Anabelizim

Mes nesh: "U trondita kur kuptova se isha abuzuar në fëmijëri"

Mes nesh: "U trondita kur kuptova se isha abuzuar në

"Nuk e di nga t’ia nis. Thjesht… një ditë, në një seancë me terapisten time (jetoj përtej oqeanit), u shtriva në divan, si zakonisht. Ajo e kishte kuptuar prej kohësh që unë flisja më lirshëm kur nuk e shihja në sy. Dhe atë ditë, pas shumë vitesh terapi, më doli një fjali nga goja që nuk e kisha thënë kurrë më parë:

“Gjithmonë kam ndjerë që dikush ka përfituar prej meje… edhe kur jam intime me dikë.”

Ajo më tha qetësisht:

“Nga mënyra si po flet, ka shumë mundësi të kesh përjetuar ndonjë formë abuzimi seksual.”

Dhe ishte si një shpërthim. Ngrita trupin nga divani dhe, si e shokuar, thashë me zë të lartë: “E mbaj mend.”

Ishte si të hapej një derë që kisha mbyllur me çelës e zinxhir. Një kujtim i errët që kishte ndikuar në gjithçka – si e doja veten, si lidhesha me njerëzit, si e trajtoja trupin tim. E kisha mbuluar për dekada.

U mpiva. Sikur trupi më iku. Zhurmat në dhomë u bënë të padurueshme. Dola jashtë dhe eca pa vetëdije nëpër qytet. Hyra në një dyqan rrobash thjesht për të gjetur një vend ku të fshihesha. U futa në një dhomë prove dhe shpërtheva në lot.

Telefonova një shoqe të ngushtë, që merret me traumën dhe varësitë. “E mbaj mend. Kam qenë e abuzuar seksualisht si fëmijë,” i thashë.

Ajo më tha me zë të qetë: “E kisha dyshuar gjithmonë.”

Ajo fjali më solli një çlirim të momentit. M’u lidhën copat: pse krijova varësi nga alkooli, pse ndihesha gjithmonë në ankth, pse nuk mund të lija askënd të më afrohej vërtet. Por lehtësimi zgjati pak. U ktheva në shtëpi dhe u futa nën jorgan. Thjesht desha të mos ekzistoja për disa orë.

Terapistja ime më shpjegoi që ajo që më kishte ndodhur ishte një kujtim i disociuar – domethënë, truri im e kishte futur aq thellë sa të më mbronte. Dhe kishte funksionuar… për një kohë. Por trupi im e kishte kujtuar çdo ditë. Në mënyra që s’i kisha lidhur kurrë më parë.

Më pas fillova të flisja me vajza të tjera në grupin e rikuperimit nga varësitë. Dhe, njëra pas tjetrës, më thoshin: “Edhe unë, edhe unë.”

Isha e shokuar. Pse nuk flisnim për këtë më parë? Pse ka kaq shumë gra që mbartin trauma të ngjashme në heshtje? Pse e kemi kaq të vështirë të pranojmë që një gjë e tillë ka ndodhur?

Truri ndonjëherë e harron për të të mbrojtur. Por trupi nuk harron kurrë. Mua trauma më ndiqte natë e ditë – me pagjumësi, me dhimbje në trup, me ankth që nuk e dija nga vinte, me një ndjenjë që asnjë vend nuk ishte vërtet i sigurt.

Më është dashur shumë kohë për të punuar veten: me terapi, me lutje, me qetësi, me kujdes për shpirtin tim. Sot nuk mund të them se jam “shëruar” në kuptimin klasik. Por po eci përpara. Po kujtoj. Po çlirohem. Dhe për herë të parë në jetë, nuk ndihem më vetëm.

Nëse je duke lexuar këtë dhe ndjen diçka të ngjashme në trupin tënd, në kujtimet e tua – të lutem, mos e injoro. Fillo të flasësh. Me dikë që të dëgjon, pa të gjykuar.
Nuk je vetëm. Nuk është faji yt. Dhe mund të rregullohet."

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

 

REELS

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj

Among Us: "I was shocked when I realized I had been abused as a child"

Mes nesh: "U trondita kur kuptova se isha abuzuar në

"I don't know where to start. It's just... one day, in a session with my therapist (I live across the ocean), I lay on the couch, as usual. She had long realized that I spoke more freely when I couldn't look her in the eye. And that day, after many years of therapy, a sentence came out of my mouth that I had never said before:

“I've always felt like someone took advantage of me... even when I'm intimate with someone.”

She told me quietly:

"From the way you're talking, it's very likely you've experienced some form of sexual abuse."

And it was like an explosion. I lifted my body off the couch and, as if in shock, I said out loud: “I remember.”

It was like opening a door that I had locked and chained. A dark memory that had affected everything – how I loved myself, how I related to people, how I treated my body. I had covered it up for decades.

I went numb. It was as if my body had left me. The noises in the room became unbearable. I went outside and walked unconsciously through the city. I went into a clothing store just to find a place to hide. I went into a fitting room and burst into tears.

I called a close friend who works with trauma and addiction. "I remember. I was sexually abused as a child," I told her.

She told me in a calm voice: “I had always suspected it.”

That sentence brought me a momentary release. The pieces came together: why I became addicted to alcohol, why I always felt anxious, why I couldn't let anyone really get close to me. But the relief was short-lived. I went home and crawled under the covers. I just wanted to cease to exist for a few hours.

My therapist explained to me that what had happened to me was a dissociated memory – meaning, my brain had pushed it deep enough to protect me. And it had worked… for a while. But my body had remembered it every day. In ways I had never connected before.

Then I started talking to other girls in the addiction recovery group. And, one after another, they would say, “Me too, me too.”

I was shocked. Why didn't we talk about this before? Why are there so many women who carry similar trauma in silence? Why is it so hard for us to admit that something like this happened?

The brain sometimes forgets to protect you. But the body never forgets. The trauma haunted me day and night – with insomnia, with body aches, with anxiety that I didn't know where it came from, with a feeling that no place was truly safe.

It took me a long time to work on myself: with therapy, with prayer, with calm, with care for my soul. Today I can't say that I am "healed" in the classical sense. But I am moving forward. I am remembering. I am freeing myself. And for the first time in my life, I no longer feel alone.

"If you're reading this and you feel something similar in your body, in your memories – please, don't ignore it. Start talking. To someone who will listen, without judging you.
You're not alone. It's not your fault. And it can be fixed."

Copyright Anabel.al / Reprinting without permission of the editorial staff is prohibited.