
Nata e dytë e spektaklit live të “Ferma VIP 3” nisi me tensione të menjëhershme mes konkurrentëve, por duket se dinamikat nuk po mbeten vetëm brenda fermës.
Që në minutat e para, vëmendja u përqendrua te një debat i fortë mes dy konkurrentëve, Akil Varfi dhe Blerina Bajko. Gjatë diskutimit, Blerina theksoi se ndërkohë që banorët e tjerë po përpiqen të sjellin një atmosferë pozitive, përmes artit, këngës dhe bisedave, Akili po shfaq vazhdimisht një anë negative. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të këtij të fundit, sidomos pasi ajo i tha se nuk janë në të njëjtin nivel.
Në vijim, Akili anashkaloi pyetjen e Arbana Osmanit mbi zanafillën e konfliktit mes tyre dhe iu rikthye vazhdimisht një fjalie të vetme: “Çfarë niveli jam unë?”. Në këtë moment, e indinjuar nga mungesa e vëmendjes dhe ngritja e toneve, moderatorja iu drejtua Akilit me fjalët:
“Nuk po marr përgjigje Akil, po marr ‘ça niveli, ça niveli, ça niveli’, është emision tjetër ai, nuk është ky.”
Kjo fjali u kuptua menjëherë nga publiku si një kunjë e drejtpërdrejtë ndaj “Big Brother VIP”, një format që është identifikuar shpesh me debatet e forta, tonet e larta dhe përplasjet e zhurmshme mes banorëve.
Paralelisht me zhvillimet në ekran, në rrjet u vu re një tjetër lëvizje. Opinionisti i “Ferma VIP”, Ermal Mamaqi, publikoi një meme:

Postimi u interpretua si një reagim ironik ndaj situatës së fundit, ku Arbana u kritikua në rrjet për përdorimin e kësaj shprehjeje. Por përtej humorit, videoja është një tjetër referencë ndaj kampit të “Big Brother VIP”.
Kjo nuk është hera e parë që “Ferma VIP” përdor referenca, drejtpërdrejt apo të nënkuptuara, ndaj “Big Brother”. Nga batutat në studio te postimet në rrjet, duket se krahasimi mes dy formateve po bëhet pjesë e vetë e rrugëtimit të sezonit të tretë të reality show-t.
Nga ana tjetër, produksioni i “Big Brother VIP Albania” deri tani nuk ka dhënë asnjë koment të drejtpërdrejtë. I vetmi “mesazh” i perceptuar mbetet një video e publikuar më herët, e cila nënkuptonte: "gjithçka vazhdon si normalisht".
Deri tani, situata është e qartë: “Ferma VIP” nuk po përpiqet vetëm të ndërtojë historinë e vet, por edhe të pozicionohet në raport me “Big Brother VIP”.
Tani mbetet për t’u parë si do të reagojë pala tjetër, sepse duke njohur Ledionin, një batutë nuk përjashtohet, por nuk do të ishte surprizë as nëse zgjedh të mos thotë asgjë.

