Anabelizim

Të kam përkrah dhe ti s’e di që po shkruaj një letër dashurie

Të kam përkrah dhe ti s’e di që po shkruaj një
Foto: karalaynebeckerphoto/ Pinterest

Këtë letër po e shkruaj duke të të patur ty ngjitur meje, e megjithatë ti nuk e di.

Është shumë e çuditshme sesi jeta të bën të përjetosh ngjarje dhe çaste që as në ëndrrat e tua nuk e imagjinon se mund t'i përjetosh.

Unë kurrë nuk kisha menduar se do isha këtu ku jam, me ty në krah, në çdo moment timin të mirë, po sidomos të keq, duke përjetuar historinë e dashurisë që e ëndërroja që e vogël.

Këtë letër e shkruaj vetëm për të të falenderuar dhe treguar sesa shumë të dua dhe se si ma ke bërë jetën diell. Faleminderit që më qëndron pranë atëherë kur unë nuk duroj as veten, që del përtej çdo mundësie për të plotësuar çdo tekë timen, që më shtrëngon dorën dhe më udhëzon në çdo stuhi që jeta më ofron.

Faleminderit për fjalët e bukura, puthjet e pafundme që më jep kur më ka zënë gjumi e ti mendon se nuk i ndiej, por unë i ndiej të gjitha. Faleminderit për përqafimet e ngrohta kur bota më tregon sesa e ftohtë është. Me ty ndihem e sigurt, me ty në krah më duket sikur mund t'i dal gjithë botës kundra dhe të fitoj. Me ty mund të jem "unë", pa qenë nevoja të ndryshoj asgjë. Me ty rilinda!

Shpresoj që një ditë të të kthej qoftë dhe gjysmën e atyre që ti ke bërë për mua, çdo luftë e imja për të ecur përpara është për ty, për ne.

Ndoshta ndonjëherë bëhem e tepërt, ndoshta të kam mërzitur shpeshherë, po frika e një jete pa ty shpesh më kaplon dhe kthehet në ëndrrën më të keqe.

Të dua shumë bibi im, i miri im, njeriu që në 4 vite më ka dhënë botën në duar. Të paça përherë pranë vetes, në të mirë e në të keq, duke u dashur marrëzisht njëjtë si ditën e parë.

Për bibin, nga A.

- Shkruar për Anabel nga një grua, për rubrikën “Untold Stories” – streha ku rrëfejmë ato çaste kur zemra kërkon të flasë, qoftë për të mirat, qoftë për të vështirat, për ndjesitë më të thella që nuk duam t’i mbajmë brenda. Nëse edhe ju dëshironi të ndani historinë tuaj, na shkruani në [email protected].

REELS

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

I have your back and you don't know I'm writing a love letter.

Të kam përkrah dhe ti s’e di që po shkruaj një

I am writing this letter with you next to me, and yet you don't know it.

It's very strange how life makes you experience events and moments that you never even imagined you could experience in your dreams.

I never thought I would be where I am, with you by my side, in every good moment, but especially the bad, experiencing the love story I dreamed of since I was little.

I am writing this letter just to thank you and show you how much I love you and how you have made my life sunny. Thank you for standing by me when I can't even stand myself, for going above and beyond to fulfill my every whim, for holding my hand and guiding me through every storm that life throws at me.

Thank you for the beautiful words, the endless kisses you give me when I'm falling asleep and you think I don't feel them, but I feel them all. Thank you for the warm hugs when the world tells me how cold it is. With you I feel safe, with you by my side I feel like I can go against the whole world and win. With you I can be "me", without having to change anything. With you I am reborn!

I hope that one day I can give you back even half of what you've done for me, every fight I have to move forward is for you, for us.

Maybe sometimes I become redundant, maybe I've often annoyed you, but the fear of a life without you often overwhelms me and turns into my worst nightmare.

I love you so much, my dear, the man who in 4 years has given me the world in my hands. I will always have you by my side, in good times and bad, loving you madly just like the first day.

For the baby, by A.

- Written for Anabel by a woman, for the  “Untold Stories” column  – the haven where we recount those moments when the heart wants to speak, whether about the good or the difficult, about the deepest feelings that we don't want to keep inside. If you too would like to share your story, write to us at  [email protected] .