Showbiz

Vajza e Dr. Florit flet për jetën pa të atin: “Mungesa e tij ndihet çdo ditë”

Vajza e Dr. Florit flet për jetën pa të atin: “Mungesa e

Kaltrina Kondi ishte e ftuar në studion e “Goca dhe Gra”, ku bëri një rrëfim tejet emocional për jetën pa të atin. Në rrëfimin e saj, ajo theksoi se i ngjan shumë atij, si në pamje, ashtu edhe në karakter.

“Nga tiparet ngjaj me babin. Nga tipi, ngjaj me të dy. Ajo që diskutonte babi ishte që unë të kisha një të ardhme të mirë, të isha e shkolluar. Unë po ndjek atë që dua dhe besoj se ai është shumë krenar,” u shpreh ajo.

Megjithatë, Kaltrina, rrëfeu se humbja e tij mbetet një dhimbje e madhe, sidomos kur ai nuk është i pranishëm në momente tejet të rëndësishme në jetë e saj. 

“Mungesa e tij ndihet çdo ditë. Ka periudha që i kaloj shumë keq, sidomos kur shoh të tjerët në diplomim me mamin dhe babin,” tha ajo mes lotësh.

Dr. Flori, një nga figurat më të dashura të muzikës shqiptare, u nda nga jeta më 17 nëntor 2014, në moshën 35-vjeçare. Ai u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tiranë, ndërsa shkaku i vdekjes u raportua si mbidozë aksidentale nga substanca narkotike.

Ai la pas Blerinën, bashkëshorten e tij, si dhe dy fëmijët, Kaltrinën dhe Danielin.

REELS

Dakord?

😑

🤓🤓🤓

Si ju duken?

💃

🤣🤣🤣🤣🤣

E kam një ide…

🤓 💅

😍😍😍

Uou!

Dr. Flori's daughter talks about life without her father: "His absence is felt every day"

Vajza e Dr. Florit flet për jetën pa të atin: “Mungesa e

Kaltrina Kondi was invited to the "Goca dhe Gra" studio, where she gave a very emotional account of life without her father. In her account, she emphasized that she is very similar to him, both in appearance and character.

"In terms of features, I resemble my father. In terms of type, I resemble both of them. What my father was discussing was that I had a good future, that I was educated. I am pursuing what I love and I believe he is very proud," she said.

However, Kaltrina confessed that his loss remains a great pain, especially when he is not present at extremely important moments in her life. 

"His absence is felt every day. There are times when I have a hard time, especially when I see others at graduation with their mom and dad," she said through tears.

Dr. Flori, one of the most beloved figures in Albanian music, passed away on November 17, 2014, at the age of 35. He was found lifeless in his apartment in Tirana, and the cause of death was reported as an accidental overdose of narcotic substances.

He left behind Blerina, his wife, as well as two children, Kaltrina and Daniel.