Anabelizim

Mes nesh: Jam e lidhur me një djalë 16 vjet më të vogël. Them me bindje që ai më ka rritur.

Mes nesh: Jam e lidhur me një djalë 16 vjet më të
Foto: Mes nesh/ ANABEL

"Para 4 vitesh as që e kërkoja dashurinë. Sinqerisht, në atë pikë, më dukej një lodhje e kotë. 36 vjeç, një sërë lidhjesh që më kishin lënë më bosh sa isha kur i nisa, dhe më ishte krijuar ideja që dashuria thjesht “nuk ishte e shkruar për mua”. Kisha filluar ta shihja jetën time ndryshe: do bëja udhëtime me gocat, do pija verë të bardhë pas pune, dhe në shtëpi do më priste një mace dhe qetësia. S’doja më asnjë! lloj! drame!

Deri kur një ditë, e uritur dhe pa humor, hyra në një fast food për një hamburger. Dhe e kuptuat tanimë që ai ishte aty. I ri, me ca tatuazhe, zë i thellë. Kuptohej menjëherë që ishte shumë i ri. E ndjeva. Një zë "Po ai ka moshën e djalit tënd mi goc'!" më rrihte në kokë. (S'kam djalë, se mos keqkuptohemi.)

Por më pas, doni ju që po më pëlqenin shumë hamburgerët hahaha. Flirt i vogël, shikime, dhe patjetër, më gjeti në Instagram, më shkroi, më komplimentoi diku. E lashë të më shkruante, kot për sport. Kur më tha që ishte 21 vjeç pastaj, u sikletosa, po dhe u mëzita shumë të jem e sinqertë. “S'ka shanse për ne të dy” mendova. “Shpirtrat nuk kanë moshë,” tha ai me çiltërsinë e vet. “Po mirë,” i thashë, “po trupat kanë.”

Por patjetër, e takova. Dhe u mbarua puna. Një gotë verë, një puthje dhe pastaj s’kishte më kthim pas. Në fillim e mora si eksperiencë, një aventurë që s’do zgjaste mendoja. Katër vjet më vonë, ai është akoma këtu mi gra! 

Do më gjykoni, po ai vërtet më mësoi dashurinë, një formë tjetër të saj të paktën. Më mësoi që dashuria është dhe ajo zënka në tre të mëngjesit për diçka pa kuptim. Është dhe kur s’të flet për dy ditë sepse e ke tepruar, dhe ti e di që ke faj. Është kur ai të përqafon edhe pse i ke folur me ton të keq, dhe s’të bën të ndihesh “fajtore” gjithsesi. Lind pyetja, a s'ishte pak vonë për mua që të mësoja këtë lloj dashurie? Po pikërisht pra, ia kisha ndaluar vetes për kaq vite këto llastime sepse mendoja se isha tepër "e pjekur". Një budallaçkë.

Ai është i ri, po shumë burrë. Dhe unë s'jam aq e vjetër fundja. :p Ai ka inate, ka atë humorin e çuditshëm të moshatarëve të vet, herë-herë më duket pak i varur nga TikTok-u, dhe s’i njeh shumicën e këngëtarëve të mi të preferuar, po çuditërisht ne funksionojmë! Shumë mirë madje.

Kam frikë nga plakja, e pranoj. Kur shoh ato që, krahasimisht me të, mund të konsiderohen "difektet" e mia, të vlerësohen me lehtësinë më të madhe prej tij, them “E po, le të më dojë një djalë i ri, dreqi ta hajë, s’është fundi i botës.”

Unë s’jam ndonjë romantike e pashpresë, por për herë të parë ndiej që jam aty ku duhet. Jo në përralla, nuk po deliroj, po jam në të vërtetën time. Habiten mikeshat kur ua them po me këtë "dashnorin" 16 vite më të ri, unë u rrita, u poqa. Isha shumë e papjekur. Një bukurosh, sot 25 vjeç, më bëri ta pranoj dashurinë ashtu si vjen, pa plan, pa logjikë, pa “çfarë do thonë njerëzit”.

