Anabelizim

Letër për babin tim, me gjithë dashurinë që mund të mbajë një zemër

Letër për babin tim, me gjithë dashurinë që mund
Foto: lauramatassa196/ Pinterest

Letër për babin tim

Babi im i dashur,

Nuk e di nga t’ia filloj, sepse ka disa ndjenja që nuk përkufizohen dot me fjalë. Ka dashuri që nuk ka nevojë për zë, që kuptohet vetëm me një shikim, me një përqafim, me një kujtim të vogël që mbetet përgjithmonë në zemër. Njëra prej tyre është dashuria ime për ty.

Kur mendoj për fëmijërinë time, gjithmonë të shoh ty aty, si një hije e bukur mbrojtjeje që më ndiqte kudo. Ti ishe forca që më bëri të ndihesha e sigurt edhe kur bota më dukej e madhe dhe e frikshme. Ti ishe ai që më mbaje dorën kur kisha frikë, që më ngrije lart kur më dukej sikur s’do arrija dot. Dhe edhe sot, kur jam rritur e jetoj ditë të tjera, dora jote është ende aty në zemrën time, duke më dhënë forcë pa folur fare.

Ti më ke mësuar se si të jem njeri i fortë, por edhe e mirë. Më ke mësuar të mos dorëzohem, të mos lëndoj të tjerët, të mos harroj kurrë kush jam. Më ke mësuar se respekti nuk fitohet me zë të lartë, por me zemër të pastër. Dhe se dashuria më e vërtetë nuk është ajo që tregohet me fjalë, por ajo që ndihet në heshtje si e jotja.

Më kujtohen netët kur qëndroje zgjuar vetëm që unë të mos ndihesha vetëm. Më kujtohen ditët kur punoje pa pushim, vetëm që të mos më mungonte asgjë. Nuk e kuptoja atëherë sa shumë lodhje fshihje pas asaj buzëqeshjeje të butë. Tani që jam rritur, e ndiej në shpirt peshën e çdo sakrifice që ke bërë për mua. Dhe ndonjëherë, ndiej faj që s’kam ditur si të ta them më shpesh: faleminderit, babi.

Faleminderit që ke qenë gjithmonë i duruar, edhe kur unë s’e kam merituar.

Faleminderit që më ke dashur edhe kur s’kam qenë perfekte.

Faleminderit që s’ke rreshtur kurrë së besuari tek unë.

Ka shumë njerëz në botë që flasin për heronjtë, por unë e di që heroi im nuk ka pelerinë. Ai quhet thjesht babi. Dhe është njeriu që ka ndërtuar botën time me duart e tij, me fjalët e buta, me zemrën që di vetëm të japë.

Sa herë që jeta më lodh, mjafton të kujtoj sytë e tu, ata sy që më kanë parë me dashuri të pastër që kur erdha në këtë botë. Më duket sikur çdo herë që më shikon, më thua: “Do të jesh mirë, bija ime.” Dhe vërtet jam. Sepse të kam ty.

Do doja ta dija si të ta kthej gjithë dashurinë që më ke dhënë, por s’ka asnjë mënyrë që mund ta barazojë. Ndoshta e vetmja mënyrë është të jem një njeri i mirë si ti. Të jem e drejtë, e ndershme, e fortë dhe e butë në shpirt. Dhe çdo herë që arrij diçka, dua që ta dish se e kam arritur sepse ti më mësove të mos dorëzohem.

Babi, unë jam dhe do jem gjithmonë “goca jote”, ajo që ti e mbaje për dore dhe i tregoje botën. Ndonjëherë mund të duket sikur jam rritur, por për ty dhe për zemrën time unë do mbetem përherë ajo vajzë që kërkon strehë te kraharori yt, që ndjen siguri vetëm kur dëgjon zërin tënd.

Të dua më shumë se sa mund ta përshkruaj.

Të dua për çdo gjë që je, për çdo gjë që ke bërë dhe për çdo gjë që nuk më the, por që e ndjeva.

Të dua sepse pa ty, s’do isha ajo që jam sot.

Me gjithë dashurinë që mund të mbajë një zemër,

Goca jote.

- Shkruar për Anabel nga një grua anonime, për rubrikën “Untold Stories” – streha ku rrëfejmë ato çaste kur zemra kërkon të flasë, qoftë për të mirat, qoftë për të vështirat, për ndjesitë më të thella që nuk duam t’i mbajmë brenda. Nëse edhe ju dëshironi të ndani historinë tuaj, na shkruani në [email protected].

REELS

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj

Letter to my dad, with all the love a heart can hold

Letër për babin tim, me gjithë dashurinë që mund
Photo: lauramatassa196/ Pinterest

Letter to my dad

My dear dad,

I don't know where to start, because there are some feelings that cannot be defined in words. There is love that doesn't need a voice, that is understood with just a look, with a hug, with a small memory that remains forever in the heart. One of them is my love for you.

When I think about my childhood, I always see you there, like a beautiful protective shadow that followed me everywhere. You were the strength that made me feel safe even when the world seemed big and scary. You were the one who held my hand when I was afraid, who lifted me up when it seemed like I couldn't reach it. And even today, when I'm grown up and live other days, your hand is still there in my heart, giving me strength without even saying a word.

You have taught me how to be a strong person, but also a good one. You have taught me not to give up, not to hurt others, to never forget who I am. You have taught me that respect is not earned with a loud voice, but with a pure heart. And that the truest love is not the one shown with words, but the one felt in silence like yours.

I remember the nights when you stayed awake just so I wouldn't feel alone. I remember the days when you worked non-stop, just so I wouldn't miss anything. I didn't realize then how much fatigue you hid behind that gentle smile. Now that I'm older, I feel in my soul the weight of every sacrifice you made for me. And sometimes, I feel guilty that I didn't know how to tell you more often: thank you, dad.

Thank you for always being patient, even when I didn't deserve it.

Thank you for loving me even when I wasn't perfect.

Thank you for never stopping believing in me.

There are many people in the world who talk about heroes, but I know that my hero does not have a cape. He is simply called Dad. And he is the man who built my world with his hands, with his gentle words, with a heart that only knows how to give.

Whenever life tires me, all I have to do is remember your eyes, those eyes that have looked at me with pure love since I came into this world. It seems to me that every time you look at me, you say: “You will be fine, my daughter.” And I really am. Because I have you.

I wish I knew how to repay all the love you've given me, but there's no way I can equal it. Maybe the only way is to be a good person like you. To be fair, honest, strong, and gentle in spirit. And every time I achieve something, I want you to know that I achieved it because you taught me not to give up.

Dad, I am and will always be "your little girl", the one you hold in your hand and show the world to. Sometimes it may seem like I've grown up, but for you and for my heart I will always remain that girl who seeks refuge in your chest, who feels safe only when she hears your voice.

I love you more than I can describe.

I love you for everything you are, for everything you've done, and for everything you didn't tell me, but that I felt.

I love you because without you, I wouldn't be who I am today.

With all the love a heart can hold,

Your oyster.

- Written for Anabel by an anonymous woman, for the  “Untold Stories” column  – the haven where we recount those moments when the heart wants to speak, whether about the good or the difficult, about the deepest feelings that we don't want to keep inside. If you too would like to share your story, write to us at  [email protected] .