Anabelizim

Mes nesh: "Një ditë, të gjitha do të bëhemi si mami ynë"

Mes nesh: "Një ditë, të gjitha do të bëhemi si
Mes nesh/ ANABEL

"Një ditë, ashtu pa kuptuar, do të shihemi në pasqyrë dhe do kuptojmë se shëmbëlltyra jonë do jetë përherë e më shumë si ai i mamasë sonë.

E di, të gjitha kemi menduar se do rritemi e mbase s’do bëjmë të njëjtat gjëra, ose të paktën disa prej tyre, por ja që nuk qenka kështu.

Do ta kuptojmë se po i përngjajmë mamave tona kur papritur fillojmë të thërrasim fëmijët tanë me të njëjtat shprehje si ajo. Kur gatuajmë “diçka të shpejtë” dhe e kuptojmë që po bëjmë pikërisht atë recetë që ajo na bënte kur ishim fëmijë. Kur na kap paniku pse fëmija ynë është vonuar, edhe pse kanë kaluar vetëm 5 minuta nga orari i zakonshëm.

Do ta kuptojmë kur fëmija t’i ketë ngulur sytë copës së byrekut në pjatën tonë dhe ne do shtiremi sikur s’kemi më uri. 

Kur të fillojmë të ndiejmë faj për ndonjë veprim të fëmijës, edhe pse nuk kemi bërë asgjë keq. Kur duam të mbrojmë të gjithë, por harrojmë të kujdesemi për veten.

Do ta kuptojmë mamanë atë ditë kur dikush të na thotë “Sa shumë i ngjan!” dhe në fillim do të na duket e çuditshme, por pastaj do qeshim me veten.

Sepse po, një ditë, të gjitha bëhemi si mamaja jonë. Ndoshta jo në gjithçka. Por në mënyrën si duam. Në mënyrën si përpiqemi. Në mënyrën si nuk dorëzohemi, edhe kur askush nuk e vëren.

Dhe kjo është ndoshta ironia dhe e bukura e mëmësisë.

Mes nesh, nga një bijë që po e kupton çdo ditë e më shumë mamanë e saj,"- shkruar nga një ndjekëse e Anabel, për rubrikën "Mes nesh". 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether

Among Us: "One day, we will all be like our moms"

Mes nesh: "Një ditë, të gjitha do të bëhemi si
Between us/ ANABEL

"One day, without realizing it, we will look in the mirror and realize that our image will always be more and more like our mother's."

I know, we all thought that as we grew up we wouldn't do the same things, or at least some of them, but that's not the case.

We will realize that we are becoming like our mothers when we suddenly start calling our children with the same expressions as her. When we cook “something quick” and realize that we are making the exact same recipe that she used to make for us when we were children. When we panic because our child is late, even though it has only been 5 minutes since the usual time.

We'll understand when the child has stared at the piece of pie on our plate and we'll pretend like we're no longer hungry. 

When we start to feel guilty for some child's actions, even though we haven't done anything wrong. When we want to protect everyone, but forget to take care of ourselves.

We will understand our mother the day someone says to us: "How much she looks like her!" And at first it will seem strange, but then we will laugh at ourselves.

Because yes, one day, we all become like our mom. Maybe not in everything. But in the way we love. In the way we try. In the way we don't give up, even when no one notices.

And that's perhaps the irony and beauty of motherhood.

"Between us,
from a daughter who is understanding her mother more and more every day," - written by a follower of Anabel, for the "Between us" column. 

Copyright Anabel.al / Reprinting without permission of the editorial staff is prohibited.