Ai më thotë “ti je gjithçka që dua”, unë i them “prit të shohim sa do të duash kur të më shtohen dhe ca rrudha të tjera". Qeshim. Pastaj më puth, dhe gjithë filozofia ime shkon dëm. Mund t'ju duket si roitje e një 40-vjeçareje të tërbuar, po nëse ndihet kështu kjo diagnoza që ma shprehin si me, si pa fjalë dhe njerëzit e mi të dashur, më besoni, na duhen më shumë njerëz të tërbuar në këtë vend. Ju puth. <3" - shkruar nga një grua anonime për Anabel, për rubrikën "Mes nesh".

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj

Between us: I am in a relationship with a guy 16 years younger than me. I can confidently say that he raised me.

Mes nesh: Jam e lidhur me një djalë 16 vjet më të

"4 years ago I wasn't even looking for love. Honestly, at that point, it seemed like a futile effort. 36 years old, a series of relationships that had left me emptier than I was when I started them, and I had the idea that love simply "wasn't meant for me". I had started to see my life differently: I would go on trips with my friends, drink white wine after work, and have a cat and peace waiting for me at home. I didn't want any ! any ! drama !

Until one day, hungry and out of the mood, I went into a fast food place for a hamburger. And you already knew he was there. Young, with some tattoos, deep voice. It was immediately clear that he was very young. I felt it. A voice "Yes, he's the age of your son, my goc'!" was beating in my head. (I don't have a son, so let's not get misunderstandings.)

But then, you know, I really liked hamburgers hahaha. A little flirting, glances, and of course, he found me on Instagram, wrote to me, complimented me somewhere. I let him write to me, for no reason. When he told me he was 21, I was embarrassed, and even really sad to be honest. “There's no chance for the two of us,” I thought. “Souls don't have an age,” he said with his frankness. “Okay,” I said, “but bodies do.”

But of course, I met him. And it was over. A glass of wine, a kiss, and then there was no turning back. At first I took it as an experience, an adventure that wouldn't last, I thought. Four years later, he's still here, my women! 

You'll judge me, but he really taught me love, a different form of it at least. He taught me that love is also that fight at three in the morning about something meaningless. It's also when he doesn't talk to you for two days because you overdid it, and you know it's your fault. It's when he hugs you even though you spoke to him in a bad tone, and he doesn't make you feel "guilty" anyway. The question arises, wasn't it a little late for me to learn this kind of love? Well, that's exactly what I did, I had forbidden myself these indulgences for so many years because I thought I was too "mature". A fool.

He's young, but very manly. And I'm not that old after all. :p He has a temper, he has that weird sense of humor of his peers, sometimes he seems a little addicted to TikTok, and he doesn't know most of my favorite singers, but surprisingly we work! Very well, in fact.

I'm afraid of getting old, I admit it. When I see what, compared to him, could be considered my "flaws", appreciated with the greatest ease by him, I say "Well, let a young man love me, damn it, it's not the end of the world."

I'm not a hopeless romantic, but for the first time I feel like I'm where I need to be. Not in fairy tales, I'm not delirious, I'm in my truth. My friends are surprised when I tell them that with this "lover" 16 years younger, I grew up, I matured. I was very immature. A handsome man, now 25 years old, made me accept love as it comes, without a plan, without logic, without "what people will say".

He tells me "you're everything I want", I say "wait and see how much you'll love me when I get a few more wrinkles". We laugh. Then he kisses me, and all my philosophy goes to waste. It may seem like the rant of a 40-year-old woman, but if this is how this diagnosis that my loved ones express to me, both verbally and in writing, feels, believe me, we need more rabid people in this country. Kisses. <3" - written by an anonymous woman for Anabel, for the "Among Us" column.

Copyright Anabel.al / Reprinting without permission of the editorial staff is prohibited.