Anabelizim

Mes nesh: "Si t'ia bëj që s'e honeps dot fare shoqen e sime bije?"

Mes nesh: "Si t'ia bëj që s'e honeps dot fare shoqen e
Mes nesh/ ANABEL

"Nuk e di a i ka ndodhur dhe ndonjë prindi tjetër, por unë s’e njoh më vajzën time që kur filloi të shoqërohet me një vajzë të re. E njoh shoqen, se janë në të njëjtën klasë në gjimnaz, por vajza ime ka ndryshuar 180 gradë që pasi është afruar shumë me të.

Tani s'flet me mua për asgjë. Vetëm kur do diçka. Ka filluar të veshë gjëra të ekzagjeruara, bën grim në mëngjes para shkollës, telefonin s'e lëshon nga dora, rri me orë në TikTok dhe gjithë kohën është e shqetësuar se s’i ka dalë mirë videoja që postoi me shoqen. Detyrat e shkollës i ka lënë pas dore, madje më ka thënë mësuesja që shumë herë s'i bën fare.

E di që "është mosha, është brezi" dhe ndoshta do thoni "thjesht ndaloja shoqërinë me vajzën" apo "rriji mbi kokë". Po nuk është kaq e thjeshtë. Si t’ia ndalosh një vajze 15-vjeçare të ketë shoqërinë e vet dhe t'i rrish si xhandar për çdo hap që hedh? Sa herë ia kam përmendur si temë, më ka shpërthyer: “Ti nuk më kupton! Pse më kontrollon gjithmonë?!”

Dhe në fakt, ndoshta ajo ka të drejtë. Jo për mënyrën si reagon, por për ndjesinë që unë dua ta kontrolloj. Se më tremb ideja që ajo mund të ndikohet, që ajo mund të harrojë vlerat me të cilat e kam rritur. Se më kujtohet kur më ndihmonte të bëja punë të vogla shtëpie apo kur ndiqte shembullin e prindërve të vet dhe kopjonte veprimet tona, si leximi para darkës. Tani është totalisht... e largët dhe flet me fjalë që ne as nuk ia kuptojmë dot më.

Unë nuk e dua fare atë shoqen, për të thënë të drejtën. Kam parë dhe të ëmën e saj në një nga takimet e shkollës, më fliste me një ironi që ia ndieja që në tonin e zërit. Nuk është se dua ta gjykoj, por ajo më dha atë ndjesinë e njeriut që e konsideron veten mbi të tjerët. Dhe ndoshta kjo ndikon dhe te vajza ime, që tani do iPhone-in e fundit, apo pushime të vlefshme për t'u hedhur në "feed"-in e Instagramit.

Kohët e fundit, nga "e keqja" kam filluar t'i shikoj gjërat ndryshe. Ka raste kur më shkon mendja ta largoj vajzën nga ajo shoqëri, por pastaj më kujtohet vetja ime në gjimnaz, edhe unë kam pasur shoqe që prindërit e mi s’i pëlqenin. Dhe pas një viti, jeta na ndau vetë. Ndoshta ndodh dhe kësaj here. Apo ndoshta jo.

Nëse ka një gjë që kam mësuar si nënë, është kjo: nuk na takon ne t’i zgjedhim miqtë e fëmijëve tanë. Na takon të jemi pranë kur këto shoqëri i ndryshojnë, e të kujtojmë se jemi gjithmonë pas tyre, si hije, si strehë. Sado e tmerrshme të jetë kjo, sado e vështirë për njerëz si unë, që siç thotë dhe ime bijë, jemi "control freaks". Do të vlerësoja çdo mendim nga prindërit e tjerë, faleminderit," shkruar për Anabel, për rubrikën "Mes nesh", nga një nënë e sinqertë.

Nëse dëshiron edhe ti të ndash një letër, mesazh apo shqetësim, mund të na shkruash në inbox-in e Instagramit tonë. 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj

Between us: "How can I make it so that I can't even respect my daughter's friend?"

Mes nesh: "Si t'ia bëj që s'e honeps dot fare shoqen e
Between us/ ANABEL

I don't know if this has happened to any other parents, but I haven't recognized my daughter since she started dating a new girl. I know her friend, because they were in the same class in high school, but my daughter has changed 180 degrees since she got too close to her.

Now she doesn't talk to me about anything. Only when she wants something. She's started wearing exaggerated things, puts on makeup in the morning before school, doesn't let go of her phone, spends hours on TikTok, and is constantly worried that the video she posted with her friend didn't turn out well. She's neglected her schoolwork, and her teacher even told me that many times she doesn't do it at all.

I know that "it's age, it's generation" and maybe you'll say "just stop hanging out with the girl" or "stay on your toes". But it's not that simple. How do you stop a 15-year-old girl from having her own company and stand guard over her every step? Every time I've mentioned it to her, she's exploded: "You don't understand me! Why do you always control me?!"

And actually, maybe she's right. Not about the way she reacts, but about the feeling that I want to control her. Because I'm scared of the idea that she could be influenced, that she could forget the values ​​with which I raised her. Because I remember when she would help me with small chores around the house or when she would follow her parents' example and copy our actions, like reading before dinner. Now she's totally... distant and speaks in words that we can't even understand anymore.

I don't like that friend at all, to be honest. I saw her mother at one of the school meetings, she spoke to me with an irony that I could feel in her tone of voice. It's not that I want to judge her, but she gave me that feeling of a person who considers herself above others. And maybe this also affects my daughter, who now wants the latest iPhone, or valuable vacations to throw into her Instagram "feed".

Lately, I've started to look at things differently from the "bad" ones. There are times when I think about removing my daughter from that group, but then I remember myself in high school, I also had friends that my parents didn't like. And after a year, life separated us by itself. Maybe it will happen this time too. Or maybe not.

If there's one thing I've learned as a mother, it's this: it's not up to us to choose our children's friends. It's up to us to be there when these societies change, and to remember that we're always behind them, like a shadow, like a shelter. As terrible as this is, as difficult as it is for people like me, who, as my daughter says, are "control freaks". I would appreciate any thoughts from other parents, thank you," written for Anabel, for the "Among Us" column, by a sincere mother.

If you also want to share a letter, message, or concern, you can write to us in our Instagram inbox. 

Copyright Anabel.al / Reprinting without permission of the editorial staff is prohibited.