesh është lexuar në mënyrë të pjesshme.

Në vitin 2003, Ledion Liço fitoi “Pole Position”, një format që kërkonte më shumë sesa prezantim. Aty nisi një rrugë që kaloi nga “Top Select” te “Top Albania Radio”, më pas te “Wake Up” përkrah Eno Popit - një shkollë e përditshme ritmi dhe komunikimi - dhe vijoi me prime-time si “The Voice of Albania”, finalet e “Top Fest” dhe “E Diell”.

Kjo rritje profesionale ka ndodhur përpara çdo lidhjeje sentimentale që më vonë u përdor për ta reduktuar suksesin e tij, shpesh të përmbledhur në etiketën e “dhëndrit të Topit”, duke lënë në hije gjithçka që kishte ndërtuar më parë ndër vite.

Në këtë kuptim, Ledioni i sotëm nuk është një version i ri, por kulmi i një procesi. Një figurë që nuk ka më nevojë të provojë, sepse nuk po përpiqet më të bindë.

Sot, Ledion Liço duket realisht në prime-in e vet si moderator. Nëse zgjedh ta mbajë këtë raport me ekranin, ka çdo mundësi të mbetet një nga figurat më të qëndrueshme dhe më të respektuara të televizionit shqiptar.

– Shkruar nga Sindi Salaj, kryeredaktore e Anabel Media.

Copyright © anabel.al / Ndalohet kategorikisht riprodhimi, publikimi apo transmetimi i këtij artikulli nga mediat e tjera, në çdo formë dhe me çdo mjet, pa lejen paraprake të redaksisë.

REELS

Cfare mendoni ju?

Një përvojë që dhurohet. @skiniqclinique #SkinIQClinique #GiftTheExperience

🤣🤣🤣🤣

Kush e di, e di! Ju që e dini komentoni.

Pse s’punon ky ore?!!! 🤓

🤓

😎

Mezi pres.

@coachella bëri bashkë Justin Bieber&Billie Eilish 🥰

Një alternativë moderne. Pa tym, pa zhurmë, thjesht pjesë e stilit dhe e përditshmërisë suaj.

Ledion Liço, without brackets

Ledion Liço, pa kllapa

In television, identity is often built in relation to something else. With a format, with a predecessor, with a personal history. It rarely stands on its own. For a long time, Ledion Liço has also been seen this way - always in relation to something else.

But at a certain point in a career, a public figure no longer needs to be introduced through what he or she was, nor through what he or she has replaced, nor through the people who have surrounded him or her. The name remains complete, without explanatory brackets.

This is exactly the moment Ledion Liço finds himself in today. Not the one from "Top Select", not the one from "The Voice", not Arbana's replacement in "Big Brother VIP", not Sara Hoxha's (ex-)husband. Simply: Ledion Liço.

This edition of "Big Brother VIP" made this more apparent than before. There wasn't a radical change in the way he moderated, but this time he was seen more clearly as a person. That was enough to change the way he was read by the public.

The support he received this season was unusual. Many openly admitted that they were watching the show for him, even when the characters within did not appeal to them. This was not due to either eloquence or humor, qualities that he has had for years and that the audience already knows. What changed was the way he stood with himself on screen.

Ledion Liço, pa kllapa

Ledioni didn't try to control every emotion. On the contrary, he allowed some of them to show. "I'm going through a period of my life where I don't want to listen to sad songs anymore," he told Elvana Gjata, a sentence that hardly belongs in a television format.

This approach was also reflected in the way he communicated with the residents. With Juela, when he spoke about returning to love, he did not say ready-made motivational phrases, but admitted that it is not a linear process. With Stelina, he did not push the story towards excessive curiosity for the sake of the audience. While with Nikoli, he spoke not as a moderator, but as a parent, saying that he does not understand mothers who abandon their children.

For Selin, the reaction to her performance of “Never Enough” was sincere. The song talks about the insufficiency of fame, fortune, and applause without true love, and he didn’t try to explain the emotion that was already evident.

Even in the finale, in a moment usually used for stage effect, Ledioni chose a different tone. Without moralizing as moderators usually do, without exalting phrases that demand applause, he showed during the surprise for him that whatever happens between a couple with children, family remains family.

Ledion Liço, pa kllapa

"This is the only time I allow myself to be so vulnerable as Ledion, not as a moderator. I'm at a point where I find it very difficult to cry, it feels like my tears have dried up. But I'm not really convinced that I deserve any of this. And I'm not really convinced that I and much of this deserve Sara Hoxha."

This way of being on stage is far removed from the Ledion of years past. But this maturity has not come out of nowhere. It is the product of personal experiences as well as a long professional path, which has often been read in a partial way.

In 2003, Ledion Liço won “Pole Position”, a format that required more than just presentation. There he began a path that went from “Top Select” to “Top Albania Radio”, then to “Wake Up” alongside Eno Pop - a daily school of rhythm and communication - and continued with prime-time shows such as “The Voice of Albania”, the finals of “Top Fest” and “E Diell”.

This professional growth occurred before any romantic relationship that was later used to reduce his success, often summed up in the label of "Topi's son-in-law", overshadowing everything he had previously built over the years.

In this sense, today's Ledion is not a new version, but the culmination of a process. A figure who no longer needs to prove himself, because he is no longer trying to convince.

Today, Ledion Liço really seems to be in his prime as a moderator. If he chooses to maintain this relationship with the screen, he has every chance of remaining one of the most stable and respected figures on Albanian television.

Copyright Anabel.al / Reprinting without permission of the editorial staff is prohibited.